By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arifi: Aleanca ka shënuar rritje, largimi i Haradinajt nuk e dëmtoi partinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arifi: Aleanca ka shënuar rritje, largimi i Haradinajt nuk e dëmtoi partinë
TOP Momenti

Arifi: Aleanca ka shënuar rritje, largimi i Haradinajt nuk e dëmtoi partinë

Momenti
Published: June 17, 2026

Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe zhvillimet e fundit brenda partisë, duke vlerësuar se Aleanca ka shënuar rritje, pavarësisht sfidave dhe pritjeve të elektoratit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Arifi tha se partia nuk kishte mundur të parashikonte saktësisht nivelin e rritjes që do të arrinte në zgjedhje.

“Ne nuk kemi mundur ta kuantifikojmë se sa do të ishte ajo rritje për shumë arsye. Vetëm gjashtë muaj më parë i kishim pasur zgjedhjet dhe pritjet e njerëzve se do të ndodhte ndonjë revolucion kanë qenë të mirëseardhura. Meqenëse kjo nuk ka ndodhur, edhe pse unë them se ka ndodhur një lëvizje, sepse LVV-ja tash nuk i ka 51 për qind, por 46 për qind. Janë ende shumë, por kemi të bëjmë me një lëvizje populiste dhe lëvizjet populiste nuk bien aq lehtë”, ka thënë Arifi.

Your browser does not support the video tag.

Ai foli edhe për ndryshimet në Aleancë pas largimit të Ramush Haradinaj nga drejtimi i partisë, duke thënë se kishte pasur shqetësime se kjo mund të ndikonte negativisht te elektorati.

“Kemi pasur frikë, është normale, posaçërisht në vendet e Ballkanit, kur ndërrohet lideri. Shumë parti politike kanë pësuar rënie në raste të tilla, sepse elektorati është kryesisht i lidhur me liderin. Aleanca ka qenë një parti lideriste dhe ka ekzistuar një drojë se me largimin e Ramushit, një pjesë militante e Aleancës nuk do të angazhohej më”, deklaroi ai.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Arifit, angazhimi i vazhdueshëm i Haradinajt dhe ndryshimi i qasjes nga kryetari i ri i partisë kanë ndikuar pozitivisht te votuesit.

“Falë angazhimit të Ramushit dhe strukturave të partisë, votuesi i Aleancës e ka parë se është e njëjta parti dhe se nuk ka ndryshuar. Ndërkohë, ndryshimi i qasjes nga Ardian Gjini ka dhënë një frymë të re në komunikimin e Aleancës me qytetarët”, u shpreh ai.

Arifi tha se rezultatet në Prishtinë janë veçanërisht inkurajuese për AAK-në, duke theksuar se partia ka shënuar rritje të konsiderueshme të votave në kryeqytet.

“Kemi pasur rritje inkurajuese. Në Prishtinë kemi pasur rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara, ku kishim rreth 2 mijë e 900 vota, ndërsa tani kemi rritur rezultatin për rreth 1 mijë vota. Kjo është shumë për Aleancën dhe ajo që më bën të besoj është se kemi një strukturë të re dhe mjaft të suksesshme. Prishtina mund të jetë një prej vendeve ku Aleanca mund të rritet shumë në të ardhmen”, përfundoi Arifi.

source

You Might Also Like

Kanadaja do të blejë 12 nëndetëse gjermane me teknologji të lartë
Trumpi i gatshëm t’i shesë Turqisë avionë luftarakë F-35, pavarësisht ndalimit nga Kongresi
A do të luajë Lionel Messi ndaj Egjiptit – Scaloni jep përgjigjen e prerë
Aksident në Gostivar, lëndohen shtatë persona
Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier
TOP Momenti

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

July 7, 2026
LSDM: Nuk jemi kundër votimit të diasporës, jemi kundër modelit që hap derën për vjedhje të zgjedhjeve
TOP Momenti

LSDM: Nuk jemi kundër votimit të diasporës, jemi kundër modelit që hap derën për vjedhje të zgjedhjeve

July 7, 2026
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE
TOP Momenti

Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga për negociatat e anëtarësimit në BE

July 7, 2026
Nga Burgu i Lipjanit te përballja me të kaluarën, së shpejti në “Rrugëtimi” rrëfimi i Jehona Krasniqi-Morina
TOP Momenti

Nga Burgu i Lipjanit te përballja me të kaluarën, së shpejti në “Rrugëtimi” rrëfimi i Jehona Krasniqi-Morina

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?