By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit: Së pari konstituimi, pastaj vazhdojmë me të tjerat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit: Së pari konstituimi, pastaj vazhdojmë me të tjerat
TOP Momenti

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit: Së pari konstituimi, pastaj vazhdojmë me të tjerat

Momenti
Published: September 9, 2026

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, se fillimisht duhet të përfundojë konstituimi i Kuvendit dhe më pas të vazhdohet me çështjet e tjera.

“Ta shohim njëherë, le të kryhet Kuvendi, le të votohet kryetarja, le të konstituohet kryesia, pastaj vazhdojmë rrjedhën edhe për të tjerat”, ka thënë Abrashi.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur nëse Albulena Haxhiu do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit, Abrashi është përgjigjur duke pohuar.a

“Po, po, Albulena”, tha ai.

LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Sot do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, pasi në dy tentime paraprake në muajin gusht, LVV-ja kishte kërkuar kohë për të arritur marrëveshje politike për çështjen e presidentit.

Ndërkohë, KosovaPress ka mësuar nga burime brenda LVV-së se ka ende pikëpyetje nëse sot do të formohet edhe qeveria e re.

LVV dhe LDK më 31 gusht kishin arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të propozohet për president të vendit. Këto dy parti, bashkë me minoritetet jo-serbe, i kanë 80 vota të nevojshme për ta zgjedhur presidentin.

Mirëpo, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do të mundësojnë zgjedhjen e Sejdiut për president.

Pavarësisht kritikave se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit tridhjetëditor, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se deputetët e tyre do të jenë të pranishëm në Kuvend. /KP/

You Might Also Like

Toshkovski për dorëzimin e Bajramit: Të gjithë ata që janë në arrati do të ballafaqohen me ligjin
Albulena Haxhiu zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e PDK-së vendosin në foltoren e Kuvendit mbishkrimin “UÇK na bashkon”
Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit
LSDM mbështet idenë e PLD-së: Tashmë kemi propozuar ligj për shtetësinë e dyfishtë

LEXO GJITHASHTU

Konstituimi ‘ngec’ tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu kërkon pauzë 30 minutëshe
Konstituimi ‘ngec’ tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, Haxhiu kërkon pauzë 30 minutëshe
Lajme
Fleksibiliteti financiar, ja si mund ta bëjë më të thjeshtë blerjen e një prone
Fleksibiliteti financiar, ja si mund ta bëjë më të thjeshtë blerjen e një prone
Lajme
Haxhiu ulet në karrigën e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Haxhiu ulet në karrigën e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Lajme
Haxhiu ulet në karrigen e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Haxhiu ulet në karrigen e Kryeparlamentares, nis kryesimin e seancës
Lajme
Albulena Haxhiu zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit me 62 vota pro
Albulena Haxhiu zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit me 62 vota pro
Lajme

You Might Also Like

Ngacmohet një grua në veri të Mitrovicës nga një shtetas i Serbisë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Ngacmohet një grua në veri të Mitrovicës nga një shtetas i Serbisë, rasti po hetohet

September 9, 2026
Arrestohet i dyshuari në Podujevë, theri me thikë një nxënës
TOP Momenti

Arrestohet i dyshuari në Podujevë, theri me thikë një nxënës

September 9, 2026
Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi Kushtetueses
TOP Momenti

Gruda: Shpresoj të mos jetë lojë politike, pas 16 shtatorit vlerësojmë nëse i drejtohemi Kushtetueses

September 9, 2026
Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë
TOP Momenti

Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, në çantën e tij gjenden mbi 2 kilogramë marihuanë

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?