Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhu pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
‘’Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK’’, ka njoftuar Ahmeti për Express.
The post Aksident me fatalitet në Prishtinë – U godit nga vetura, vdes këmbësori appeared first on Gazeta Express.

