By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohet vjeçari i cili dyshohet se vuri flakët në Uashington – u dogjën mbi 700 ndërtesa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohet vjeçari i cili dyshohet se vuri flakët në Uashington – u dogjën mbi 700 ndërtesa
Lajme

Arrestohet vjeçari i cili dyshohet se vuri flakët në Uashington – u dogjën mbi 700 ndërtesa

Momenti
Published: August 4, 2026

Një 37-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se shkaktoi një nga zjarret më shkatërruese që ka përfshirë zonën e Spokane, në Uashington.

Autoritetet bëjnë të ditur se Aaron Farinacci akuzohet për zjarrvënie të shkallës së parë në lidhje me zjarrin “Old Trails”, më i madhi nga tre vatrat aktive në rajon.

Your browser does not support the video tag.

Hetimi nisi pas raportimit të një banori, i cili tha se kishte parë një person me sjellje të dyshimtë pranë zonës ku më pas shpërthyen flakët. Fillimisht i dyshuari u mor në pyetje dhe u lirua, por më pas analizimi i pamjeve të kamerave çoi hetuesit sërish te ai.

Ndërsa autoritetet vijojnë hetimet, pasojat e zjarreve mbeten të rënda për banorët e Spokane. Rreth 700 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar, ndërsa rreth 67 mijë persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Zjarri “Old Trails” u përhap me shpejtësi, duke kaluar lumin Spokane dhe duke përfshirë lagje të tëra. Shumë banorë, pasi u kthyen në shtëpi, gjetën vetëm rrënoja.

Mes tyre është edhe Lizzie Davis, e cila humbi shtëpinë ku ishte rritur dhe kujtimet e një jete të tërë.

“Kjo ishte shtëpia ime e fëmijërisë. Familja ime jetoi këtu për 18 vjet. U zhvendosëm kur isha 11 vjeç dhe tani jam 29. Po, ne humbem gjithçka. Të gjitha trashëgimitë familjare.”

Për të dhe familjen e saj, humbja është shumë më tepër se një ndërtesë e djegur.

“Babai im sapo kishte mbaruar së paguari shtëpinë. Ai punoi shumë për këtë. Ishte një shtëpi e bukur dhe kjo është një humbje shumë e rëndë.”

Tre zjarret që kanë përfshirë zonën kanë djegur rreth 32 kilometra katrorë tokë. Temperaturat më të ulëta dhe erërat më të dobëta kanë ndihmuar përkohësisht zjarrfikësit, por autoritetet paralajmërojnë se rikthimi i motit të nxehtë dhe të thatë mund ta vështirësojë sërish situatën.

The post Arrestohet vjeçari i cili dyshohet se vuri flakët në Uashington – u dogjën mbi 700 ndërtesa appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shitësi i dytë më i madh online në Rusi, shënjestër e sulmeve në Ukrainë
Izraeli paralajmëron për përgjigje ‘të fuqishme’ ndaj balonave të dërguara nga Gaza
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me teshlicë, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje
Sekretari i Thesarit i SHBA-së thotë se Irani përballet me ‘ofensivën më të madhe financiare ndonjëherë’

LEXO GJITHASHTU

Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin
Analistët shprehen pesimistë se do të ketë marrëveshje për presidentin
TOP Momenti
Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën
Bytyqi: Qeveria s’ka përgjegjësi ku riparohen vagonët, tenderi u fitua nga një i afërt me Aleancën
TOP Momenti
“Nëse këta janë të pafajshëm, kush i ka vrarë tre personat në Gllogjan?” – Brajshori: Të akuzuarit munden me paditë shtetin
“Nëse këta janë të pafajshëm, kush i ka vrarë tre personat në Gllogjan?” – Brajshori: Të akuzuarit munden me paditë shtetin
TOP Momenti
“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
“Murati ka shprehur dëshirën që të zhvarroset familja Jashari”, Arsim Gërxhaliu: Puthja e kafkës së Adem Jasharit ka qenë emocion i madh për mua
Lajme
Lushnje: Kapet një orë pas ngjarjes i dyshuari për vrasjen e nënës dhe plagosjen e babait
Lushnje: Kapet një orë pas ngjarjes i dyshuari për vrasjen e nënës dhe plagosjen e babait
TOP Momenti

You Might Also Like

“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua
Lajme

“E pata marrë dhëmbin e Adem Jasharit edhe gishtin e Isa Boletinit”, Gërxhaliu: U dogjën kur u dogj IML, kjo ishte trauma më e madhe për mua

August 24, 2026
Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë
Lajme

Arrestohet një person me shtetësi kosovare dhe maqedone, kërkohej nga Interpol për vjedhje të rëndë

August 24, 2026
Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL
Lajme

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga INTERPOL

August 24, 2026
“Vetëm një minutë ta vendosësh veten në pozitën e tyre”, Gërxhaliu rrëfen për punën me familjarët e të zhdukurve në Kosovë
Lajme

“Vetëm një minutë ta vendosësh veten në pozitën e tyre”, Gërxhaliu rrëfen për punën me familjarët e të zhdukurve në Kosovë

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?