Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Mramor, në rrugën Prishtinë–Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka njoftuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut./Telegrafi/

