By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim
TOP Momenti

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

Momenti
Published: June 28, 2026

Me rastin e dyvjetorit të mandatit të VLEN-it në Qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar ashpër këtë subjekt politik për, siç e cilëson, dështim total në realizimin e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024. Në një konferencë për media, zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, tha se grupimi politik, të cilit ajo iu referua si “НИШТО”, u premtoi shqiptarëve ndryshim, por sipas saj, pas dy vitesh në pushtet nuk ka asnjë rezultat konkret për të treguar, përcjell gazeta KOHA.
“Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim – grupimi politik i shndërruar në НИШТО ua shiti shqiptarëve iluzionin, ndërsa sot nuk ka asnjë rezultat për të treguar. Kanë kaluar plot dy vjet nga formimi i Qeverisë VMRO-НИШТО-ZNAM. Dy vjet më parë, НИШТО kërkoi besimin e shqiptarëve duke premtuar ‘ndryshimin’. Sot, pas 24 muajsh në pushtet, mbetet vetëm një pyetje: Ku janë premtimet? Ku janë rezultatet? Ku është ndryshimi?”, deklaroi Bilalli Zendeli.
Sipas saj, pothuajse çdo zotim madhor i bërë para zgjedhjeve ka mbetur i parealizuar. Ajo tha se VLEN premtoi Kushtetutë të re që do ta njihte shtetin si të përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve, por sipas BDI-së nuk është hapur as debat për këtë çështje.
“Premtuan Kushtetutë të re që do ta njihte shtetin si të përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve. Nuk kanë hapur as debat. Premtuan që gjuha shqipe të bëhej gjuhë shtetërore e barabartë. Në vend që ta mbrojnë, dobësuan mekanizmat për mbrojtjen e saj dhe shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen në institucionet shtetërore. Premtuan përfaqësim të drejtë prej së paku 31.5 për qind. E në realitet shfuqizuan Balancuesin dhe angazhuan Karakamishevën ta shkruajë një ligj që nuk garanton asgjë. Përkundrazi, e rrënon përfaqësimin e shqiptarëve”, tha ajo.
Në vazhdim të konferencës, Bilalli Zendeli numëroi një sërë premtimesh që, sipas BDI-së, nuk janë realizuar gjatë dy viteve të qeverisjes.
“Premtuan Bankë Shqiptare. Nuk ekziston. Premtuan aksione deri në 10 mijë euro për çdo qytetar. Nuk ekziston. Premtuan votën e diasporës, Ministrinë e Diasporës dhe Këshillin Kombëtar të Diasporës. Nuk ekzistojnë. Premtuan Akademi Shqiptare të Shkencave dhe Arteve. Përfunduan me një zyrë me qira dhe me tallje të inteligjencës shqiptare. Premtuan gjashtë spitale rajonale. Nuk ekziston asnjë. Premtuan autostrada, hekurudha, Port të Thatë, zona ekonomike, zhvillim të malësive dhe qindra projekte infrastrukturore. Asnjë nuk ka hyrë në realizim. Madje, as që diskutohen”, u shpreh ajo.Zëdhënësja e BDI-së tha se të njëjtin fat kanë pasur edhe premtimet për reforma zgjedhore, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.
“Premtuan reforma zgjedhore, tetë njësi zgjedhore, luftë kundër korrupsionit me ekspertë perëndimorë, hapjen e dosjeve të komunizmit, dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, pensione mbi pagën minimale, kredi pa interes për çiftet e reja, 200 terrene sportive, qendra kulturore, harmonizim të arsimit me Shqipërinë dhe Kosovën. Asgjë – vetëm premtime”, deklaroi Bilalli Zendeli.
Ajo vlerësoi se shqiptarët janë mashtruar dhe se VLEN ka tradhtuar zotimet me të cilat kërkoi votën në vitin 2024.
“Sot është e qartë se НИШТО mashtruan dhe tradhtuan shqiptarët. Ata kërkuan votën me premtime historike, ndërsa sot nuk kanë as guximin t’i përmendin ato. Shqiptarëve iu premtua dinjitet – morën poshtërim. Iu premtua barazi – morën nënçmime e regres. Iu premtua zhvillim – morën stagnim. Iu premtua përfaqësim – morën zhbërje të mekanizmave mbrojtës. Ky nuk është vetëm bilanci dyvjeçar i dështimit të grupimit politik НИШТО. Ky është bilanci i dorëzimit të interesit shqiptar përballë partnerëve të tyre qeveritarë”, tha ajo.Në fund, BDI parashtroi një sërë pyetjesh publike drejtuar VLEN-it, duke kërkuar llogari për premtimet e parealizuara.
“НИШТО nuk arriti të realizojë as premtimet që i shkroi vetë në programin e tij. Sot shqiptarët kanë të drejtë t’i pyesin: Ku është Kushtetuta e re? Ku është barazia e gjuhës shqipe? Ku është Banka Shqiptare? Ku janë aksionet prej 10 mijë eurosh? Ku janë spitalet? Ku është diaspora? Ku është Akademia Shqiptare? Ku janë autostradat dhe hekurudhat? Ku janë vendet e punës dhe zhvillimi ekonomik? Përgjigjja është një: Nuk ekzistojnë. Ekzistojnë vetëm në broshurat elektorale të vitit 2024”, deklaroi Bilalli Zendeli.
Ajo shtoi se BDI vlerëson se shqiptarët meritojnë politikë serioze dhe përgjegjësi, e jo propagandë dhe marketing elektoral.
“Koha e mashtrimeve ka përfunduar. Qytetarët e dinë se kush premtoi gjithçka dhe nuk realizoi asgjë. Dy vjet më vonë, НИШТО nuk ka bilanc qeverisës për t’u mburrur. Ka vetëm një listë të gjatë premtimesh të thyera”, përfundoi zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli. (koha.mk)

