By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuçi: Opozita është e fjetur dhe vetëm po e forcon Kurtin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuçi: Opozita është e fjetur dhe vetëm po e forcon Kurtin
TOP Momenti

Kuçi: Opozita është e fjetur dhe vetëm po e forcon Kurtin

Momenti
Published: May 14, 2026

Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate ka deklaruar se subjekti i saj politik ka vendosur t’i hyjë garës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat pritet të mbahen më 7 qershor, pasi sipas saj opozita aktuale vetëm po e forcon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe “pushtetet autoritare”.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kuçi është shprehur se Kosova ka nevojë për një opozitë të vërtetë dhe vetëmohuese, e cila sipas saj e kupton se një pushtet autoritar nuk rrëzohet përmes marrëveshjeve politike tradicionale.

“I kemi hyrë garës në këto zgjedhje për t’i treguar Kosovës që opozita si kjo vetëm e forcon Kurtin dhe pushtetet autoritare dhe se vendi ka nevojë për një opozitë të vërtetë që është vetëmohuese dhe e kupton sesi një pushtet autoritar nuk rrëzohet duke shkuar në takime 15 herë e duke shikuar me nda pushtetin dhe me bë marrëveshje klasike”, ka deklaruar Kuçi.

Your browser does not support the video tag.

E pyetur pse PSD-ja ka ndalur kritikat ndaj Kurtit dhe është fokusuar më shumë te opozita, ajo ka thënë se rruga për ndryshimin e pushtetit kalon përmes ndryshimit të opozitës aktuale.

Sipas saj, një opozitë “e fjetur”, që në momentet e fundit bën koalicione për ndarje pushteti, nuk mund ta rrëzojë Kurtin.

“Besoj që për gjashtë vjet, kushdo në Kosovë e ka kuptuar për çka qëndron PSD-ja. Sa herë që kemi bërë aksione, qoftë për rritjen e çmimit të rrymës, për Këshillin Prokurorial, për stikersat apo për shumë tema të tjera, në të cilat shpesh edhe jemi arrestuar, të gjitha këto kanë qenë kauza që PSD i konsideron të rëndësishme dhe përmes të cilave ka treguar pse mendon se ky pushtet dëshiron ta kap secilin bord dhe secilën pore të shtetit. Mirëpo, ajo për çka nuk kemi folur aq sa duhet ka qenë opozita. Për ne, rruga për ta ndryshuar këtë pushtet është përmes ndryshimit të kësaj opozite. Një opozitë e tillë, e fjetur, që në momentet e fundit bën koalicion në Prishtinë për ta ndarë pushtetin, nuk mund ta rrëzojë Kurtin”, ka thënë Natyra Kuçi.

source

You Might Also Like

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023
Policia identifikon disa persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
Atentati i dështuar në Elbasan, flet i akuzuari: U hakmorra për vëllanë e plagosur
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik

LEXO GJITHASHTU

Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Mijëra gra rrezikojnë jetën gjatë lindjes nën sundimin taleban
Lajme
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Zjarri në hotelin në Vlorë – operatorët turistikë solidarizohen me pushuesit e prekur, akomodim e veshmbathje falas
Lajme
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
TOP Momenti
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Lajme
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
TOP Momenti

You Might Also Like

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
TOP Momenti

Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë

August 16, 2026
Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar
TOP Momenti

Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar

August 16, 2026
QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
TOP Momenti

QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar

August 16, 2026
Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara
TOP Momenti

Nga Gjermania drejt Kosovës, shoferi i autobusit kapet në kufi me 63 mijë euro të padeklaruara

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?