By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Absurditeti i një gjykate dhe i verdiktit të saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Absurditeti i një gjykate dhe i verdiktit të saj
Lajme

Absurditeti i një gjykate dhe i verdiktit të saj

Momenti
Published: September 17, 2026

Shkruan: Agim Vinca

Dënime drakonike për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin: 81 vjet burg!

Your browser does not support the video tag.

Përse? Për shkak se gjatë luftës së Kosovës paskëshin shënjestruar, ndaluar, burgosur e torturuar njerëz të dyshuar si bashkëpunëtorë të armikut, në mesin e të cilëve edhe disa të ashtuquajtur “parlamentarë”.

Absurd! Ne që gjatë luftës, por edhe para e pas saj, kemi jetuar në Kosovë, e dimë se të tillë ka pasur, madje jo pak, në mesin tonë, por edhe se në çdo luftë, kudo në botë, dje dhe sot, të tillët ndëshkohen, në një mënyrë apo në tjetrën, nga ata që e bëjnë luftën.

Në Francë pas Luftës së Dytë Botërore janë pushkatuar pa gjyq  mijëra kolaboracionistë, përfshirë edhe mareshalin Peten (Pétain), i cili, për shkak të moshës së shtyrë, qe dënuar me burgim të përjetshëm.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u arrestua dhe u mbajt 18 vjet  në kafaz poeti i shquar modern amerikan, Ezra Paund (Pound), vetëm pse kishte qenë adhurues i Musolinit dhe kishte mbajtur fjalime profashiste në Romë.

Të mos flasim pastaj për vendet e “demokracisë popullore”, si ish-Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij, përfshirë edhe ish-Jugosllavinë dhe Shqipërinë, ku ndaj kolaboracionistëve nuk kishte aspak tolerancë. Fundja, lufta nuk është operetë.

Në pretencën e kryetarit të trupës gjykuese, Çarls Shmit, hiq një rast, atë të Behajdin Hallaçit, një ish-luftëtari të UÇK-së, përmendeshin pjesëtarë të organizatave dhe formacioneve të tjera politike e ushtarake, si Lidhja Demokratike dhe FARK-u.

Në reagimet para dhe pas verdiktit të Hagës ndër ne flitet pa pushim për Serbinë dhe Rusinë si promotorë të akuzave ndaj UÇK-së dhe krerëve të saj, por pothuajse në asnjë rast nuk preket roli i faktorit shqiptar në këtë mes. Serbia bën punë e vet si gjithmonë, duke mos lënë gur pa luajtur kundër nesh, po përse ne, bëhemi, me e pa dashje, aleatë të saj?!

Nëse nuk na ka lënë kujtesa besoj se na bie në mend, qoftë edhe për një çast, se çfarë qëndrimi ka mbajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, kreu i saj, ndaj UÇK-së dhe se çfarë fushate ka zhvilluar gazeta e afërt me LDK-në, “Bota sot”, ndaj drejtuesve të UÇK-së si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sulejman Selimi, Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Agim Çeku etj., pa kursyer as familjen Jashari, sikurse edhe ndaj mbështetësve të kësaj lufte dhe kundërshtarëve të të a. q. “politikë paqësore”, si Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ukshin Hoti, një kohë edhe Ismail Kadareja, pastaj Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Bajram Kosumi, Ramë Buja, Luljeta Pula e shumë të tjerë, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve.

Tek ato akuza e deponime, që patën filluar që nga dalja e UÇK-së në skenë dhe patën vazhduar vite me radhë, duhet kërkuar zanafillën e kësaj që po ndodh sot e jo të drejtohet gishti kah dikush që në asnjë çast nuk e ka mohuar luftën e UÇK-së dhe pastërtinë e saj, pavarësisht nga lufta politike që mund të ketë zhvilluar me ndonjë apo disa ish-luftëtarë të shndërruar në politikanë.

Mos na e fyeni ndërgjegjen dhe inteligjencën si njerëz dhe si shqiptarë!

Kur para disa muajsh Prokuroria e Dhomave të Specializuara ngriti

aktakuzën dhe kërkoi dënime me nga 45 vjet për secilin nga katër të pandehurit, nuk pati asnjë reagim nga kryesia e LDK-së. Heshtje e plotë. Kurse tani u mjaftua me një kumtesë për shtyp, në të cilën lufta çlirimtare tkurret te “pragu i shtëpisë”.

