By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së
Lajme

Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së

Momenti
Published: May 15, 2026

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se sulmi i së enjtes në Skenderaj ku është përfshirë kryetari i komunës, Sami Lushtaku, do të përdoret nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe nga vetë partia e tij. 

I ftuar në “Interaktiv” të KTV-së, Haliti ka thënë se Kurti nuk duhet ta cilësojë këtë incident si sulm ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. 

“Kurti duhet të reagojë, por jo ta cilësojë si sulm ndaj Vetëvendosjes. Askush nuk e ka sulmuar atë në zyrën e vet… Unë i bëj thirrje të gjithëve që të mos merren shumë me këtë çështje, edhe pse Albini dhe Vetëvendosja mendoj se do ta përdorin këtë çështje kundër PDK-së… Por edhe deklaratat e Albinit janë të pamatura, qëllimkëqija dhe janë vazhdimësi e veprimeve të mëhershme, të cilat e kanë dëmtuar interesin e përgjithshëm”, ka thënë ai. 

Haliti ka deklaruar se PDK-ja nuk po reagon lidhur me këtë situatë pasi, sipas tij, pret vlerësim të situatës nga ana e autoriteteve të rendit dhe ligjit. 

“Unë mendoj që ajo që ka ndodhur do të duhej të kishte një ndërhyrje të miqve të tyre, të ndërmjetësojnë edhe në Gjykatë. Do të shtensionohej situata politike në këto zgjedhje dhe do të shtensionoheshin edhe raportet në Skenderaj. Edhe pse nuk kam folur me askënd dhe nuk e di a janë duke e trajtuar si çështje, po besoj se partia mund ta presë një vlerësim të situatës që e bën Policia dhe Prokuroria dhe më pas të dalin me qëndrim. Nuk është e lehtë të dilet me qëndrim në kushtet kur ka lloj-lloj të dhënash”, është shprehur ai. 

Ai më tej ka theksuar se nuk është e lehtë të dilet me deklaratë për një figurë, që sipas tij, është e rëndësishme në politikë.

“Mendoj se Partia Demokratike do ta bëjë një deklaratë. Nëse jo sot, nesër sepse nuk ka tjetër rrugë. Samiu është kryetar i partisë në Skenderaj, është kryetar i komunës, është figurë e rëndësishme e politikë dhe e së kaluarës historike të Kosovës, prandaj nuk e kanë edhe lehtë të deklarohen. Besoj se nuk është procesi elektoral, por duhet pasur informata shtesë të pavarura nga të dyja anët”, ka thënë ai.

The post Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin
Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal
Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

LEXO GJITHASHTU

Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
TOP Momenti
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
TOP Momenti
Duhet t’i përfshini këto tre lloje frutash në dietën tuaj këtë vjeshtë
Duhet t’i përfshini këto tre lloje frutash në dietën tuaj këtë vjeshtë
TOP Momenti
Vendi planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh në tregun ndërkombëtar gjatë vitit 2027
Vendi planifikon të marrë 1.3 miliardë euro borxh në tregun ndërkombëtar gjatë vitit 2027
TOP Momenti
Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi
Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi
Lajme

You Might Also Like

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës
Lajme

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës

September 27, 2026
Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska
Lajme

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska

September 27, 2026
Nesër Kuvendi mblidhet për betimin e deputetëve të rinj dhe nënkryetarin e PDK – edhe 9 ditë afat për Presidentin
Lajme

Nesër Kuvendi mblidhet për betimin e deputetëve të rinj dhe nënkryetarin e PDK – edhe 9 ditë afat për Presidentin

September 27, 2026
Vonesa në fluturimin Cyrih–Prishtinë, Chair sqaron se avioni pati defekt teknik
Lajme

Vonesa në fluturimin Cyrih–Prishtinë, Chair sqaron se avioni pati defekt teknik

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?