By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A mundet Irani të vendosë tarifa ndaj kompanive të teknologjisë për kabllot nënujore në Hormuz?  
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A mundet Irani të vendosë tarifa ndaj kompanive të teknologjisë për kabllot nënujore në Hormuz?  
TOP Momenti

A mundet Irani të vendosë tarifa ndaj kompanive të teknologjisë për kabllot nënujore në Hormuz?  

Momenti
Published: May 12, 2026

Irani ka insistuar për javë të tëra se ka të drejtë të vendosë tarifa ndaj anijeve ndërkombëtare që kalojnë transit nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyç detare pranë brigjeve të Republikës Islamike.

Tani, dy agjenci të lajmeve të lidhura me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kanë publikuar propozime që i bëjnë thirrje Teheranit që të procedojë me vendosjen e tarifave ndaj firmave globale të teknologjisë që operojnë kabllot nënujore me fibra optike që gjenden në ngushticën ujore që lidh Gjirin Persik me detin e hapur.

Your browser does not support the video tag.

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, që Teherani në mënyrë efektive e ka mbyllur që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën fushatën ajrore më 28 shkurt, mbetet një nga pengesat kryesore për përfundimin e luftës. Teherani pretendon se ka sovranitet mbi këtë rrugë strategjike ujore, pretendim që kundërshtohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Kabllot nën Hormuz

Ekspertët thonë se propozimet që Irani të kërkojë pagesa për kabllot nënujore që kalojnë nën ngushticë janë më shumë një kërcënim sesa një plan i zbatueshëm.

“Rreziku i këputjes së kabllove nënujore nga armiqësitë gjithmonë ka ekzistuar, por një kërcënim i hapur nga një shtet si Irani e shton urgjencën”, tha për Radion Evropa e Lirë, Isik Mater, drejtoreshë e hulumtimeve në grupin me seli në Londër për monitorimin e internetit, NetBlocks.

Kabllot nënujore kryesisht janë në pronësi dhe operohen nga kompani ndërkombëtare të teknologjisë sikurse Google, Meta, Microsoft dhe Amazon. Këto kabllo bartin transaksione SWIFT, trafik dhe të dhëna të përgjithshme të internetit mes Azisë, Evropës dhe Gjirit Persik.

Nëse kabllot nënujore që kalojnë nëpër Hormuz do të këputeshin, ndikimi për njerëzit e zakonshëm në mbarë Azinë, Lindjen e Mesme dhe Evropën do të ishte i menjëhershëm dhe i madh.

Shërbimet e transmetimit online do të ndërpriteshin ose do të dështonin plotësisht. Aplikacionet e mesazheve do të ngadalësoheshin ose të dilnin krejtësisht jashtë funksionit. Thirrjet me video do të ndërpriteshin. Shërbimet bankare online dhe pagesat me karta bankare do të ndërpriteshin. Shërbimet e internetit – nga e-mailet e deri te pajisjet e tjera që përdoren në vendet e punës – do të degradoheshin.

Ofruesit e internetit do të mund ta ridrejtonin trafikun përmes kabllove të mbetura funksionale ose satelitëve, por kapaciteti është i kufizuar, çka do të nënkuptonte shpejtësi më të ulët për të gjithë, edhe aty ku lidhja do të vazhdonte të ekzistonte. Riparimet zakonisht zgjasin javë, e ndonjëherë edhe muaj.

Cili është propozimi?

Agjencitë e lajmeve Tasnim dhe Fars argumentuan se Irani duhet jo vetëm të përfitojë financiarisht, por edhe të ushtrojë sovranitet mbi rrjetin e kabllove nënujore që përshkojnë ngushticën.

Baza ligjore e këtyre propozimeve mbështetet në Konventën e Kombeve të Bashkuara për ligjin e detit (UNCLOS), të cilën Irani e ka nënshkruar, por kurrë nuk e ka ratifikuar.

Duke iu referuar nenit 34 të kësaj konvente, agjencia Tasnim argumentoi se të drejtat e kalimit transit për anijet nuk i zbehin të drejtat sovrane të Iranit mbi shtratin e detit. Në pikën më të ngushtë të kësaj rruge detare, pretendimet për ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit mbivendosen plotësisht, çka do të thotë se kabllot fizikisht ndodhen në territorin që Irani pretendon se i përket.

Ndërtimi i kabllove në atë zonë pa autorizim, pretendoi Tasnim, përbën “pushtim të tokës iraniane nën ujë” dhe kërkon si licencim, ashtu edhe pagesa tarifore.

Modeli i të ardhurave është marrë pjesërisht nga Egjipti, për të cilin Tasnim pretendoi se fiton qindra miliona dollarë në vit nga kabllot nënujore që kalojnë përmes Kanalit të Suezit.