A nuk flet diçka ky fakt dhe përse heshtet në debatet tona sfilitëse televizive dhe kahmos tjetër?

Absurditeti i dytë i aktgjykimit në Hagë, edhe më i madh se i pari, është mëtimi se drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dënohen “në emër të popullit të Kosovës”! Këso ironie rrallë është parë në analet e drejtësisë: çlirimtarët dënohen në emër të popullit për lirinë e të cilit luftuan!

Kjo është tallje jo vetëm me drejtësinë, por edhe me historinë!

Por, ajme! Juridikisht Dhomat e Specializuara janë themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ligjërisht janë institucion i Kosovës, sado që çdo gjë zhvillohet jashtë territorit dhe juridiksionit të saj!

Dihet se kjo gjykatë u formua me kërkesën e “miqve tanë  ndërkombëtarë” (BE-SHBA), por teksa e ndiqnim me ankth shpalljen e aktgjykimit në Hagë na u kujtua se Hashimi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, qe dënuar në mungesë nga organet serbe me 20 vjet burg, kurse dje u dënua me 25 vjet! A s’është monstruoz ky fakt?!

Absurditeti i tretë, por jo edhe i fundit, i farsës gjashtëvjeçare të Hagës, është fakti që edhe kryeprokurori, në të vërtetë kryeprokuroja, Kimberly West, e edhe kryetari i Trupit gjykues, Charles Smith, janë amerikanë! Pra jo rusë, as kinezë, as spanjollë, francezë a italianë, por  amerikanë, shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjëma nganjëherë të vjen nga s’e pret!

Dje u pa qartë se kjo Gjykatë nuk është dashur të formohej fare, me kurrfarë çmimi.

Urojmë që klasa politike e Kosovës të nxjerrë mësim nga pësimi dhe të sillet konform situatës së krijuar.

Prishtinë, 17 shtator 2026

The post Absurditeti i një gjykate dhe i verdiktit të saj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çlirim Haziri fton qytetarët në ditën e shtatë të protestës: Një javë në shesh, nuk ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
Macron pas takimit me Trumpin: Bisedimet për Detin e Kuq dhe Ukrainën ishin “shumë konstruktive”
“Prizreni në këmbë”, organizohet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së
G7 i kërkon Iranit të ndalojë armatosjen e Huthëve në Jemen
Kusari Lila: Hapat e radhës për ish-krerët e UÇK-së duhet të mendohen mirë që të kemi sukses në fund

LEXO GJITHASHTU

Tre të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture
Tre të lënduar në një aksident mes trenit dhe një veture
TOP Momenti
Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar
Erdogan pas takimit me Kurtin: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën për vendin e saj në komunitetin ndërkombëtar
TOP Momenti
Shtatë ditë protesta në Prishtinë, Haziri: Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
Shtatë ditë protesta në Prishtinë, Haziri: Nuk do të ndalemi deri në plotësimin e kërkesave
TOP Momenti
​Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat e radhës lidhur me Specialen
​Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat e radhës lidhur me Specialen
TOP Momenti
Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia në pikën kufitare në Gjueshevë
Bullgaria kthen mbi dy ton produkte të kosit nga Maqedonia në pikën kufitare në Gjueshevë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kosova dhe etika e së keqes
Lajme

Kosova dhe etika e së keqes

September 22, 2026
Haxhiu kërkon unitet pas aktgjykimit në Hagë:  Nuk na duhen përçarjet, por koordinimi
Lajme

Haxhiu kërkon unitet pas aktgjykimit në Hagë: Nuk na duhen përçarjet, por koordinimi

September 22, 2026
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se ofendoi dhe shtyu zyrtaren policore
Lajme

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se ofendoi dhe shtyu zyrtaren policore

September 22, 2026
Kurti takohet me shefen e FMN-së në New York, diskutojnë reformat dhe rritjen ekonomike
Lajme

Kurti takohet me shefen e FMN-së në New York, diskutojnë reformat dhe rritjen ekonomike

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?