By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: VLEN: Nisin punimet, pas 50 vitesh histori, Shkëndija e Haraçinës me stadium të ri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
VLEN: Nisin punimet, pas 50 vitesh histori, Shkëndija e Haraçinës me stadium të ri
TOP Momenti

VLEN: Nisin punimet, pas 50 vitesh histori, Shkëndija e Haraçinës me stadium të ri

Momenti
Published: September 26, 2026

Pas rreth pesë dekadash histori dhe tradite në futboll, Shkëndija e Haraçinës po hyn në një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës sportive.

Sipas partisë VLEN, në Haraçinë ka nisur realizimi i qendrës së re sportive, një investim i Komunës që mbështetet edhe nga pushteti qendror.

Qendra sportive synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit në komunë, me fokus të veçantë te klubi i Shkëndijës, por edhe te fëmijët dhe të rinjtë që do të kenë hapësira më të përshtatshme për stërvitje dhe zhvillim.

“Pas 50 vitesh histori, traditë dhe pasion për futbollin, Shkëndija e Haraçinës po merr infrastrukturën që e ka merituar prej vitesh”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Sipas partisë, projekti po realizohet nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ndërsa në të është përfshirë edhe pushteti qendror.

Mbështetja institucionale për projektin, sipas VLEN-it, është dëshmuar edhe përmes pjesëmarrjes së zëvendësministres së Sportit, Safije Sadiki Shahini, në aktivitetet që lidhen me zhvillimin e infrastrukturës sportive në komunë.

Nga VLEN theksojnë se qendra e re sportive nuk shihet vetëm si një investim në infrastrukturë, por edhe si një mundësi për krijimin e kushteve më të mira për gjeneratat e reja. “Për Daut Beqirin, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për sportin në Haraçinë, por edhe një investim në gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim.

Në fokus të projektit është edhe e ardhmja e Shkëndijes së Haraçinës, klub me rreth 50 vjet histori në futboll. Sipas VLEN-it, synimi është që infrastruktura e re të shërbejë si bazë për një projekt më të madh, ndërtimin e stadiumit kryesor të klubit. “Qendra sportive është pjesë e vizionit që Shkëndija të ketë infrastrukturën që i përgjigjet historisë së saj 50-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Hapi i ardhshëm, sipas VLEN-it, pritet të jetë realizimi i stadiumit kryesor të Shkëndijes, me synimin që investimet në infrastrukturë të krijojnë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit dhe sportit në Haraçinë. “50 vite histori. Një kapitull i ri për Shkëndijen dhe Haraçinën”, përfundon njoftimi i VLEN-it.

You Might Also Like

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
Kosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia
11 net protestë, organizatorët kërkojnë hapa konkretë nga institucionet
Kryetarja e ASHAK-ut për aktgjykimin e Hagës: Rezerva të thella ndaj mënyrës si është konceptuar Specialja
Nga Amerika vjen filmi i ri për Skënderbeun, pritet të shfaqet në ekranet e mëdha më 2027

LEXO GJITHASHTU

‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
‘‘Qofshi çdoherë shtëpi e madhe’’, Dani ndan pamje nga dasma ku po merr pjesë edhe Dua Lipa
Lajme
“Jo në emrin tim” edhe në Tiranë, tifozët shqiptarë i dalin në mbrojtje UÇK-së
“Jo në emrin tim” edhe në Tiranë, tifozët shqiptarë i dalin në mbrojtje UÇK-së
Lajme
Erdhi në Kosovë për një aheng familjar, dalin pamje ku Dua Lipa shihet duke vallëzuar
Erdhi në Kosovë për një aheng familjar, dalin pamje ku Dua Lipa shihet duke vallëzuar
Lajme
“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
Lajme
‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Lajme

You Might Also Like

Dita e 11-të e protestës, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Dita e 11-të e protestës, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

September 26, 2026
Aktgjykimi i Hagës si “armë” e re e Serbisë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride
TOP Momenti

Aktgjykimi i Hagës si “armë” e re e Serbisë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride

September 26, 2026
​Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri, nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare
TOP Momenti

​Fluks udhëtarësh nga Kosova në Shqipëri, nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

September 26, 2026
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: “Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve”
TOP Momenti

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: “Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve”

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?