By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Antero Lopes merr detyrën e shefit të EULEX-it
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Antero Lopes merr detyrën e shefit të EULEX-it
Lajme

Antero Lopes merr detyrën e shefit të EULEX-it

Momenti
Published: August 11, 2026

Antero Lopes, drejtues i lartë ndërkombëtar nga Portugalia, sot e mori detyrën e Shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Jam i nderuar që po marr detyrën e Shefit të EULEX-it dhe që do të udhëheq një Mision i cili, për shumë vite, ka shërbyer si partner i besueshëm dhe i paanshëm i institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë. Ekipi i larmishëm dhe profesional i EULEX-it vazhdon të jetë i përkushtuar fuqishëm për mbështetjen e një sektori të sundimit të ligjit të përgjegjshëm dhe të pavarur, i cili është thelbësor për qeverisjen demokratike, sigurinë juridike, besimin e publikut dhe stabilitetin afatgjatë, në dobi të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha Lopes.

Your browser does not support the video tag.

“Duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Kosovës, partnerët e Bashkimit Evropian dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar, jam i përkushtuar të siguroj që Misioni të vazhdojë të ofrojë këshillim strategjik, monitorim dhe mbështetje operative në përputhje me mandatin e tij,  duke promovuar njëkohësisht qëndrueshmërinë institucionale, profesionalizmin, integritetin, respektimin e plotë të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe barazinë gjinore. Një sistem i sundimit të ligjit që është i pavarur, i paanshëm dhe i lirë nga ndikimi i papërshtatshëm politik është i domosdoshëm për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës. Pres me kënaqësi të angazhohem nga afër me homologët tanë, t’i dëgjoj prioritetet e tyre dhe të punojmë së bashku për të arritur përparim konkret dhe të qëndrueshëm, i cili do ta forcojë më tej sundimin e ligjit dhe do të kontribuojë gjithashtu në stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, përfundoi ai.

Antero Lopes sjell me vete 40 vjet përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë pothuajse tri dekada në funksione të larta udhëheqëse në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Duke qenë se ka shërbyer për rreth gjashtë vjet në Kosovë, ai e njeh mirë kontekstin e Kosovës dhe sjell njohuri të gjera dhe përvojë praktike në diplomaci, sundimin e ligjit, qeverisjen e sektorit të sigurisë, menaxhimin e krizave, ndërmjetësimin dhe reforma institucionale.
Mandati i Antero Lopes zgjat deri më 14 qershor 2027. Ai pason Giovanni Pietro Barbano, Gjeneralmajor italian i Karabinierisë Italiane, i cili e përfundoi mandatin e tij si Shef i EULEX-it në qershor 2026.

EULEX-i u themelua në vitin 2008 si Misioni më i madh civil në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të Bashkimit Evropian.

Në qershor 2025, Këshilli e zgjati mandatin e EULEX-it deri më 14 qershor 2027, në bazë të Vendimit (CFSP) 2025/1161.

The post Antero Lopes merr detyrën e shefit të EULEX-it appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Haxhiu  iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve
MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Serbia i cakton një muaj paraburgim Dugagjin Maxhunit, Daçiq thotë se ai “ka kryer krime lufte” në Gjakovë
Serbia i cakton një muaj paraburgim Dugagjin Maxhunit, Daçiq thotë se ai “ka kryer krime lufte” në Gjakovë
TOP Momenti
Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
TOP Momenti
DMSH: Janë shuar 31 zjarre, 10 zjarre janë aktive dhe 3 nën kontroll
DMSH: Janë shuar 31 zjarre, 10 zjarre janë aktive dhe 3 nën kontroll
TOP Momenti
Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
TOP Momenti
Kush do të jetë presidenti i ri? Kurti kërkon takim me liderët
Kush do të jetë presidenti i ri? Kurti kërkon takim me liderët
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona
Lajme

Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës – Përfshihen dy vetura e një kamionetë, lëndohen gjashtë persona

August 14, 2026
Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
Lajme

Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së

August 14, 2026
Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
Lajme

Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026

August 14, 2026
Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje
Lajme

Dyshohet për grabitje në Prishtinë, arrestohet 25-vjeçari, dërgohet në mbajtje

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?