By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Prej kur VLEN-i, si humbës u bë pjesë e qeverisë, “bota serbe” është më e pranishme se kurrë në Maqedoninë e Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Prej kur VLEN-i, si humbës u bë pjesë e qeverisë, “bota serbe” është më e pranishme se kurrë në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

BDI: Prej kur VLEN-i, si humbës u bë pjesë e qeverisë, “bota serbe” është më e pranishme se kurrë në Maqedoninë e Veriut

Momenti
Published: August 3, 2026

BDI nëpërmes një kumtese ka akuzuar VLEN-in se në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt.
“VLEN-i gjatë zgjedhjeve premtoi se edhe po t’i mungonte vetëm një votë për fitore, nuk do të bëhej pjesë e qeverisë. Madje premtoi se do të tërhiqej nga politika! Sot dihet se ndodhi pikërisht e kundërta. Si humbës zgjedhor, VLEN-i hyri në qeveri dhe pothuaj se në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt. Nga premtimet për dinjitet e përfaqësim, përfundoi duke u shndërruar në një instrument të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe të politikave që favorizojnë ndikimin e të të ashtuquajturës “botë serbe”.

Për dy vite me radhë, Raporti i Parlamentit Evropian evidenton shqetësimin për rritjen e ndikimit të “botës serbe” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe apostrofon qartë promovimin e këtyre politikave nga përfaqësues të pushtetit. Këto nuk janë më vlerësime të opozitës, por konstatime të institucioneve më të rëndësishme evropiane. Prandaj, askush nuk mund t’i relativizojë apo t’i shpërfillë këto sinjale alarmi.

Your browser does not support the video tag.

Faktet flasin vetë. Nga roli dhe ndikimi politik i Ivan Stoilkoviqit brenda qeverisë, deri te deklaratat e tij publike se ka “shpëtuar” përfaqësuesit e VLEN-it nga turpi politik; nga afrimi me strukturat politike të Milorad Dodikut, deri te kontratat në sektorin energjetik me kompani të lidhura me interesat e tij; nga zgjerimi i pranisë së kapitalit bankar serb në vend e deri te një sërë vendimesh institucionale që kanë krijuar hapësirë për forcimin e këtij ndikimi – të gjitha këto përbëjnë një mozaik që nuk mund të mohohet.
Nuk është aspak rastësi që paralelisht me këtë ndikim po vazhdon edhe gërryerja sistematike e Marrëveshjes së Ohrit, përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe politikave të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik. Në këtë proces, VLEN-i nuk është spektator. Ai është kamuflues, relativizues dhe bashkërealizues i politikave që cenojnë të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe frymën mbi të cilën është ndërtuar shteti pas vitit 2001.

Prandaj, ata që sot apostrofohen edhe nga institucionet evropiane si promotorë ose lehtësues të ndikimit të “botës serbe”, nuk mund ta shmangin përgjegjësinë duke u fshehur pas shpifjeve, propagandës dhe sulmeve ndaj opozitës. E vërteta nuk mbulohet me zhurmë politike.

Qytetarët shqiptarë i shohin qartë këto zhvillime. Ata e dinë kush premtoi një gjë dhe bëri të kundërtën, kush premtoi dinjitet dhe solli nënshtrim, kush premtoi mbrojtje të interesit kombëtar dhe u bë mburojë e politikave që e dëmtojnë atë. Për këtë mashtrim politik dhe moral, verdiktin do ta japin qytetarët”, thonë nga BDI./Telegrafi/

You Might Also Like

Zjarri pranë banesave, evakuohen familjet në fshatin Gojan i Madh në Pukë
KSHPK ka shqiptuar 94 gjoba për ish-kryetarë komunash, drejtorë dhe këshilltarë, për arsye të mosdeklarimit në kohë të pasurisë
Hidhet nga shkëmbi, plagoset rëndë shtetasi italian në Vlorë
MASh u bën thirrje prindërve të mos nxitojnë me blerjen e teksteve shkollore
Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK

LEXO GJITHASHTU

Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Ramë Lahaj e “shpall” kandidaturën për President, por menjëherë tregon se po bën shaka – çfarë shkroi
Lajme
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Ymeri pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut: Milionat mbi varreza të punëtorëve
Lajme
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Sindikata e Re e KEK: 4 punëtorë vdiqën gjatë këtij viti – pse reagime vetëm pas tragjedive?
Lajme
Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
Zjarr i madh në fushat pranë Varrezave të Qytetit, Komuna thotë se disa shtëpi ishin në rrezik – kanë edhe një apel
Lajme
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton për lokalizimin e zjarrit pranë Varrezave të Qytetit në Prishtinë
Lajme

You Might Also Like

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
TOP Momenti

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

August 20, 2026
Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari
TOP Momenti

Mickoski: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoni garantohen me kushtetutë, por e njejta nuk ndodh me maqedonasit në Bullgari

August 20, 2026
Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person
TOP Momenti

Përplasen dy mjete lundruese tek Rana e Hedhun, ndërron jetë një person

August 20, 2026
Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri
TOP Momenti

Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, AKI-në dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kreu operacionet në veri

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?