Që prej 16 shtatorit, kur Gjykata Speciale i dënoi katër ish-krerët e UÇK-së në shkallë të parë me 81 vjet burgim, protestat e shqiptarëve nuk janë ndalur.
Përvec protestave të përnatshme në Prishtinë, shqiptarët po protestojnë çdo ditë nëpër botë.
Shqiptarët sot u mblodhën për të protestuar edhe në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Platforma “Liria ka Emër” ka publikuar fotografi edhe nga protestat e shqiptarëve sot në Oslo të Norvegjisë, në Gjenevë të Zvicrës, në Treviso të Italisë, në Karlsruhe të Gjermanisë, në Graz të Austrisë e në Melburn të Australisë.





The post Vazhdon indinjata e shqiptarëve nëpër botë, protesta nga Shkupi në Australi appeared first on Gazeta Express.