Tasnim dhe Fars argumentuan po ashtu se Irani duhet t’i detyrojë gjigantët e teknologjisë që të operojnë zyrtarisht sipas ligjeve iraniane dhe të bashkëpunojnë me kompani iraniane të teknologjisë. Fars e përshkroi qëllimin në mënyrë të qartë si shndërrimin e kontrollit të Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit në një “mjet të fuqisë digjitale”, ku kompanitë iraniane do të kontrollonin mirëmbajtjen dhe riparimin e kabllove.

A qëndron ky argument?

Ekspertët thonë se argumentet ligjore të paraqitura nga agjencitë iraniane të lajmeve kanë dobësi të konsiderueshme.

Megjithëse shtetet bregdetare ruajnë sovranitetin mbi shtratin e detit të territorit të tyre, Tasnim në artikullin e saj e injoron Nenin 79 të UNCLOS-it, që mbron në mënyrë të qartë të drejtën e ofruesve globalë të internetit për të ndërtuar dhe mirëmbajtur kabllo nënujore.

Mater nga NetBlocks tha se krahasimi me Egjiptin “ka peshë të kufizuar”, sepse Kajroja “licencon kalimin dhe pikat e zbarkimit në territorin e vet, dhe këto marrëveshje janë bërë në mënyrë vullnetare”.

“Në të kundërtën, pozicioni i Iranit është më i brishtë dhe megjithëse ka kontroll mbi ujërat e tij territoriale, ai nuk zotëron një pjesë të konsiderueshme të këtyre rrugëve”, shtoi ajo.

Mater tha se “shenja më alarmuese” e këtyre propozimeve është kërkesa që kompanitë ndërkombëtare të teknologjisë të detyrohen të operojnë zyrtarisht sipas ligjeve iraniane dhe të bashkëpunojnë me kompani iraniane të teknologjisë.

Sipas ligjit iranian, “komunikimet zakonisht kontrollohen dhe monitorohen, edhe pa marrë parasysh sanksionet dhe pengesat gjeopolitike”, tha ajo.

“Kjo bën që kërkesa e Iranit të duket më shumë si një tarifë ‘mbrojtëse’ e ngjashme me atë që kanë bërë me cisternat, dhe larg çdo lloj marrëveshjeje konvencionale për licencimin e transitit që zakonisht shohim në industri”, tha Mater.

Përpara se SHBA-ja të vendoste një bllokadë detare në Ngushticën e Hormuzit në mes të muajit prill, Irani u kërkonte anijeve tregtare deri në 2 milionë dollarë për të kaluar nëpër ngushticë, megjithëse pak anije po kalonin. Trafiku detar në ngushticë është ndalur pothuajse plotësisht që nga barrikada amerikane.

Irani ka një histori të vendosjes së kufizimeve të ashpra mbi përdorimin e internetit. Autoritetet kanë në fuqi një bllokadë të internetit që nga 28 shkurti dhe kanë refuzuar të rikthejnë qasjen që kur armëpushimi hyri në fuqi më 8 prill.

“Autoritetet iraniane nuk kanë hezituar të ndërpresin lidhjen e qytetarëve të tyre me internetin dhe mund të përpiqen të ndërpresin edhe lidhjet e jashtme nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen”, tha Isik Mater nga NetBlocks.

“Megjithëse kabllot ndërkombëtare nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Iranit, sabotimi përmes spirancave të anijeve ose ekipeve të zhytësve do të ishte brenda kapaciteteve të tyre në ngushticë”, shtoi ajo. /REL

The post A mundet Irani të vendosë tarifa ndaj kompanive të teknologjisë për kabllot nënujore në Hormuz?   appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta
Ambasada britanike thirrje partive politike: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura
Ramadani: Po alarmojmë për shkelje të Kushtetutës, VV-ja po e çon Kosovën drejt pakushtetutshmërisë
Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje

LEXO GJITHASHTU

​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
​Pushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
TOP Momenti
Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi
Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi
TOP Momenti
Hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok vazhdojnë në terren, Specialja publikon pamje
Hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok vazhdojnë në terren, Specialja publikon pamje
TOP Momenti
Dy persona të arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në Makedonski Brod dhe Dollnen
Dy persona të arrestuar nën dyshimin për shkaktimin e zjarreve në Makedonski Brod dhe Dollnen
TOP Momenti
E gjuajti me vezë Kurtin, ​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
E gjuajti me vezë Kurtin, ​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
TOP Momenti

You Might Also Like

Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit
TOP Momenti

Dita e 70-të e protestës, Berisha: Pas viteve ’90, kjo është ngritja më e fuqishme rinore qytetare në historinë e vendit

August 8, 2026
Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari – i dyshuari  në arrati
TOP Momenti

Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari – i dyshuari  në arrati

August 8, 2026
Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor
TOP Momenti

Kodi i ri zgjedhor mbetet i bllokuar, Selmani: BE kërkon funksionimin e shtetit ligjor

August 8, 2026
“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila
TOP Momenti

“Nuk kam çfarë të shtoj për veprimin e deputetes, përveçse uroj që të jetë qetësuar pas atij momenti”, reagon Kusari-Lila

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?