By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rasti në Skenderaj, IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rasti në Skenderaj, IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët
Lajme

Rasti në Skenderaj, IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Momenti
Published: May 15, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit dhe angazhimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, në rrethana që sipas IKD-së kanë krijuar perceptim të ndërhyrjes politike dhe instrumentalizimit të policisë për interesa partiake apo politike, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët në Skenderaj dhe publiku në Kosovë.

Në reagim thuhet se Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet me të besueshme në Republikën e Kosovës dhe ky besim dhe kjo mbështetje për Policinë e Kosovës nuk duhet të keqpërdoren dhe shfrytëzohen për interesa partiake dhe politike.

“IKD thekson qartë se dënon çdo formë të dhunës fizike, nga kushdo që kryhet dhe ndaj kujtdo që drejtohet. Personat e dyshuar për sulmin në fjalë duhet të trajtohen nga organet kompetente dhe të mbahen përgjegjës sipas ligjit. Drejtësia në raste të tilla duhet të jetë efikase, efektive dhe e paanshme, përmes procedurave të rregullta policore dhe hetimore, siç ndodh në rrethana normale për raste të ngjashme, dhe jo përmes pamjeve të mobilizimit të njësive speciale që krijojnë shqetësim te qytetarët, tensionojnë situatën në terren dhe japin përshtypjen e përdorimit të forcës policore për menaxhim politik të një incidenti të veçantë.

Your browser does not support the video tag.

Pavarësia profesionale dhe operative e Policisë së Kosovës përbën një ndër shtyllat kryesore të shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Strukturat policore nuk mund dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përdoren për demonstrim force politike, presion institucional apo menaxhim politik të një rasti të vetëm. Kjo qasje dëmton seriozisht besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë dhe cenon parimet themelore të funksionimit demokratik të shtetit”, thuhet në reagim.

Pas sulmit fizik në Skenderaj, lirohet nga Spitali i Mitrovicës Hysni Mehani

Your browser does not support the video tag.

IKD thekson tutje se në një shtet demokratik, Policia e Kosovës duhet të veprojë ekskluzivisht mbi bazën e ligjit, vlerësimeve profesionale të sigurisë dhe zinxhirit të pavarur komandues operacional, e jo mbi kalkulime të politikave ditore.

“Vendimmarrja për angazhimin e njësive speciale duhet të jetë proporcionale, e arsyetuar dhe e bazuar në vlerësim real të rrezikut për rendin dhe sigurinë publike.

IKD konsideron se arsyetimet publike për kontrolle rutinore të automjeteve vështirë të harmonizohen me perceptimin publik të krijuar nga mobilizimi i forcave speciale në një situatë me tension politik dhe pas raportimeve për përfshirje të zyrtarëve të lartë politikë në incident fizik. Pikërisht në situata të tilla, institucionet e sigurisë duhet të tregojnë kujdes maksimal për të ruajtur paanshmërinë institucionale dhe për të shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si presion ndaj qytetarëve apo mbështetje indirekte ndaj interesave të pushtetit”, thuhet më tej.

Sipas IKD-së, ruajtja e pavarësisë operative të Policisë së Kosovës është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit dhe për garantimin e sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim politik. Çdo devijim nga ky standard rrezikon të shndërrojë institucionet e sigurisë nga institucione të shtetit në instrumente të pushtetit politik, gjë që është e papranueshme në një demokraci funksionale.

Instituti më tej thekson se veprimet e tilla rrezikojnë uljen e besimit të publikut në Policinë e Kosovës, e cila ka investuar konsiderueshëm në këtë pjesë.

Sami Lushtaku nuk iu përgjigj Prokurorisë, Nura thotë se nuk ka ftesë zyrtare

“Përgjegjësia dhe llogaridhënia janë bazament i sundimit të ligjit në një shoqëri demokratike, andaj presim nga Drejtori i Policisë së Kosovës të ofroj sqarime publike se mbi çfarë vlerësimi apo urdhri është mobilizuar policia e Kosovës dje në Skenderaj, cili ka qenë roli dhe qëllimi i dërgimit të forcave speciale në orët e vona, dhe cilat janë masat që do të merren në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Krejt në fund, IKD e sheh si shqetësuese informimin institucional se z. Lushtaku nuk ka pranuar të intervistohet. Në lidhje me këtë çështje, ligji ka paraparë mekanizma adekuatë të bashkëpunimit dhe kjo çështje nuk duhet të varet nga vullneti i tij, por nga forca e ligjit, të cilin duhet ta vënë në funksion organet ligjore”, thuhet në reagim.

IKD më tej thekson se përkundër kësaj, nga Komuna e Skenderajt kanë mohuar se Lushtaku ka marrë ftesë dhe këtë çështje, si në procedurë ashtu edhe në komunikim me publikun, duhet ta qartësojnë institucionet kompetente. /Telegrafi/

You Might Also Like

Osaj emërohet atashe e Mbrojtjes në Shqipëri, gruaja e parë e FSK-së në këtë detyrë
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
Hasani: Nuk ka rrugë tjetër përveç konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së presidentit e më pas të qeverisë
Sopjani: LDK-ja është para një udhëkryqi të madh, cilindo drejtim që e merr, ka pasoja
A i duhet LDK-ja Albin Kurtit? – Nrecaj: Është thikë me dy teha

You Might Also Like

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta
Lajme

Ismajli apelon për kujdes: Qytetarët të shmangin daljet në orët e nxehta

June 29, 2026
Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit
Lajme

Pas dyshimeve për Pasuljanske Livade, Grajçevci: Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit

June 29, 2026
“Këta nuk po mund t’i ngrehin veshin Serbisë…” – Grajqevci: Procesi ka neglizhuar qe 5 vjet
Lajme

“Këta nuk po mund t’i ngrehin veshin Serbisë…” – Grajqevci: Procesi ka neglizhuar qe 5 vjet

June 29, 2026
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi
Lajme

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?