By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Arifi i AAK-së: Edhe Glauk Konjufcën e mundësojmë për president, nëse ka garanci për kërkesat tona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Arifi i AAK-së: Edhe Glauk Konjufcën e mundësojmë për president, nëse ka garanci për kërkesat tona
TOP Momenti

​Arifi i AAK-së: Edhe Glauk Konjufcën e mundësojmë për president, nëse ka garanci për kërkesat tona

Momenti
Published: July 25, 2026

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të mundësojë zgjedhjen e presidentit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nëse partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit garanton zbatimin e gjashtë kërkesave që AAK-ja i konsideron prioritare.

Ai thekson se janë në pritje të një ftese nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar për këto kërkesa, ku përfshihet edhe pranimi i gazit amerikan.

Your browser does not support the video tag.

Arifi për KosovaPress thotë se në një takim të tillë do të diskutohej edhe për formimin e institucioneve të reja, duke theksuar se shtatë deputetët e Aleancës janë të gatshëm të mundësojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit, edhe nëse kandidati i propozuar nga LVV-ja është Glauk Konjufca apo cilido emër tjetër.

“Mundet në takime edhe me u zotu se do t’i implementojë të gjitha pikat dhe mundemi me bisedu. Kur të mbërrijmë te ai stacion, diskutojmë. Ne jemi shumë të lehtë për me qendru në sallë. Aleanca i ka lehtësuar punën LVV-së me i marrë shtatë votat e saj, me siguru kuorumin me çmimin më të ulët të mundshëm. Është e vetmja parti prej pas luftës që i ka ofruar partisë që ka fituar zgjedhjet me ia dhënë votat pa kurgjo për veti. Pa përfshirje në qeveri, ne s’kemi kërkuar as post ministror, as zëvendësministër, ambasador, këshilltar dhe as beneficione për komunat e Aleancës. (Gazi amerikan) Kjo është çështja e rreshtimit të Kosovës. Nuk është vetëm gaz. Qysh nuk po mundem me kuptu. Është çështje e partneritetit strategjik. Nuk po i thuhet jo vetëm gazit, po i thuhet një partneriteti afatgjatë strategjik që është në interes vital për shtetin e Kosovës. Nëse i thua gazit jo, e thëngjillit jo, kujt po i thua po? Atëherë po mbet, ti apriori po përcaktohesh për import nga mafia energjetike”, tha ai.

Arifi u shpreh se LVV-ja duhet vetëm të garantojë zbatimin e pikave të propozuara nga Aleanca, ndërsa shtoi se këto nuk janë të pandryshueshme dhe mund të diskutohen në një takim ndërmjet drejtuesve të dy partive.

Ai tha se Aleanca nuk ka kërkuar poste ministrore, zëvendësministra, ambasadorë, këshilltarë apo përfitime për komunat që udhëheq, duke theksuar se ata janë të gatshëm ta ndihmojë zhbllokimin e procesit pa u bërë pjesë e qeverisë.

Krahas gazit amerikan, Aleanca ka kërkuar lehtësime për bizneset e vogla, mbështetje për bujqësinë, buxhetimin e infrastrukturës, nisjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e një termocentrali me thëngjill, si dhe një fond prej 1 miliard për kryeqytetin.

“Le të na fton, bisedojmë për këtë temë dhe bisedojmë edhe për tema të tjera. Aty mund të dalin çështje të tjera, implementimi. Ne këtu nuk kemi qitë as Bibël dhe as Kuran që nuk mundemi me ia ndërru asnjë letër. Kur ka vullnet politik gjithmonë ka zgjidhje. Nga ana jonë ka vullnet politik me diskutu, ne jemi të interesuar”, shtoi Arifi.

Ai theksoi se partia e tij nuk e kushtëzon mbështetjen me profilin e kandidatit për president, por vetëm me zotimet që, sipas tij, duhet t’i marrë LVV-ja për zbatimin e kërkesave të Aleancës.

Ai shtoi se Aleanca nuk do të pengojë as një marrëveshje të mundshme ndërmjet LVV-së me LDK-në apo PDK-në për zgjedhjen e presidentit ose formimin e institucioneve, duke theksuar se partia e tij vetëm ka përcaktuar kushtet mbi të cilat është e gatshme të mundësojë kuorumin.

“Çfarëdo profili le ta përzgjedh. Le ta bën Glaukun, le të na garanton këto, ne e votojmë dhe rrimë në sallë. Dimalin le ta bën. LVV-ja i ka fituar 47 për qind të votave, i ka 53 deputetë, por vetëm të garanton se implementon këto pika dhe zotimet publike apo forma të tjera që përcaktohen në një takim apo takimin mes krerëve të partisë tonë dhe LVV-së. Kushdo që zgjidhet president, ne kërkojmë këto garancione. Albulena, këndo.

