By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AKK akuzon Qeverinë për hakmarrje: Po na largojnë nga Bordi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AKK akuzon Qeverinë për hakmarrje: Po na largojnë nga Bordi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë
TOP Momenti

AKK akuzon Qeverinë për hakmarrje: Po na largojnë nga Bordi i Fondit për Efiçiencë të Energjisë

Momenti
Published: September 14, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka akuzuar Qeverinë për “hakmarrje të drejtpërdrejtë institucionale”, pas largimit, sipas këtij asociacioni, të përfaqësuesit të komunave nga Bordi i Drejtorëve i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ky veprim nuk mund të konsiderohet si ndryshim teknik, por si pasojë e qëndrimeve publike të Asociacionit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, raporton Telegrafi.

Your browser does not support the video tag.

“Largimi i përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë nuk është ndryshim teknik. Ky është veprim i qëllimshëm dhe hakmarrje e drejtpërdrejtë institucionale ndaj AKK-së, për shkak të qëndrimeve tona publike dhe mbrojtjes së vazhdueshme të interesave të komunave të Kosovës”, ka deklaruar Ibrahimi.

Sipas AKK-së, që nga themelimi i FKEE-së përmes Ligjit për Efiçiencën e Energjisë në vitin 2018, komunat kanë pasur përfaqësuesin e tyre në Bordin e Fondit, i cili është emëruar nga AKK-ja dhe ka pasur të drejtë vote.

Asociacioni pretendon se edhe Grupi Punues për hartimin e Projektligjit të ri kishte vendosur që AKK-ja të vazhdonte të kishte përfaqësuesin e saj në Bordin e FKEE-së, por ky rekomandim, sipas tyre, nuk është përfshirë në versionin përfundimtar të Projektligjit nga Ministria e Ekonomisë.

“Kur Ministria e Ekonomisë e largon në mënyrë të njëanshme AKK-në, pavarësisht vendimit të Grupit Punues dhe një praktike institucionale tetëvjeçare, ky veprim nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si ndëshkim për qëndrimet tona”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka pretenduar se qëndrimi i Qeverisë lidhet me kundërshtimin e AKK-së ndaj centralizimit dhe angazhimin e saj për mbrojtjen e autonomisë lokale.

“Mesazhi i Qeverisë është i qartë: për shkak se AKK-ja ka ngritur zërin kundër centralizimit dhe ka mbrojtur fuqishëm autonominë lokale, tani synohet largimi i saj nga mekanizmat institucionalë të vendimmarrjes”, ka deklaruar ai.

Sipas AKK-së, komunat janë nivel i veçantë kushtetues i qeverisjes dhe duhet të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë në organet vendimmarrëse të FKEE-së.

AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave

“Komunat janë nivel i veçantë kushtetues i qeverisjes. Ato nuk mund të përfaqësohen nga institucionet e nivelit qendror, por vetëm nga një përfaqësues i mandatuar drejtpërdrejt prej tyre”, thuhet në qëndrimin e AKK-së.

Ibrahimi ka argumentuar se mungesa e përfaqësimit të komunave në Bordin e Fondit do të cenonte partneritetin institucional, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e komunave në projektet për efiçiencën e energjisë, shkruan Telegrafi.

“Nëse katër ulëse në Bordin e Fondit u takojnë institucioneve të nivelit qendror, ndërsa komunat mbeten pa asnjë përfaqësues të mandatuar prej tyre, atëherë nuk kemi partneritet institucional. Kemi centralizim dhe kontroll politik të vendimmarrjes”, ka thënë ai.

AKK-ja ka theksuar se komunat janë ndër partnerët dhe përfituesit kryesorë të FKEE-së, pasi në objektet komunale realizohen investime të konsiderueshme në efiçiencën e energjisë, ndërsa komunat marrin përsipër përgjegjësi financiare dhe zbatuese dhe vënë në dispozicion pronën publike komunale.

Në fund, Ibrahimi i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë që ta rikthejë në Projektligj dispozitën për përfaqësimin e AKK-së në Bordin e Drejtorëve të FKEE-së.

“Kërkoj nga Ministria e Ekonomisë që ta respektojë vendimin e Grupit Punues dhe ta rikthejë në Projektligj dispozitën që garanton një përfaqësues të emëruar nga AKK-ja në Bordin e Drejtorëve të FKEE-së, me të drejtë vote”, ka deklaruar ai.

AKK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kundërshtojë atë që e konsideron përpjekje për përjashtimin e saj nga mekanizmat institucionalë të vendimmarrjes.

“AKK-ja nuk do të heshtë dhe nuk do të zmbrapset përballë përpjekjeve për ta ndëshkuar dhe përjashtuar nga vendimmarrja vetëm sepse mbron interesat e komunave dhe të qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Ibrahimi. /Telegrafi/

You Might Also Like

Shtyhet gjykimi ndaj 13 nëpunësve të policisë lidhur me rastin “Pulse”, mungonin dëshmitarët
Shtrenjtohet benzina, ulet çmimi i dizelit në Maqedoni
Tërmkolli reagon ashpër ndaj Kujtim Shalës: Profiteri më i ndytë, po e shalojnë LDK-në deri në shkatërrim
Mickoski: Shpresoj që institucionet të marrinë përgjegjësitë ndaj personit që më këcënoi
Digjet ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës

LEXO GJITHASHTU

Reuters: Tribunali për krime lufte do të shpallë aktgjykimin ndaj Thaçit, ‘ngjarje tektonike’ në Kosovë
Reuters: Tribunali për krime lufte do të shpallë aktgjykimin ndaj Thaçit, ‘ngjarje tektonike’ në Kosovë
Lajme
Gashi: Trupi gjykues ka tre gjyqtarë, i katërti është vetëm rezervë
Gashi: Trupi gjykues ka tre gjyqtarë, i katërti është vetëm rezervë
Lajme
Ende asnjë reagim nga ambasadat për “konstituimin” e Kuvendit dhe zgjedhjen e kontestuar të qeverisë së re
Ende asnjë reagim nga ambasadat për “konstituimin” e Kuvendit dhe zgjedhjen e kontestuar të qeverisë së re
Lajme
Qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm teksa shteti intensifikon shtypjen
Qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm teksa shteti intensifikon shtypjen
Lajme
Ende asnjë reagim nga ambasadat për “konstituimin” e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së kontestuar
Ende asnjë reagim nga ambasadat për “konstituimin” e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së kontestuar
Lajme

You Might Also Like

Kapiteni i FSK-së vlerësohet me titull prestigjioz në SHBA
TOP Momenti

Kapiteni i FSK-së vlerësohet me titull prestigjioz në SHBA

September 14, 2026
Nga remitencat te investimet, Ajredini: EFTA hap një kapitull të ri ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës
TOP Momenti

Nga remitencat te investimet, Ajredini: EFTA hap një kapitull të ri ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës

September 14, 2026
Gashi: Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

Gashi: Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

September 14, 2026
Rexhep Boja – një jetë shërbim ndaj Kosovës
TOP Momenti

Rexhep Boja – një jetë shërbim ndaj Kosovës

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?