By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ajvazi: Kosova importon deri në shtatë euro për çdo euro që eksporton – prodhuesit kërkojnë veprime, jo premtime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ajvazi: Kosova importon deri në shtatë euro për çdo euro që eksporton – prodhuesit kërkojnë veprime, jo premtime
TOP Momenti

Ajvazi: Kosova importon deri në shtatë euro për çdo euro që eksporton – prodhuesit kërkojnë veprime, jo premtime

Momenti
Published: June 29, 2026

Prodhuesit vendorë mbeten një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës, por përballen me sfida të shumta që po e vështirësojnë rritjen e industrisë dhe konkurrencën me tregjet rajonale e ndërkombëtare.

Kështu ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës (OEK), Kushtrim Ajvazi, në një intervistë në podcastin “Përballje”, ku foli për gjendjen e prodhimit vendor, sfidat me të cilat po përballen bizneset dhe pritjet nga institucionet e vendit.

Your browser does not support the video tag.

– YouTube www.youtube.com

Sipas tij, prodhuesit kosovarë kanë dëshmuar se mund të krijojnë produkte me standarde të larta, të afta për të konkurruar edhe në tregjet evropiane, por mungesa e politikave zhvillimore po pengon shfrytëzimin e potencialit të plotë të sektorit.

“Është një ndjenjë krenarie kur flasim për ata që e zhvillojnë vendin tonë, që janë prodhuesit vendorë të Kosovës. Sot kemi kompani që prodhojnë produkte cilësore dhe konkurrojnë me kompani globale, madje kanë depërtuar edhe në tregjet evropiane. Por këto raste ende janë të pakta dhe duhet të kemi shumë më tepër”, tha Ajvazi shkruan Telegrafi.

Megjithatë, ai theksoi se Kosova vazhdon të mbetet një ekonomi e varur nga importi.

Sipas tij, për çdo euro që Kosova eksporton, importon rreth shtatë euro mallra, ndërsa industria përpunuese prej vitesh mbetet në të njëjtin nivel në raport me Bruto Produktin Vendor

“Për çdo një euro që prodhojmë dhe eksportojmë, importojmë rreth gjashtë euro e gjysmë deri në shtatë euro. Kjo tregon një hendek shumë të madh dhe dëshmon se duhet të punojmë shumë më tepër për ta zëvendësuar importin me prodhim vendor”, u shpreh ai.

Ajvazi renditi një sërë sfidash që, sipas tij, po e rëndojnë sektorin e prodhimit. Ndër to janë rritja e kostove të energjisë elektrike, çmimet e lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore, inflacioni, qasja e vështirë në financim dhe mungesa e konsultimit të bizneseve gjatë hartimit të politikave publike.

Ai tha se dalja e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike ka krijuar barrë të konsiderueshme financiare për prodhuesit, ndërsa rritja e çmimeve të gazit dhe derivateve ka ndikuar drejtpërdrejt në kostot e prodhimit.

“Kur rriten kostot e energjisë, gazit dhe transportit, ne bëhemi menjëherë më pak konkurrues, jo vetëm ndaj importeve, por edhe ndaj prodhuesve në rajon, sepse shtetet e tjera përdorin politika stimuluese për industrinë”, tha Ajvazi.

Një tjetër problem që ai ngriti është mungesa e fuqisë punëtore, e cila, sipas tij, është përkeqësuar nga emigrimi i qytetarëve në vitet e fundit.

“Vështirësia për të gjetur punëtorë është bërë një nga problemet më serioze të prodhuesve. Edhe pse pagat në sektorin prodhues janë mbi mesataren në Kosovë, kompanitë vazhdojnë të kenë vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore”, deklaroi ai.

Ajvazi kritikoi edhe mungesën e një strategjie shtetërore për industrinë prodhuese, duke thënë se, ndonëse është hartuar një draft që në vitin 2023, ai ende nuk është miratuar.

“Kosova ende nuk ka strategji të miratuar për industrinë prodhuese. Ka vetëm një draft, ndërsa ne kemi nevojë për veprime konkrete dhe politika afatgjata që e bëjnë industrinë më konkurruese”, tha ai.

Sipas tij, prodhuesit nuk kërkojnë trajtim preferencial apo subvencione të pakushtëzuara, por një partneritet të mirëfilltë me institucionet dhe përfshirje në procesin e vendimmarrjes.

“Ne nuk po kërkojmë që shteti të bëjë gjithçka për ne. Po kërkojmë bashkëpunim. Kur hartohen ligjet dhe politikat që prekin sektorin prodhues, ne duhet të jemi pjesë e procesit. Kërkojmë veprime konkrete, jo vetëm premtime”, theksoi Ajvazi.

Ai shtoi se zhvillimi i prodhimit vendor mbetet mënyra më e mirë për të ulur deficitin tregtar dhe për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme.

“E vetmja mënyrë për ta ulur deficitin tregtar është të prodhojmë më shumë. Për ta bërë këtë, na duhen politika që e mbështesin industrinë prodhuese dhe krijojnë kushte që bizneset të investojnë e të rriten”, përfundoi Ajvazi./Telegrafi/.

You Might Also Like

VLEN dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës
Pllana: Medreseja “Alauddin” dhe prof. Naim Tërnava dhanë kontribut të madh për UÇK-në
Papa Leone XIV kërkon rregulla etike për IA-në: Njerëzimi rrezikon të bëhet viktimë e shpikjeve të veta
Studimi: Ëmbëlsuesi i përdorur te çamçakëzët lidhet me rritje të rrezikut për infarkt dhe goditje në tru
Cristiano Ronaldo shënon golin e fitores, Al Nassr siguron fitoren e katërt radhazi

LEXO GJITHASHTU

Java vendimtare për marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, Kërçeli: Besoj se do të ketë marrëveshje
Java vendimtare për marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, Kërçeli: Besoj se do të ketë marrëveshje
TOP Momenti
Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit
Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit
TOP Momenti
Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
TOP Momenti
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
Fetoshi: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia dëshmon vazhdimësinë e politikës së Millosheviqit
TOP Momenti
1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
1.7 milion udhëtarë këtë muaj në Aeroportin e Rinasit, Rama: Rekordi i një dite mbi 60 mijë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kur duhet të ndaloni së fjeturi në shpinë gjatë shtatzënisë?
TOP Momenti

Kur duhet të ndaloni së fjeturi në shpinë gjatë shtatzënisë?

August 29, 2026
“Këndi i Debatit” 28.08.2026
TOP Momenti

“Këndi i Debatit” 28.08.2026

August 29, 2026
Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit
TOP Momenti

Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

August 29, 2026
Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it
TOP Momenti

Halimi: ShBA ishte kundër çdo konflikti në Luginë, UÇPMB të bindur se kishin përkrahjen e KFOR-it

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?