By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet se mori ryshfet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet se mori ryshfet
TOP Momenti

Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet se mori ryshfet

Momenti
Published: May 11, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak mjekut S.D. të dyshuar për marrje ryshfeti.

Themelorja refuzoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin, ka njoftuar Betimi për Drejtësi.

Prokuroria kërkoi një muaj paraburgim për mjekun, por Gjykata vendosi të caktojë masën e arrestit shtëpiak për një muaj.

Në arsyetimin e aktvendimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se me masën e arrestit shtëpiak mund të arrihet “qëllimi i sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimit me sukses të kësaj procedure penale”.

S.D. dyshohet se në pozitën e mjekut ortoped në QKUK, më 1 shtator pasi kishte operuar pacientin R.M., ka kërkuar ryshfet prej 450 euro nga Xh.P. Pas negocimit Xh.P. është pajtuar ta paguajë shumën prej 300 eurove.

Policia e Kosovës (PK) të hënën ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut S.D., në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin për marrje ryshfeti, ku thuhet se janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin e arrestimit të mjekut, ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK), ku thanë se do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore.

source

You Might Also Like

Trumpi refuzon ofertën iraniane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli
Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin

LEXO GJITHASHTU

Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Lajme
Aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat e politikanëve kontribuuan në qetësimin e situatës dhe lehtësuan punën e Policisë
Aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat e politikanëve kontribuuan në qetësimin e situatës dhe lehtësuan punën e Policisë
Lajme
Drejtoria e Shëndetësisë dënon sulmin ndaj infermieres në Kalabri
Drejtoria e Shëndetësisë dënon sulmin ndaj infermieres në Kalabri
Lajme
Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin, inkurajon negociata mes partive për zgjedhjen e Presidentit
Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin, inkurajon negociata mes partive për zgjedhjen e Presidentit
Lajme
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
TOP Momenti

You Might Also Like

Incident pranë bazës amerikane në Angli, evakuohen banorët
TOP Momenti

Incident pranë bazës amerikane në Angli, evakuohen banorët

September 27, 2026
Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve
TOP Momenti

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

September 27, 2026
Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese
TOP Momenti

Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese

September 27, 2026
16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim
TOP Momenti

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?