By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë, të gjitha vendimet që u morën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë, të gjitha vendimet që u morën
Lajme

Mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë, të gjitha vendimet që u morën

Momenti
Published: May 14, 2026

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 19-të të rregullt, ku ka miratuar një sërë vendimesh që lidhen me shpronësime për interes publik, ndryshime vendimesh qeveritare, themelime të trupave të rinj institucionalë dhe ndarje e rialokime buxhetore.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi miratoi vendime për shpronësim për interes publik në disa zona kadastrale për nevoja të Ofruesit për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës (ish-ASHNA), në Vrellë të Goleshit e Mirenë (Lipjan), Zatriq (Rahovec), Mramor (Prishtinë) dhe Bajgorë (Mitrovicë e Jugut). Po ashtu, u miratuan vendime për shpronësim për realizimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit” (llot 1 dhe 2) dhe rehabilitimin, zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës nacionale R118 brenda fshatit Mushtisht (Suharekë). Një vendim tjetër i shpronësimit u miratua edhe për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në zonat kadastrale Siboc, Shipitullë, Leshkoshiq, Hade dhe Palaj (Obiliq).

Your browser does not support the video tag.

Qeveria po ashtu miratoi vendime për shqyrtim të mëtejmë të kërkesave për shpronësim të pronave ish-shoqërore të administruara nga AKP-ja, për projekte të Komunës së Podujevës, përfshirë ndërtimin e Tregut të Kafshëve (Dumnicë e Poshtme), Tregut të Gjelbër (Podujevë), banesave me kosto të përballueshme dhe objekteve edukativo-arsimore, përfshirë çerdhe për fëmijë.

Në aspektin financiar, u miratua kërkesa e Ministrisë së Financave për ndryshim dhe plotësim të Vendimit të Qeverisë Nr. 04/04, të 13 marsit 2026, ku shuma e miratuar prej 370 mijë euro rritet për 3,150.90 euro, duke arritur në 373,150.90 euro, për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), për mbulimin e diferencës së krijuar nga luhatjet në kursin valutor.

Qeveria miratoi edhe rialokime buxhetore, përfshirë 50 mijë euro për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente”, si dhe 1 milion euro rialokim të mjeteve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Gjithashtu, u ndanë 1 milion euro për zbatimin e Masës 1.9 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë. Ndërsa, Komunës së Podujevës iu ndanë 90,599.56 euro për përfundimin e projektit “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë” përmes Klauzolës së Investimeve.

Ndër vendimet institucionale, qeveria miratoi ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Komisionit Ministror për Skemën Evropiane të Garancisë për të Rinjtë, si dhe themeloi Komisionin Ministror për Skemën Evropiane të Garancisë për Fëmijë dhe Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. U miratua po ashtu zgjatja e Planit të Implementimit të Skemës për Garancinë për të Rinjtë – 2026.

Në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, si dhe vendimi për përditësimin e Listës Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose të drejtave të njeriut.

Po ashtu, qeveria u informua për Raportin e Vlerësimit të Ligjshmërisë të akteve të kuvendeve të komunave për vitin 2025.

Në fund, u miratua vendimi për emërimin e Drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE” (Energy Storage Corporation – ESCorp), ku u emëruan: Bujar Haxha (kryesues), Fisnik Musai (anëtar), Violeta Arifi-Krasniqi (anëtare) dhe Mimoza Byqmeti (anëtare). Ndërkohë, qeveria miratoi edhe Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave ish-shoqërore KBI “Ereniku” për realizimin e projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në zonën kadastrale Jahoc, Komuna e Gjakovës.

Po ashtu, u miratua kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për rritjen e kufirit të shpenzimeve në 15 milionë euro për projektin “Rehabilitimi i Linjës X Hekurudhore (Fushë Kosovë – Hani i Elezit)”, nga fondet e huamarrjes përmes “Klauzolës së Investimeve”.

You Might Also Like

Ambasadori i ri i SHBA’ve në Shqipëri, Andoni: Do e ketë një sy nga Kosova, interesi amerikan momentalisht është gazi
Çmimet e naftës bien ndërsa tregtarët presin qartësi mbi masat e “Ditës D ekonomike” nga SHBA
Haradinaj: Kosova humbi një intelektual të shquar, Eqrem Kryeziu la gjurmë në arsim dhe politikë
Paga reale bazë e punëtorëve iranianë është më shumë se përgjysmuar gjatë dekadës së fundit
Nafta mbetet 1.79 euro për litër për të pestën ditë radhazi

LEXO GJITHASHTU

I dehur sulmoi dy policë e dëmtoi dollapët në stacionin policor – i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje
I dehur sulmoi dy policë e dëmtoi dollapët në stacionin policor – i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje
TOP Momenti
BDI: Dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti Shkup-Bllacë ishte përgatitur, financuar dhe proceduar që në kohën e qeverisjes së BDI-së
BDI: Dokumentet zyrtare dëshmojnë se projekti Shkup-Bllacë ishte përgatitur, financuar dhe proceduar që në kohën e qeverisjes së BDI-së
TOP Momenti
Shisnin kokainë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Mitrovicë
Shisnin kokainë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Mitrovicë
TOP Momenti
Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK – rasti po hetohet
Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK – rasti po hetohet
TOP Momenti
Monitorim me dron, radar e makina inteligjente – Policia e Shtetit publikon pamje nga shkeljet në trafik
Monitorim me dron, radar e makina inteligjente – Policia e Shtetit publikon pamje nga shkeljet në trafik
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për dhunimin e një gruaje
Lajme

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për dhunimin e një gruaje

August 25, 2026
Abdixhiku për Eqrem Kryeziun: Kosova humbi një intelektual, e udhëhoqi Prizrenin me dinjitet
Lajme

Abdixhiku për Eqrem Kryeziun: Kosova humbi një intelektual, e udhëhoqi Prizrenin me dinjitet

August 25, 2026
I dehur sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë, arrestohet shtetasi i huaj
Lajme

I dehur sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë, arrestohet shtetasi i huaj

August 25, 2026
Gjykata rrëzon padinë e MAPL ndaj komunës së Prishtinës, Rama – VV’së: Jeni fatkeqësia e vendit, bllokues në pozitë e opozitë
Lajme

Gjykata rrëzon padinë e MAPL ndaj komunës së Prishtinës, Rama – VV’së: Jeni fatkeqësia e vendit, bllokues në pozitë e opozitë

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?