By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mërgim Lushtaku dhe një numër qytetarësh grumbullohen para Policisë ku pritet intervistimi i Sami Lushtakut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mërgim Lushtaku dhe një numër qytetarësh grumbullohen para Policisë ku pritet intervistimi i Sami Lushtakut
Lajme

Mërgim Lushtaku dhe një numër qytetarësh grumbullohen para Policisë ku pritet intervistimi i Sami Lushtakut

Momenti
Published: May 15, 2026

Para stacionit policor të Skenderajt janë grumbulluar disa qytetarë, përfshirë edhe ish-deputetin Mergim Lushtaku, ku raportohet se do të intervistohet kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për incidentin e djeshëm në një lokal të këtij qyteti.

Intervistimi i Lushtakut vjen pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se ai ka sulmuar kryetarin e degës së saj në këtë komunë, Hysni Mehani, që është edhe zëvendësministër i Financave, i cili u trajtua në spitalin e Mitrovicës dje pas lëndimeve që mori në kokë.

Your browser does not support the video tag.

Vetë Lushtaku dje e ka mohuar se e ka sulmuar atë, por shtoi se qytetarët kanë reaguar pasi i ishte drejtuar atij “Sami Serbia”.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje tha se ka ftuar për intervistim Lushtakun dhe një tjetër, por se deri në njoftimin e saj dje, këta dy s’i janë përgjigjur ftesës.

Your browser does not support the video tag.

Por, këtë e ka mohuar më pas nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se Lushtaku deri sot paradite kur mbajti një konferencë për media, s’ka pasë ftesë zyrtare nga prokuroria.

Video: EO

The post Mërgim Lushtaku dhe një numër qytetarësh grumbullohen para Policisë ku pritet intervistimi i Sami Lushtakut appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

93.4% e nxënësve përdorin inteligjencën artificiale, kërkohet mekanizëm kontrolli
Fetoshi: Kosova sot është më afër NATO-s, bashkësia ndërkombëtare më e prerë ndaj qëllimeve të Serbisë
Martin Garrix është artisti i radhës në Sunny Hill Festival 2026
Ukraina godet infrastrukturën ushtarake ruse në Krime me dronë dhe raketa
Eksperti amerikan: Marrëveshja SHBA-Iran mund të varet nga Izraeli

You Might Also Like

OBSH: Temperatura ekstreme, kërcënim serioz për shëndetin publik në Europë
Lajme

OBSH: Temperatura ekstreme, kërcënim serioz për shëndetin publik në Europë

June 13, 2026
“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”: Ligjvënësja e SPD-së Jasmina Hostert kërkon përshpejtim të integrimit evropian
Lajme

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”: Ligjvënësja e SPD-së Jasmina Hostert kërkon përshpejtim të integrimit evropian

June 13, 2026
Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi
Lajme

Kina akuzon agjenci të huaja për përdorim të kafshëve detare si mjete spiunazhi

June 13, 2026
Rusia mund të jetë gati të sulmojë NATO-n deri në vitin 2029
Lajme

Rusia mund të jetë gati të sulmojë NATO-n deri në vitin 2029

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?