Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, ku do të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut.
Brenda Kuvendit po bëhen tashmë përgatitjet për votim. Në dy kutitë e votimit të vendosura brenda sallës, pritet të votojnë 329 delegatë që po marrin pjesë në mbledhje.
Gazeta Express mëson se pyetja për Abdixhikun është formuluar në këtë mënyrë, e aprovuar nga delegatët:
A jeni për shkarkimin e Kryetarit Lumir Abdixhiku?
Po
Jo
The post “A jeni për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku?”, pyetja që u aprovua nga delegatët para procesit të votimit appeared first on Gazeta Express.