Ne kemi qenë të qartë, nuk po lidhemi me funksion, njerëz dhe pozicione. Ne jemi të lidhur me këto pozicione. Nëse t’i implementon, ne rrimë në sallë, por kjo s’do të thotë se votojmë për, por mundësojmë kuorumin. Me kënd bën marrëveshje politike, PDK-në apo LDK-në, a është afër me bo kjo nuk më intereson. Nuk e bllokoj, nuk bëj pengesa dhe si sekretar i përgjithshëm nuk dal kundër një marrëveshjeje mes LVV-së me PDK-në apo LDK-në, përkundrazi e inkurajoj, por ne si Aleancë kemi përcaktuar qëndrimet tona”, theksoi Arifi.

Megjithatë, Arifi kritikoi zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve, duke theksuar se 6 gushti paraqet afatin e fundit ligjor për shtyrjen e procesit.

“6 gushti është dita e fundit që ligjërisht ka mundur me u shty. Nëse e këqyr në kushte normale, në një proces normal, nuk isha marrë shumë me këtë temë, se një javë para, një javë mbrapa nuk i luan shumë hesap, qysh thotë populli. Po ne jemi që një vit e gjysmë pa institucione.

Dhe ka qenë urgjencë. Domethënë prej 15 qershorit, kur është dita e rezultatit, domethënë janë ditur saktë edhe deputetët cilët do të jenë, ka pasur një kohë të mjaftueshme partia fituese që me i bë përgatitjet që me i pas institucionet. Domethënë edhe qoftë marrëveshje politike, qoftë marrëveshje konsensuale për president, po njëkohësisht edhe atë me pas, sa po kam mundur me kuptu, edhe qeverinë me të cilën ai do, vetëm me partnerët ekzistues që i ka, me ato 63 vota”, tha ai.

Ai e cilësoi si “çmenduri” mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke vlerësuar se Kosova ka nevojë për funksionalizimin e institucioneve dhe jo për një proces tjetër zgjedhor.

“Është çmenduri me qenë politikan i Kosovës dhe me ia dëshiru Kosovës edhe një palë zgjedhje. Kjo është egoizëm i skajshëm, pasi po besojnë se kanë probleme PDK-ja dhe LDK-ja dhe munden me marrë vota më shumë dhe me çu zgjedhjen në zgjedhje. Është çmenduri me dërgu vendin në zgjedhje. Nuk është halli vetëm i shpenzimit të 5-6 milionë eurove”, deklaroi Arifi.

Në anën tjetër, Arifi mbështet mosrikthimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të dorëhequr në vitin 2022.

“Duhet të ketë proces të ri. Në këtë aspekt, personalisht po them se qëndrimin e qeverisë që të mos kthehen ata prokurorë që kanë dhënë dorëheqje, unë e konsideroj vendim të drejtë dhe e ka përkrahjen absolute”, përfundoi Arifi.

You Might Also Like

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur
Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës
Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat për situatën nga zjarret: 5 vatra aktive në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
Lajme
Kurti pret Donjeta Sadikun pas suksesit në Taranto: Medaljen e artë ia dedikoi Kosovës
Kurti pret Donjeta Sadikun pas suksesit në Taranto: Medaljen e artë ia dedikoi Kosovës
Lajme
Nga Markale në Mitrovicë e Podujevë: Krimet ndaj civilëve nuk harrohen, përderisa në Serbi glorifikimi i Mlladiqit vazhdon
Nga Markale në Mitrovicë e Podujevë: Krimet ndaj civilëve nuk harrohen, përderisa në Serbi glorifikimi i Mlladiqit vazhdon
Lajme
Mozzik i bashkohet “Marshit për Liri”, nga Tirana shpërndan mesazhin “Kosova po pret”
Mozzik i bashkohet “Marshit për Liri”, nga Tirana shpërndan mesazhin “Kosova po pret”
Lajme
Mijëra ekstremistë serbë në Bosnjën lindore në rrugë nderuan kriminelin e luftës Ratko Mladiq
Mijëra ekstremistë serbë në Bosnjën lindore në rrugë nderuan kriminelin e luftës Ratko Mladiq
Lajme

You Might Also Like

Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë
TOP Momenti

Çitaku: Mos lejoni që shqiptari ta shohë shqiptarin si armik për shkak të fesë

August 29, 2026
Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë
TOP Momenti

Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Jetonin në Itali, kishin ardhur për një dasmë

August 29, 2026
Kurti takohet Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju
TOP Momenti

Kurti takohet Abdixhikun: Kur të kemi rezultate, kemi lajme për ju

August 29, 2026
Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër
TOP Momenti

Indiania që la Suedinë për Shqipërinë: Atje vendi është më i zhvilluar, por njerëzit janë shumë të ashpër

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?