By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete
Lajme

Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete

Momenti
Published: May 13, 2026

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 8 maj 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj togerit të policisë Bojan Jevtiq, i cili ngarkohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka mbledhur, siguruar dhe transmetuar te BIA serbe informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “konfidencial” dhe “sekret”, që ndërlidhen me sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Jevtiq akuzohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri me datë 17 korik 2025, respektivisht deri në momentin e arrestimit të tij, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme transmetoi te Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “konfidencial” dhe “sekret”, e të cilat ndërlidheshin me sigurinë dhe rendin kushtetues të Repubikës së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Jevtiq akuzohet për “Spiunazh” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas aktakuzës, Bojan Jevtiq pa autorizim dhe jashtë kompetencave të tij zyrtare ka siguruar dokumente dhe materiale që ndërlidhen me aktivitetet e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), të cilat më pas i ka vënë në dispozicion duke i transmetuar dhe komunikuar tek përfaqësues të BIA-s.

Aktakuza thotë se, këto informacione i pandehuri Jevtiq, i ka dërguar përmes mjeteve të komunikimit elektronik “WhatsApp” dhe “Telegram”, në veçanti tek zyrtari i BIA-s i njohur me nofkën “Çira”, me të cilin është takuar edhe fizikisht në disa raste në Beograd.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari edhe pse në dijeni për natyrën e klasifikuar të dokumenteve dhe pasojat e mundshme, ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e zyrtarëve shtetërorë dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Bojan Jevtiq ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 dhe nenin 77 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Bojan Jetviq akuzohet se nga data e pacaktuar e deri më 17 korrik 2025,  gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, nga ana e Inspektoriatit Policor të Kosovës, i është gjetur në posedim, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, një armë “Zastava” me karikator dhe 43 fishekë, të cilat edhe i janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.

Me këtë, Jevtiq ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar i armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës, ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 5 vitesh, vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jevtiq, konfiskimin dhe asgjësimin e armës, para të gashtme në shumën prej 2,000,000.00 dinarë, 500 franga zvicerane, si dhe 7003 euro, si pasuri e fituar me kryerjen e vepërs penale. /BetimipërDrejtësi/

The post Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti e Abidxhiku ende pa propozim për president
Sot ora 11:00: PDK në Kuvend, a do t’i përgjigjet VV-së kësaj radhe?
Policia demanton mediumet në Serbi që pretenduan se zjarri në zonën e Bërnjakut u shkaktua nga Kosova
Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
Pretendohet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, këtto ishin reagimet e deputetëve të ish-opozitës

LEXO GJITHASHTU

Ngërçi politik vazhdon, sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Ngërçi politik vazhdon, sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Lajme
Irani njofton zbulimin e një fushë të re gjigante nafte mes luftës energjetike
Irani njofton zbulimin e një fushë të re gjigante nafte mes luftës energjetike
Lajme
“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
TOP Momenti
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
TOP Momenti
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

Shembja e deponisë së mbeturinave në Guine vret 30 persona
Lajme

Shembja e deponisë së mbeturinave në Guine vret 30 persona

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë: Një luftë tregtare do të ishte katastrofike për ju
Lajme

SHBA paralajmëron Kanadanë: Një luftë tregtare do të ishte katastrofike për ju

August 23, 2026
Ramadani për riparimin e vagonëve të Trainkos: Pushteti i dha kontratë Serbisë pas sulmit në Banjskë
Lajme

Ramadani për riparimin e vagonëve të Trainkos: Pushteti i dha kontratë Serbisë pas sulmit në Banjskë

August 23, 2026
Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve
Lajme

Nënkryetarja Musmurati: Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë, Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?