By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘‘S’ishte rrezik, por normal që bëhet panik derisa dalim’’, minatorët e “Trepçës” që u bllokuan në minierë kërkojnë më shumë siguri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘‘S’ishte rrezik, por normal që bëhet panik derisa dalim’’, minatorët e “Trepçës” që u bllokuan në minierë kërkojnë më shumë siguri
Lajme

‘‘S’ishte rrezik, por normal që bëhet panik derisa dalim’’, minatorët e “Trepçës” që u bllokuan në minierë kërkojnë më shumë siguri

Momenti
Published: May 14, 2026

18 minatorët që kishin mbetur të ngujuar në minierën e “Trepçës” kanë dalë tashmë nga miniera, pasi ishin bllokuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.

Minatorët që dolën nga miniera thanë se gjendja nuk kishte qenë e rrezikshme, ndonëse pranuan se kishin pasur nevojë për kujdes dhe se situata kishte shkaktuar panik deri në daljen e tyre.

Your browser does not support the video tag.

Bajram Rrahmani, minator i cili kishte mbetur i ngujuar, tha se dy persona kishin pasur nevojë për ndihmë, por sipas tij nuk kishte pasur rrezik të madh.

“Po ata dy kanë pas nevojë, po nuk ka qenë rrezik i madh, sene që ndodh, jo për ne, jo, punojmë këtë punë me vullnet. Ka ndodhur disa herë, po nuk është punë tragjike, por derisa dalim normal që bëhet panik”, tha Bajram Rrhamni për Eo, minator i cili kishte mbetur i ngujuar

Your browser does not support the video tag.

Edhe një minator i moshuar, i cili doli nga miniera, tha shkurt se e ka gjendjen e mirë shëndetësore.

Ndërkaq, Agron Hyseni, minator, tha se pas daljes së kolegëve të ngujuar, ata po prisnin të hynin në ndërrimin tjetër në minierë, por kërkoi më shumë siguri gjatë punës.

“Na po presim me shku tash te poshtë. Kur ata dolën me dalë, na me hy te poshtë. Ama na pak jemi, kemi një farë sigurie me pasë pak, me qenë dikush kur t’i lëshojmë na pompat, a e din mos ka farë pasoje a diçka. Që gjithë ky defekt që u bë, gjithë kjo rrymë që u ndal, dikush me qenë prezent nga të atyre, nëse diçka me u ndal, me qenë dikush që na, na veç me startu dina, na me mbajt nivelin, na më shumë s’dina me rrymë me punu. Pos, këta po thonë shkoni, na duhet me shku. Çka të bëhet në dorë të Zotit, s’kemi çka bëjmë”, tha ai.

Disa orë më parë, ndërmarrja “Trepça” kishte reaguar lidhur me bllokimin e rreth 50 minatorëve në minierë.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht 29 punëtorë kishin dalë nga miniera, ndërsa 18 kishin mbetur ende të ngujuar.

Tutje, ishte theksuar se ngjarja kishte ndodhur për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stantërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stantërg.

“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, thuhej në njoftim.

The post ‘‘S’ishte rrezik, por normal që bëhet panik derisa dalim’’, minatorët e “Trepçës” që u bllokuan në minierë kërkojnë më shumë siguri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Ukraina godet sërish Dubnën, Rusia raporton vdekjen e një foshnjeje pas sulmit me dron
Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së
Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA

You Might Also Like

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi
Lajme

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi

June 30, 2026
Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike
Lajme

Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike

June 30, 2026
Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi
Lajme

Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi

June 30, 2026
Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar
Lajme

Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?