By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga suksesi në Hamallaj drejt Valamar Tale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga suksesi në Hamallaj drejt Valamar Tale
Lajme

Nga suksesi në Hamallaj drejt Valamar Tale

Momenti
SHARE

Grupi BALFIN hap kapitull transformues në Veriun e Shqipërisë

Në një kohë kur turizmi shqiptar po përjeton një rritje të qëndrueshme dhe kërkesa për destinacione cilësore vijon të rritet, fokusi i zhvillimit po zhvendoset gradualisht drejt zonave që deri më tani janë identifikuar kryesisht me turizmin malor, por që po shfaqin potencial të lartë edhe për zhvillimin e turizmit bregdetar, siç është Veriu i Shqipërisë.

Ky orientim nuk vjen rastësisht, ai mbështetet mbi një eksperiencë të konsoliduar zhvillimi dhe mbi modele që kanë provuar tashmë ndikimin transformues në tregun shqiptar të real estate. Një nga shembujt më domethënës është zona e Hamallajt, ku projekti Vala Mar Residences ndryshoi jo vetëm perceptimin për zonën, por edhe dinamikën e zhvillimit dhe vlerën e pronës në këtë treg, duke e kthyer atë në një nga historitë më të suksesshme të transformimit rezidencial në bregdetin shqiptar.

Në fillimet e zhvillimit, rreth 10 vite më parë, çmimet në këtë zonë varionin rreth 700–800 euro/m², ndërsa sot rezidencat dhe vilat premium po tregtohen në nivele që arrijnë deri në 3,300 euro/m² për apartamentet dhe 5,000 euro/m² për vilat. Ky transformim i qartë i vlerës së pronës erdhi paralelisht me zhvillimin e projektit Vala Mar Residences nga Grupi BALFIN, duke dëshmuar ndikimin që investimet e konceptuara me standarde të larta dhe vizion afatgjatë kanë në zhvillimin e zonës dhe në rritjen e vlerës së tregut. Sot, Grupi BALFIN po sjell të njëjtën filozofi zhvillimi në një nga zonat më premtuese të bregdetit shqiptar, në Tale, përmes projektit më të ri turistik dhe rezidencial, Valamar Tale.

I pozicionuar mes deltës së lumit Mat dhe brigjeve të Adriatikut, Valamar Tale gëzon një lokacion strategjik dhe lehtësisht të aksesueshëm. Projekti ndodhet vetëm 15 minuta nga Rruga e Kombit, shumë pranë Lezhës dhe Shëngjinit, si edhe në një distancë të shkurtër nga Porti i Lezhës, duke e kthyer zonën në një pikë kyçe lidhëse mes Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit. Me akses të shpejtë nga Tirana dhe  vetëm 40 minuta larg Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Valamar Tale pritet të kthehet në një nga destinacionet më të rëndësishme të zhvillimit turistik dhe rezidencial në veriun e Shqipërisë.

Ajo që e diferencon projektin është koncepti unik multicentrik, i ndërtuar në harmoni të plotë me natyrën. Projekti shtrihet mbi 7 ishuj të ndërlidhur natyrshëm, ku 6 prej tyre janë dedikuar rezidencave me vila dhe apartamente, ndërsa ishulli i shtatë do të mirëpresë një hotel me 5 yje.

Vetëm 70 metra nga deti, në një zonë me natyrë unike dhe me rërën e zezë kurative karakteristike të Tales, projekti është konceptuar si një destinacion që bashkon arkitekturën moderne me peizazhin natyror të zonës.

Nën vizionin e arkitektit të njohur japonez Toyo Ito, çdo ishull është menduar si një hapësirë e gjelbëruar, me zona relaksi, ambiente argëtimi dhe shërbime të integruara me natyrën përreth. Projekti do të përfshijë gjithashtu një shëtitore dhe një zonë komerciale me të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë moderne dhe me standarde të larta.

Një tjetër element kyç i projektit është filozofia e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimit me densitet të ulët, një qasje që vjen në përputhje me orientimin e tregut drejt destinacioneve autentike dhe zhvillimeve që i japin përparësi hapësirës, privatësisë dhe harmonisë me natyrën. Në këtë kontekst, Valamar Tale synon të krijojë një model të ri jetese dhe pushimi në veriun e Shqipërisë, duke ruajtur identitetin natyror të zonës dhe balancën mes arkitekturës dhe peizazhit.

Përtej dimensionit rezidencial dhe turistik, projekti pritet të luajë një rol të rëndësishëm në transformimin ekonomik dhe urban të gjithë zonës së veriut. Zhvillime të këtij niveli gjenerojnë zinxhir vlerash duke nxitur investimet në infrastrukturë, zhvillimin e shërbimeve, rritjen e punësimit dhe krijimin e standardeve moderne për zhvillimin e ardhshëm të zonës.

Në të njëjtën kohë, investimi në këtë fazë konsiderohet një mundësi me potencial të lartë rritjeje në të ardhmen. Ashtu siç ndodhi me ValaMar Residences në Hamallaj, edhe në Valamar Tale klientët që investojnë në fazat e hershme kanë mundësinë të përfitojnë nga rritja progresive e vlerës së pronës me zhvillimin e zonës dhe konsolidimin e saj si destinacion premium në tregun shqiptar dhe rajonal.

The post Nga suksesi në Hamallaj drejt Valamar Tale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dugolli, Zyba e Azemi shkojnë në spital te Mehani: PDK ta dënojë qartë dhe pa hezitim këtë sulm të papranueshëm
OBRM-PDUKM: Radev njihet për qëndrimet e tij ndaj identitetit maqedonas dhe Filipçe po mendon njejtë si ai
LSDM: Zyrtarët qeveritarë të kërkojnë falje për kritikat që i bënë ndaj Marrëveshjes së Prespës
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para zgjedhjeve të qershorit?
‘Erëra’ të reja në Budapest: Hungaria thërret ambasadorin rus për bisedime pas sulmit në Ukrainë
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
LDK ka një thirrje për mërgimtarët
Lajme

LDK ka një thirrje për mërgimtarët

Momenti
Momenti
May 11, 2026
“Po vepron si huligan”, Riha: Vuçiq në mbrojtje, duke zhvilluar luftë psikologjike me të gjithë
U refuzua nga PDK-ja, Hamza flet për Limajn
A keni dëgjuar për ujitjen “nga poshtë”? Rrënjët forcohen, gjethet nuk digjen dhe mushkonjat qëndrojnë larg
Mësuesja në Ferizaj gjen portofolin me mbi dy mijë euro dhe përmes policisë ia kthen mërgimtares
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?