By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ajvazi: Produktet “Made in Kosova” tashmë njihen ndërkombëtarisht, hapen mundësi të reja për eksport në Evropë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ajvazi: Produktet “Made in Kosova” tashmë njihen ndërkombëtarisht, hapen mundësi të reja për eksport në Evropë
TOP Momenti

Ajvazi: Produktet “Made in Kosova” tashmë njihen ndërkombëtarisht, hapen mundësi të reja për eksport në Evropë

Momenti
Published: June 29, 2026

Produktet e prodhuara në Kosovë tashmë njihen zyrtarisht me origjinën “Made in Kosova” dhe mund të identifikohen me barkod ndërkombëtar, një zhvillim që pritet t’ua lehtësojë prodhuesve vendorë depërtimin në tregjet evropiane dhe në rrjetet e mëdha të shitjes.

Kështu deklaroi kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës (OEK), Kushtrim Ajvazi, në “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin e Telergafit, Muhamet Hajrullahu, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet më të rëndësishme për industrinë prodhuese në vend.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, që nga shkurti i vitit 2026, Kosova është pjesë e sistemit ndërkombëtar të barkodeve GS1, duke bërë që produktet vendore të kenë identitet të njohur ndërkombëtarisht.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Your browser does not support the video tag.

“Tash e ki barkodin ndërkombëtar ‘Made in Kosovo’. Kjo ka ndodhur në shkurt të vitit 2026 dhe është rezultat i një angazhimi të madh të Odës Ekonomike të Kosovës”, tha Ajvazi shkruan Telegrafi.

Ai shtoi se një tjetër zhvillim i rëndësishëm është njohja ndërkombëtare e origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë.

“Origjina e produktit që lëshohet sot në Kosovë, kudo që shkon, njihet ndërkombëtarisht si produkt i prodhuar në Kosovë. Këta janë dy hapa shumë të mirë dhe shumë pozitivë për prodhuesit vendorë”, u shpreh Ajvazi.

– YouTube www.youtube.com

Sipas tij, këto arritje janë realizuar falë angazhimit të Odës Ekonomike të Kosovës, pa pasur nevojë për ndërhyrje politike apo subvencione shtetërore.

“Ne nuk po kërkojmë që dikush të na subvencionojë. Të paktën të na krijohen procedurat që na ndihmojnë të zhvillohemi. Këta dy hapa janë bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje politike”, tha ai.

Ajvazi theksoi se njohja ndërkombëtare e barkodit dhe e origjinës së produkteve vendore u krijon kompanive kosovare mundësi të barabarta për të hyrë në tregjet evropiane.

Ajvazi: Kosova importon deri në shtatë euro për çdo euro që eksporton – prodhuesit kërkojnë veprime, jo premtime

“Produkti që prodhohet sot në Kosovë është i barabartë në raftin e Lidl-it në Gjermani me cilindo produkt tjetër në botë. Nëse sot dëshiron të depërtosh në tregun evropian, e ke shumë më të lehtë se më parë”, deklaroi Ajvazi.

Sipas tij, ky zhvillim jo vetëm që rrit besueshmërinë e produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare, por krijon edhe mundësi të reja për rritjen e eksporteve dhe promovimin e brendit “Made in Kosovo” në Evropë./Telegrafi/.

You Might Also Like

Kosova emëron për herë të parë një grua atashe të Mbrojtjes në Shqipëri
VLEN i reagon Osmanit: Të japë përgjigje për vitet e kaluara nëpër postet më të larta shtetërore
47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve
Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Mucunski: E mbyllëm temën me Sofjen, pres një përgjigje të përshtatshme

You Might Also Like

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës
TOP Momenti

Vrasja në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës

June 29, 2026
​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn
TOP Momenti

​Incidenti në Magurë, Daut Haradinaj viziton veteranin Bekim Metajn

June 29, 2026
Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore
TOP Momenti

Haziri: Organet e LDK-së kanë nisur trajtimin e situatës paszgjedhore

June 29, 2026
Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik
TOP Momenti

Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?