By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A është pranë një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A është pranë një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit?
Lajme

A është pranë një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit?

Momenti
Published: August 5, 2026

Përfaqësuesit amerikanë shohin shenja për një marrëveshje të afërt me Iranin, edhe pse një propozim iranian për Ngushticën e Hormuzit po ngjall skepticizëm.

Pas kërcënimit të fundit nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Iranit përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit vazhdojnë. “Të gjithë në rajon po punojnë së bashku për të shmangur një përshkallëzim të situatës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari, në kryeqytetin Doha. Ai foli për përpjekje diplomatike që janë ende në zhvillim dhe që, sipas tij, “tashmë kanë avancuar ndjeshëm”.

Your browser does not support the video tag.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi se në bisedimet e vazhdueshme janë bërë përparime, por ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. “Shpresojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, tha ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, al-Ansari, deklaroi se deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje lidhur meNgushticën e Hormuzit, por kjo mund të “ndryshojë në ditët ose orët e ardhshme”. Sipas informacioneve nga Irani aktualisht po zhvillohen vetëm bisedime përmes ndërmjetësve dhe nuk ka kontakte të drejtpërdrejta midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Irani propozon një itinerar të ri për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri të hënën (03.08.) sërish presion Teheranit për të arritur një zgjidhje përmes negociatave. Në Shtëpinë e Bardhë ai deklaroi: “Dua t’u jap edhe një mundësi të fundit përpara se të përballen me pasoja shumë të rënda.” Fillimisht, sipas tij, duhet të diskutohet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe më pas për zgjidhjen e mosmarrëveshjes lidhur me programin bërthamor iranian.

Irani hodhi tani në qarkullim një propozim për një lloj itinerari qarkor në Ngushticën e Hormuzit. Sipas propozimit anijet tregtare mund të hyjnë në Ngushticën e Hormuzit nga një korridor verior që kalon nëpër ujërat territoriale iraniane. Pasi të kenë ndaluar në porte në Iran ose në vendet arabe të Gjirit Persik, ato mund të përdorin një korridor jugor për kthimin, duke kaluar nëpër ujërat territoriale të Omanit.

Por sipas gazetës The New York Times në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes ekzistojnë rezerva ndaj këtij propozimi. Sipas raportimeve në ujërat e Omanit ka ende shumë mina detare iraniane, gjë që do të kërkonte koordinim me Iranin për kalimin e sigurt të anijeve. Po ashtu kjo zgjidhje do t’i jepte Teheranit mundësinë që të kontrollonte, se cilat anije hyjnë në Gjirin Persik dhe të vendoste tarifa për hyrjen e tyre. /DW

The post A është pranë një zgjidhje për Ngushticën e Hormuzit? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Cristiano Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Ky mund të jetë viti im i fundit
Ky është qytetet i Shqipërisë ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti
Veprimtari që vdiq duke mbrojtur sekretet e UÇK-së
Detaje të reja për të arrestuarin për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Pesë vjet pas marrjes së pushtetit nga talibanët, të rinjtë afganë mësohen të jetojnë nën sundimin shtypës

LEXO GJITHASHTU

Nga traktori te droni: Si po ndryshon bujqësia në Kosovë
Nga traktori te droni: Si po ndryshon bujqësia në Kosovë
Lajme
Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit
Aleanca u drejtohet mediave, konferencë në hollin e Kuvendit
Lajme
Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit
Ngërçi në Kuvend thellohet, nyja kryesore mbetet zgjedhja e Presidentit
Lajme
Ngërçi institucional, palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshje
Ngërçi institucional, palët mbeten ende larg arritjes së një marrëveshje
TOP Momenti
Gjermani – CDU/CSU në pikën më të ulët në gati 5 vite, AfD kryeson me 8 pikë diferencë
Gjermani – CDU/CSU në pikën më të ulët në gati 5 vite, AfD kryeson me 8 pikë diferencë
Lajme

You Might Also Like

Notari gjen në det mbetjet e një rakete ruse në brigjet e Turqisë
Lajme

Notari gjen në det mbetjet e një rakete ruse në brigjet e Turqisë

August 17, 2026
Profesori i Harvardit akuzohet se përdori IA për opinionin kundër tarifave të Trump
Lajme

Profesori i Harvardit akuzohet se përdori IA për opinionin kundër tarifave të Trump

August 17, 2026
Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
Lajme

Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik

August 17, 2026
Sulmi me dron ukrainas ndaj Rusisë vret të paktën gjashtë persona, thotë Moska
Lajme

Sulmi me dron ukrainas ndaj Rusisë vret të paktën gjashtë persona, thotë Moska

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?