Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar, nën dyshimin për veprën penale “Shtrëngim”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 qershor 2026 në Ferizaj, ku i dyshuari, mashkull kosovar dyshohet se përmes rrjeteve sociale dhe duke përdorur llogari me emra të rremë, e ka kanosur një viktimë të mitur se do t’i publikojë foto intime të saj në internet.
Policia bën të ditur se më 4 korrik 2026, i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar në një pikëkalim kufitar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

