By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, çfarë deklaroi Vlora Hyseni në SPAK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”,  zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, çfarë deklaroi Vlora Hyseni në SPAK
Lajme

“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, çfarë deklaroi Vlora Hyseni në SPAK

Momenti
Published: September 25, 2026

Në emisionin “Top Story”, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka sjellë detaje nga seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj.

Hoxha tha se seanca zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe se Hyseni ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë. Gazetarja solli gjithashtu detaje nga deklarimet e të dyshuarve të tjerë dhe momentet pas përfundimit të seancës, kur Hyseni u largua në heshtje nga ambientet e SPAK.

“Seanca ishte njoftuar ditën e djeshme që do mbahet në orën 12:00, dhe 5 minuta para orës 12:00, Hyseni kaloi pragun bashkë me avokatin e saj

Ajo që ka ndodhur është mjaft e rezervuar. Burime jozyrtare, por shumë të besueshme pranë SPAK, që vendosën të flasin në rrugë anonime, thanë se prokurorët kanë vijuar me leximin e të dhënave dhe renditjen e fakteve të dyshuara që mbeten mjaft sekrete, që lidhet me sekretin sa i takon detyrës që ka mbajtur.

Hyseni ka hedhur poshtë akuzat, ka kërkuar ekspertim të telefonit, që nuk duhet të kryhet në Shqipëri, por nga agjencitë partnere.

Kjo kërkesë duket e pabazuar, përsa ekspertimet e kërkuara prej saj bëhen në laboratorin e ndërtuar enkas në këtë prokurori të posaçme. Se përse e ka kërkuar këtë, e di vetëm Hyseni. Ka qenë i sekuestruar telefoni, sa kohë ka kërkuar që të këqyret jo nga Shqipëria. Ka pretenduar se nuk ka dalë asnjë dokument i klasifikuar prej saj si drejtoreshë e SHISH. Vetëm këto dy deklarata më janë konfirmuar. SPAK, kur shpërndau vendimmarrjen, rikujtoi sërish se ndalohet shpërndarja e çdo të dhëne nga kjo seancë.

Herët në mëngjes, nga policia u soll edhe Vlora Hyseni, që është në arrest shtëpiak, ishin dhe dy të dyshuarit e tjerë.

Embro Sulejmani, i punësuar në një subjekt privat, kamarier, ai është shfajësuar dhe ka pyetur gjykatën se çfarë krimi kishte kryer, duke thënë se e njihte Agasin, pasi është nga qyteti i Durrësit dhe se e kishte ndihmuar me ushqim. Edhe përgjegjësi i Policisë Shkencore, Fation Kalloshi, ia ka lënë fajin kujtesës, duke thënë se nuk mban mend të ketë dërguar informacione në telefonin e Agasit.

Të gjithë gazetarët që raportojnë për çështjet e drejtësisë, në ushtrim të detyrimit për t’i bërë publike të vërtetën, ngelën pa fjalë, pasi gati-gati ishte e pabesueshme se çfarë po thoshte ish-drejtuesja e SHISH për gazetaren dhe kolegen Klodiana Lala, direkt u kuptua që ishte një fjali shantazhi dhe kërcënimi.

Ne menjëherë pas seancës me dyer të mbyllura në adresë të Hysenit, që zgjati gati 1 orë e 30 minuta, qëndruam në vendet tona, ne vazhduam t’i drejtonim pyetje që i takojnë dhe janë në fashën e detyrës që ka mbajtur dhe në lidhje me dyshimet që ka zyrtarizuar SPAK deri tani. Ajo që morën gazetarët ishte largimi i Vlora Hysenit në heshtje”, tha Anila Hoxha.

The post “Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, çfarë deklaroi Vlora Hyseni në SPAK appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

LEXO GJITHASHTU

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti

You Might Also Like

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Lajme

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

September 27, 2026
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Lajme

Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

September 27, 2026
Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal
Lajme

Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal

September 27, 2026
Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat
Lajme

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?