Një aksident trafiku njoftohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Mramor.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. E njëjta, ka shtuar edhe se, në aksident janë përfshirë tri automjete, ku janë lënduar tre persona.
‘’Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.’’, ka thënë ajo.
The post Aksident trafiku mes tri automjeteve në Mramor, lëndohen tre persona appeared first on Gazeta Express.

