By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AKB mbështet marshin e 12 shtatorit, bën thirrje për pjesëmarrje masive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AKB mbështet marshin e 12 shtatorit, bën thirrje për pjesëmarrje masive
Lajme

AKB mbështet marshin e 12 shtatorit, bën thirrje për pjesëmarrje masive

Momenti
Published: September 10, 2026



Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka pritur në takim Këshillin Organizativ të protestës së 12 shtatorit “Liria ka emër”, duke shprehur mbështetjen për marshin që do të mbahet në Prishtinë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se bizneset, punëtorët, bashkëpunëtorët dhe familjarët do t’i bashkohen marshit, teksa bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë organizim.

Your browser does not support the video tag.

“Sot jemi këtu për të mbështet këtë iniciativë, këtë slogan ‘Liria ka Emër’, dhe ju themi se Aleanca Kosovare e Biznesit, me anëtarësinë e vet, me bashkëpunëtorët e vet, me punëtorët e vet, do të jemi pjesë e marshit të çliruesve me datë 12 në qendër të Prishtinës, aty ku edhe është ftesa nga ju, për më shumë se 10 mijë veta, duke përfshirë këtu biznese, punëtorë dhe familjarë”, tha ai.

Shahini tha se pjesëmarrjen në marsh e konsiderojnë si kontribut për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar nevojën për mbështetje morale dhe përcjelljen e një mesazhi te faktori ndërkombëtar.

“Ky është një kontribut i vogël për ata njerëz që kanë bërë shumë për ne. Prandaj, e vlerësojmë lartë që nëse ne do të përgjigjemi masovikisht asaj date të rëndësishme për të çuar mesazh të rëndësishëm tek faktori ndërkombëtar se ata djem tanë janë duke u mbajtur politikisht atje. Dhe ne duhet të jepim mbështetje morale atyre njerëzve dhe t’ju themi se nuk jeni vetëm”, tha ai.

Ndërkaq, Eliza Hoxha nga “Liria ka emër” tha se bizneset kanë pasur rol në mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në zhvillimin dhe rindërtimin e vendit pas luftës. Ajo tha se edhe në organizimet e mëparshme bizneset kanë ndihmuar mobilizimin dhe solidarizimin e qytetarëve.

“Kanë qenë të hapura zemrat e shumë bizneseve dhe familjeve, me ekonomi të mirë edhe në kohën e para luftës, edhe në ndihmën për ushtrinë çlirimtare të Kosovës, edhe në zhvillimin dhe rindërtimin e Kosovës, ashtu edhe sot, edhe në marshet e kalume, bizneset e shumta kanë ndihmuar mobilizimin, solidarizimin e gjithë popullit të Kosovës për të qenë bashkë, për të përçuar një mesazh të vetëm që ne i dëshirojmë çlirimtarët, me u kthyer në shtëpinë e vet”, tha ajo.

Hoxha tha se organizatorët dhe qytetarët i konsiderojnë ish-krerët e UÇK-së të pafajshëm, duke ftuar qytetarët, bizneset dhe familjet që t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit.

“Për neve ata janë të pafajshëm, dhe në emër të popullit kanë me mbetë të tillë. Ata e kanë përjetësuar emrin e tyre, duke qenë se i përkasin një periudhe shumë të ndritshme dhe të lavdishme. Kanë luftuar për diçka që është më e madhe se ëndrra e tyre e vetme, personale, kanë luftuar për liri, kanë marrë shumë për liri. Kane marshuar Ironikisht, në shtator dhe ‘99-ës, e ne sot, si qytetarë këtu, ftojmë të gjithë me marrë shumë për lirinë e tyre, për çlirimin e tyre nga dhomat e specializuara. Kështu që ky është një mesazh fisnik, edhe një organizim fisnik për të krejt këto vite që ne i kemi pasur ata të privuar nga liria, të mbajtur në dhomat e specializuara, dhe për t’i përçuar në ditën e 12 shtatorit. Bashkë, krejt, bashkë, moshat e ndryshme, gjinitë e ndryshme, familjet e ndryshme, bizneset e ndryshme, qytetarët e Kosovës, që populli i Kosovës është me ta, do të jetë përjetë me ta. Populli i Kosovës i do në shtëpinë e vet, edhe për popullin e Kosovës ata janë të pafajshëm”, tha ajo./EO

source

You Might Also Like

Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik

LEXO GJITHASHTU

Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
TOP Momenti
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Lajme
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
TOP Momenti
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
TOP Momenti
​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
Lajme

You Might Also Like

Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm
Lajme

Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

September 10, 2026
Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026
Lajme

Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026

September 10, 2026
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro
Lajme

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro

September 10, 2026
Gjini pret ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe sigurinë
Lajme

Gjini pret ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, diskutojnë zhvillimet politike dhe sigurinë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?