By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ASH: Situata në Gostivar të mos shfrytëzohet për përfitime politike, gjendja po normalizohet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ASH: Situata në Gostivar të mos shfrytëzohet për përfitime politike, gjendja po normalizohet
TOP Momenti

ASH: Situata në Gostivar të mos shfrytëzohet për përfitime politike, gjendja po normalizohet

Momenti
Published: July 26, 2026

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve lokale e qendrore dhe mbështetjes së të gjitha palëve të përfshira.

Nga kjo parti theksojnë se shtabet e krizës po funksionojnë në mënyrë efikase, ndërsa Komuna e Gostivarit po bashkëpunon ngushtë me institucionet kompetente për rikthimin sa më të shpejtë të gjendjes në normalitet, duke bërë thirrje që situata të mos shfrytëzohet për përfitime politike.

Your browser does not support the video tag.

Reagimi i plotë:

Situata e krijuar në qytetin e Gostivarit po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, organizatave, miqve dhe të gjitha palëve të përfshira, të cilëve u jemi mirënjohës për gatishmërinë e lartë dhe mbështetjen e treguar.Shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, po funksionojnë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Komuna e Gostivarit po bashkëpunon plotësisht me të gjitha institucionet kompetente dhe ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës.
Punohet intensivisht për kthimin e situatës në normalitet. Presim që shumë shpejt të sigurohet ujë për përdorim teknik dhe, më pas, edhe ujë i sigurt për pije.
Njëkohësisht, sinqerisht u bëjmë thirrje të gjithëve që kjo situatë të mos përdoret për pikë politike, në dëm të qytetarëve, veçanërisht nga ata që nuk kanë sjellë as edhe një shishe ujë në Gostivar, por janë mjaftuar vetëm me kritikimin e veprimeve të institucioneve.
Nuk ndërtohet rejting politik mbi fatkeqësitë e dikujt tjetër. Në këtë moment, prioriteti duhet të jetë tejkalimi i situatës dhe mbështetja e qytetarëve.
Të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë duhet të përcaktohen përmes një procedure të drejtë, objektive dhe transparente.

You Might Also Like

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar
Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

LEXO GJITHASHTU

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura
TOP Momenti
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit të lartë, ja çfarë zbuloi studimi
TOP Momenti

You Might Also Like

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë
TOP Momenti

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

August 28, 2026
OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
TOP Momenti

OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët

August 28, 2026
Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione
TOP Momenti

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

August 28, 2026
Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin
TOP Momenti

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?