By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bashkatdhetarët protestojnë në Evropë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bashkatdhetarët protestojnë në Evropë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
TOP Momenti

Bashkatdhetarët protestojnë në Evropë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale

Momenti
Published: September 27, 2026

Bashkatdhetarët në diasporë po mblidhen sot në disa qytete të Evropës, në kuadër të protestave me moton “Jo në emrin tim”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Protesta janë paralajmëruar në Londër, Oslo, Gjenevë, Treviso, Lindau, ndërsa tubime të diasporës janë mbajtur edhe gjatë ditës së djeshme në disa qytete të Gjermanisë dhe Finlandës.

Në Nuremberg të Gjermanisë, protesta nis në orën 14:00. Organizatori Selim Hoti thotë se përmes këtij tubimi kërkojnë rishikimin e vendimit të Gjykatës Speciale dhe lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Gjykata Ndërkombëtare e Hagës duhet ta përmirësojë gabimin e turpshëm që ka bërë në historinë e gjykatave ndërkombëtare, duke i shpallur fajtorë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të popullit. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë vetë liria e Kosovës, të cilën po e gëzojmë sot. Prandaj, përmes kësaj proteste kërkojmë lirimin dhe kthimin e tyre me kokën lart e faqebardhë në Kosovë, sepse kështu e do Dardania”, ka thënë Hoti për Radio Dukagjinin.

Në të njëjtën orë, protestë do të mbahet edhe në Gjenevë të Zvicrës. Organizatori Milot Arifi thotë se presin pjesëmarrje të madhe të bashkatdhetarëve nga qytete të ndryshme të Zvicrës, përfshirë Bernën, Lozanën, Friburgun, Cyrihun dhe Lucernin.

Arifi thotë se organizatorët i kanë siguruar të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet lokale. Ai ka vërejtur, megjithatë, më pak mbështetje nga qytetarët zviceranë krahasuar me protestat e mëparshme.

“Pavarësisht se zviceranët, në mënyrë të përgjithshme, na mbështesin gjithmonë neve shqiptarëve, kësaj here e kemi vërejtur se kemi më pak mbështetje. Kjo besoj se vjen nga frika se kjo situatë mund të kthehet kundër tyre”, ka thënë Arifi për Radio Dukagjinin.

Ndërsa, në Londër, protesta do të mbahet nga ora 15:00 deri në 18:00, në Richmond Terrace, përballë Downing Street.

Organizatori Gent Xhaka thotë se një pjesë e britanikëve e njohin historinë e Kosovës dhe vuajtjet e popullit gjatë luftës dhe, sipas tij, kjo ka ndikuar edhe në mbështetjen për protestën e sotme.

“Padyshim se do të ketë një numër të madh të qytetarëve që do t’i bashkohen protestës. Do të nisemi nga Richmond Terrace, përballë Downing Street, për të kërkuar liri për çlirimtarët dhe për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale. Siç është edhe motoja, nuk do ta pranojmë që vendimet të merren në emër të qytetarëve. Jo në emrin tim”, ka thënë Xhaka për Radio Dukagjinin.

Protesta do të ketë edhe në Shkup, në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa në Prishtinë, sonte nga ora 21:00, qytetarët pritet të mblidhen për natën e 12-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë./RadioDukagjini/

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Na duhet një opozitë e fortë, jo si LSDM-ja
Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit, kërkon marrëveshje për presidentin dhe shmangien e zgjedhjeve të reja
Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
Trumpi refuzon ofertën iraniane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

LEXO GJITHASHTU

Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
Lajme
Arrestime pranë bazës ajrore britanike të përdorur nga SHBA-ja në luftën me Iranin
Arrestime pranë bazës ajrore britanike të përdorur nga SHBA-ja në luftën me Iranin
Lajme
Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit
Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit
Lajme
Çitaku për paragrafin e Speciales: Lexojeni me vëmendje si po cilësohet lufta , mos t’ju  verbojë mosdurimi ndaj katërshes
Çitaku për paragrafin e Speciales: Lexojeni me vëmendje si po cilësohet lufta , mos t’ju  verbojë mosdurimi ndaj katërshes
Lajme
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Lajme

You Might Also Like

Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
TOP Momenti

Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar

September 27, 2026
Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli
TOP Momenti

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli

September 27, 2026
Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin
TOP Momenti

Haxhiu me thirrje për ndërgjegjësim për kancerin e gjirit: Kontrollet me kohë mund të bëjnë ndryshimin

September 27, 2026
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime
TOP Momenti

Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve – del me rekomandime

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?