By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Lajme

Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

Momenti
Published: September 27, 2026

Kongresmeni republikan amerikan, Joe Wilson, i bëri thirrje Partisë Popullore Evropiane (PPE) që t’ia heqë statusin e anëtarit të asociuar Partisë Përparimtare Serbe (SNS), duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe “partia e tij e korruptuar autoritare” janë kundër qytetërimit perëndimor.

Në një letër drejtuar presidentit të PPE-së, Manfred Weber, Wilson tha se është thelbësore që një vendim i tillë të merret para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, më 25 tetor 2026, “në mënyrë që SNS-ja të mos mund ta pastrojë imazhin e saj duke përdorur emrin e mirë të PPE-së”.

PPE-ja njoftoi në shtator të vitit të kaluar se kishte nisur një hetim të brendshëm për veprimtarinë e SNS-së, e cila në këtë parti konservatore evropiane ka statusin e anëtarit të asociuar që nga viti 2016. Në letrën e tij, kongresmeni amerikan përshëndeti nisjen e këtij procesi dhe theksoi se “ndërprerja e të gjitha lidhjeve me SNS-në është përgjigjja e vetme e duhur”.

Republikani Wilson, i cili është ndër nismëtarët e masave ndaj Serbisë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se “Evropa duhet të zgjohet lidhur me manipulimin e zgjedhjeve nga Vuçiçi dhe të këmbëngulë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”.

Bashkëkryesuesi i Grupit të Kongresit për Bashkimin Evropian tha se SNS-ja ka treguar prej kohësh se nuk është e përkushtuar ndaj demokracisë dhe se nuk është e interesuar të jetë pjesë e qytetërimit perëndimor.

“Si parti në pushtet në Serbi nën Vuçiçin, ajo ka keqpërdorur vazhdimisht burimet shtetërore dhe shërbimet e sigurisë për të manipuluar zgjedhjet”, tha Wilson, duke iu referuar faktit se Zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka thënë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 u mbajtën në “kushte të padrejta”.

Duke theksuar se asnjë nga rekomandimet e ODIHR-it nuk është zbatuar, Wilson tha se gjithçka tregon se Vuçiçi dhe “partnerja e tij, Rusia, tashmë po punojnë për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2026”, gjë që, sipas tij, shihet përmes konsolidimit të mediave në Serbi, raportimit të transmetuesit publik, i cili i kushtoi 96 për qind të kohës Vuçiçit, përkundër katër për qind opozitës, si dhe përmes përdorimit të paligjshëm të softuerit për mbikëqyrje të fshehtë të studentëve dhe opozitës.

“SNS-ja në shumë aspekte i ngjan partisë së kriminelit të luftës Putin, Rusia e Bashkuar, dhe qeveriset në të njëjtën mënyrë kleptokratike. Partia është shndërruar në instrument të korrupsionit dhe klientelizmit, gjë që gjithashtu e mban nën kontroll të rreptë Vuçiçin”, tha Wilson, duke theksuar se kjo, sipas tij, u dëshmua në mënyrë të qartë me vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

“Ata vjedhin gjithçka që nuk është e gozhduar në dysheme dhe ua shesin armiqve të Perëndimit”, theksoi Wilson, duke shtuar se “kur nuk e plaçkit shtetin, SNS-ja i madhëron kriminelët e luftës, siç bëri me Ratko Mlladiqin”.

Duke vlerësuar se SNS-ja nuk i ndan vlerat perëndimore, Wilson iu referua bashkëpunimit të autoriteteve serbe me Kinën dhe Partinë Komuniste atje, si dhe faktit se partia e Vuçiçit dërgoi “një delegacion në funeralin e terroristit [ajatollah Ali] Khameneit”.

Wilson po ashtu theksoi se populli serb dëshiron prosperitet, paqe dhe sundim të ligjit dhe se do ta zgjidhte këtë “nëse do t’i jepej mundësia në zgjedhje të lira dhe të ndershme”./ REL

The post Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin
Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

LEXO GJITHASHTU

“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti
Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
Aksident me motor në Cërrik, humb jetën 21-vjeçari
TOP Momenti
Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
Vigenin: Mickoski po bën tradhëti ndaj vendit duke i bllokuar ndryshimet kushtetuese, të respektohet marrëveshja e vitit 2022
TOP Momenti
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
Detaje të reja nga tragjedia në familjen shqiptare që humbi katër anëtarë gjatë pushimeve në Greqi
TOP Momenti

You Might Also Like

Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal
Lajme

Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal

September 27, 2026
Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat
Lajme

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

September 27, 2026
Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi
Lajme

Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi

September 27, 2026
Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës
Lajme

Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?