Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre.
Përmes një postimi, Ahmeti ka thënë se Fehmi Lladrovci ishte shok i ngushtë, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i tij në rrugën e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.
Ai ka kujtuar se Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e gjeneratës së veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që, sipas tij, nuk u pajtuan me robërinë dhe i shërbyen këtij ideali para luftës, gjatë luftës dhe deri në rënien e tyre.
“Më 22 shtator 1998, në betejën e Drenicës, Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, ashtu siç kishin jetuar: bashkë në jetë, në ideal dhe në luftë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka theksuar se kujtimi për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin mbetet i përjetshëm.
“Pushoni të qetë, vëlla Fehmi e motër Xhevë. Flamuri për të cilin dhatë jetën sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Ahmeti.

The post Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm appeared first on Gazeta Express.