You Might Also Like

Tri parti politike në Luginë përkrahin kandidaturën e Faton Bislimit për president të Kosovës
Reagime të ashpra për mundësinë që krimineli Mlladiq të varroset me nderime në Serbi
Luzha rrëfen për raportet mes Kadri Zekës dhe Jusuf Gërvallës pas takimit të Stambollit
Berat Luzha rrëfen takimet me Kadri Zekën: Dyshoja se ishte i organizuar
Hoti: Në Serbi kriminelët e luftës vazhdojnë të glorifikohen

LEXO GJITHASHTU

Ish- Ministri Mehaj publikon një fotografi me Mbretin e ndjerë Harald: Kam shërbyer 20 vjet nën komandën tënde…
Ish- Ministri Mehaj publikon një fotografi me Mbretin e ndjerë Harald: Kam shërbyer 20 vjet nën komandën tënde…
Lajme
Të paktën 10 mbetje kockore të gjetura në Zubin Potok janë dërguar në Hagë, IML i pret shpejt rezultatet
Të paktën 10 mbetje kockore të gjetura në Zubin Potok janë dërguar në Hagë, IML i pret shpejt rezultatet
Lajme
Avionët amerikanë të “ditës së fundit” shfaqen në qiell pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
Avionët amerikanë të “ditës së fundit” shfaqen në qiell pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
Lajme
Bahtiri i quan ‘‘filma’’ shkuarjet e PDK e Aleancës në Kuvend: Në fund të javës së ardhshme ‘‘kryhet me ka krejt’’
Bahtiri i quan ‘‘filma’’ shkuarjet e PDK e Aleancës në Kuvend: Në fund të javës së ardhshme ‘‘kryhet me ka krejt’’
Lajme
Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës
Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës
Lajme

You Might Also Like

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: Mbi 1.7 milionë pasagjerë në vetëm në muajin gusht
TOP Momenti

Fluksi në Aeroportin e Tiranës, Rama: Mbi 1.7 milionë pasagjerë në vetëm në muajin gusht

August 28, 2026
Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit
TOP Momenti

Fetoshi: Varrimi me nderime i Mlladiqit, kërcënon sigurinë e Ballkanit

August 28, 2026
E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre shtetas shqiptarë
TOP Momenti

E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen nga liria tre shtetas shqiptarë

August 28, 2026
139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes
TOP Momenti

139 fëmijë në pediatrinë e Tetovës në 48 orë, 12 u hospitalizuan, mjekët apelojnë për kujdes

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?