Sonte në orën 21:00 mbahet nata e 12-të e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në kuadër të protestës do të ketë disa fjalime. I pari do të jetë ai i organizatorit të protestës, Çlirim Haziri.
Para protestuesve do të flasin edhe Flor Rexha, student i stomatologjisë dhe pjesëtar i një familjeje dëshmori, si dhe Përparim Muji, veteran i UÇK-së.
Në program janë edhe gazetari Dibran Istrefi dhe Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur, Hafir Shala.
Protesta do të përmbyllet me fjalimin e artistes Besiana Mehmedi. /Gazeta Express.
The post Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin appeared first on Gazeta Express.

