By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 2 euro për ata që hyjnë në qendër – çka parasheh Rregullorja që pritet të votohet sot në Prishtinë?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
2 euro për ata që hyjnë në qendër – çka parasheh Rregullorja që pritet të votohet sot në Prishtinë?
Lajme

2 euro për ata që hyjnë në qendër – çka parasheh Rregullorja që pritet të votohet sot në Prishtinë?

Momenti
Published: September 25, 2026

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe Rregullorja për Tarifa të kryeqytetit. Në të do të diskutohet edhe vendosja e tarifës prej 2 eurosh për veturat që futen brenda zonës “Qendër”.

Zona e propozuar si “Zonë e kufizuar e lëvizjes” përfshin një numër të madh të rrugëve në qendër të Prishtinës.

Në listë janë rrugët “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci”, “Afrim Zhitia”, “Agim Ramadani”, “Ilir Konushevci”, “Hekurudha”, “Sami Plakolli”, “Zagrebi”, “Tirana”, “Jusuf Gërvalla” dhe “5 Maji”.

Sipas propozimit, për të kaluar me veturë në këtë zonë, qytetarët do të duhet të paguajnë 2 euro në ditë për secilën veturë.

Por, ekspertë të komunikacionit shprehin shqetësime për pasojat që mund të ketë kjo masë.

Madje sipas Nol Dedajt, ky propozim rëndon xhepin e qytetarëve, sepse janë 2 euro në ditë e 40 në muaj.

“Nuk e di kush e ka dhënë këtë arsyeshmëri ekonomike për secilin qytetar? Çka do të ndodhë me një qytetar që është 5 herë në javë brenda qendrës? Do t’i kushtojë 2 euro në ditë. Në javë do t’i kushtojë 10 euro e në muaj 40 euro! Cila more është arsyeshmëria?”, ka pyetur ai.

Këtë propozim ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë Lëvizja Vetëvendosje në seancën e Kuvendit Komunal.

Sipas asamblistëve të kësaj partie, kryetari Rama ka dështuar të shtojë autobusët e të krijojë alternativa për lëvizje.

“Përveç që infrastruktura rrugore është në gjendje të mjerueshme, kryetari Përparim Rama vendos tarifa që ua vështirëson jetën banorëve të Prishtinës dhe nuk do të jetë e zbatueshme, sepse kemi të bëjmë me mungesë të trafikut funksional, kemi të bëjmë me mungesë të autobusëve dhe rrjedhimisht nuk mund të zëvendësojmë përdorimin e veturave”, ka thënë asamblisti Besart Krasniqi.

Ai ka theksuar se Vetëvendosja si e vetme nuk ka fuqi për ta ndaluar miratimin e kësaj projekt-rregulloreje, e për këtë ka kërkuar ndihmë nga asamblistët e LDK-së dhe PDK-së.

“Bëj thirrje që koalicioni LDK-PDK të mos e votojë këtë rregullore për tarifa, sidomos tarifën për vetura edhe për veprimtaritë e tjera biznesore, pasi mendojmë që do të ketë kosto të lartë, si për bizneset, po ashtu edhe për banorët e Prishtinës”, ka thënë Krasniqi.

Pas ankesave të shumta, qeverisja Rama ka uluar taksat për disa prej bizneseve si për avokatë e barnatore.

Nga draft-rregullorja është larguar edhe taksa prej 10 eurosh që ishte propozuar për veturat që vijnë në kryeqytete nga komunat e tjera.

The post 2 euro për ata që hyjnë në qendër – çka parasheh Rregullorja që pritet të votohet sot në Prishtinë? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kosova kthehet me këmbë në tokë, mposhtet në Austri
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Mali i Zi anëtar në vitin 2028, Shqipëria në rrugë të mbarë
Dy incidente me të shtëna masive në Afrikën e Jugut lënë 27 të vdekur
Mëngjese të ftohta e temperatura maksimale deri në 23 gradë gjatë ditës, moti gjatë javës sipas IHK’së
Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

LEXO GJITHASHTU

Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
Tetë të arrestuar gjatë një aksioni në lokalet e Shkupit, mes tyre tre të mitur
TOP Momenti
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
TOP Momenti
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për kërkim-shpëtim
TOP Momenti
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
“Dosja 23” në Zubin Potok – 9 të arrestuarit për krime lufte ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
Ahmeti: Në emër të popullit shqiptarë nuk mund të dënohen çlirimtarët
TOP Momenti

You Might Also Like

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat
Lajme

Me pamje të civilëve para ekzekutimit, Zakaria i CNN i thotë Vuçiqit se kur Perëndimi mendon për Serbinë, i kujtohen luftërat

September 27, 2026
Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit
Lajme

Kongresmeni republikan i kërkon Partisë Popullore Evropiane të ndërpresë lidhjet me partinë e Vuçiçit

September 27, 2026
Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal
Lajme

Papa Leoni kundër eutanazisë: Është e pamundur që shkaktimi i vdekjes të konsiderohet normal

September 27, 2026
Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat
Lajme

Zakaria i CNN e ballafaqon me varrimin e Mlladiqit, Vuçiq e mohon se ishte shtetëror: Djali im shkoi privatisht, unë jam demokrat

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?