By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij
Lajme

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Momenti
Published: September 24, 2026

Familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka hapur dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij, në përkujtim të rreshterit të Policisë së Kosovës që u vra më 24 shtator 2023 në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, raporton Ekonomia Online.

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen për të përkujtuar Bunjakun, i cili u vra gjatë përleshjes me grupin e armatosur që sulmoi Policinë e Kosovës në veri të vendit.

Më 24 shtator 2023, veriu i Kosovës u përfshi nga një prej sulmeve më të rënda të pasluftës. Në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur dy zyrtarë policorë.

Pas përleshjeve, Policia e Kosovës vrau tre pjesëtarë të grupit dhe arrestoi tre të tjerë. Në zonën përreth Manastirit të Banjskës u gjet një arsenal i madh armësh, pajisjesh ushtarake dhe dokumentesh që autoritetet kosovare i lidhën me organizimin e sulmit.

Dy ditë pas sulmit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje ku pretendohej se shihej Milan Radoiçiq bashkë me pjesëtarë të grupit në Manastirin e Banjskës. Më 29 shtator 2023, Radoiçiq mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.

Tre vjet pas ngjarjes, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi. INTERPOL-i kishte lëshuar ndaj tij fletarrestim më 7 dhjetor 2023, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë lëshuar letërreshtim ndërkombëtar edhe për të akuzuarit e tjerë që ndodhen jashtë vendit.

Në Kosovë, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë më 11 shtator 2024 ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, për vepra që lidhen me terrorizmin, financimin e terrorizmit dhe shpëlarjen e parave. Sipas aktakuzës, grupi akuzohet se kishte tentuar të shkëpuste veriun e Kosovës dhe ta bashkonte me Serbinë.

Një ditë pas përvjetorit të parë të sulmit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi procedura gjyqësore ndaj tre të akuzuarve që ndodhen në paraburgim. Ata nuk e pranuan fajësinë, ndërsa gjykimi vazhdon me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve. Për 42 të akuzuarit e tjerë, gjykata ka refuzuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Ndërkohë, në aktakuzë Prokuroria pretendon se përgatitjet për sulmin kishin nisur më herët dhe se Radoiçiq kishte organizuar, armatosur dhe financuar pjesëtarë të grupit. Prokuroria gjithashtu pretendon për përfshirje dhe përkrahje nga struktura të Serbisë, pretendime që përbëjnë pjesë të akuzave dhe duhet të trajtohen përmes procesit gjyqësor.

The post Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Avokat Smakiqi: Veç një të mirë e kanë protestat që po mbahen, rininë
Haxhiu për vendimin e Kushtetueses: Nesër pas Kryesisë do të flasim për media
Zjarr në stacionin Starlink në Poloni, dyshohet për sabotim
Zgjedhjet në Marok: Partia e qendrës së djathtë PAM prin në zgjedhjet parlamentare
Policia godet kontrabandën e cigareve në veri, arrestohet shtetasi i Serbisë në Leposaviq

LEXO GJITHASHTU

VLEN: Partneriteti me SHBA-në dhe zgjerimi i BE-së mbeten kyçe për të ardhmen e rajonit
VLEN: Partneriteti me SHBA-në dhe zgjerimi i BE-së mbeten kyçe për të ardhmen e rajonit
TOP Momenti
Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona – tentuan të thyenin rrethimin e Policisë
Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona – tentuan të thyenin rrethimin e Policisë
TOP Momenti
Kadastra derë më derë në Himarë, evidentohen 235 banesa pa dokumentacion pronësie
Kadastra derë më derë në Himarë, evidentohen 235 banesa pa dokumentacion pronësie
TOP Momenti
Kuzeska: Firma private pagoi lobistë në SHBA për Mickoskin
Kuzeska: Firma private pagoi lobistë në SHBA për Mickoskin
TOP Momenti
Ymeri: Kosova po paguan produkte në treg pa asnjë kontroll
Ymeri: Kosova po paguan produkte në treg pa asnjë kontroll
Lajme

You Might Also Like

Hoxhaj: Sulmi terrorist në Banjskë dëshmoi se Serbia nuk ka hequr dorë nga planet për pushtimin e Kosovës
Lajme

Hoxhaj: Sulmi terrorist në Banjskë dëshmoi se Serbia nuk ka hequr dorë nga planet për pushtimin e Kosovës

September 24, 2026
Ambasada e Francës në Kosovë përkujton Afrim Bunjakun, kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë
Lajme

Ambasada e Francës në Kosovë përkujton Afrim Bunjakun, kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë

September 24, 2026
Dirk Schuebel takon ambasadorin irlandez, diskutojnë integrimin e Kosovës në BE
Lajme

Dirk Schuebel takon ambasadorin irlandez, diskutojnë integrimin e Kosovës në BE

September 24, 2026
Vlora Hyseni merret me një gazetare teksa hyn në Gjykatë: Si kalon me agjentë serbë në dhomat e Rognerit
Lajme

Vlora Hyseni merret me një gazetare teksa hyn në Gjykatë: Si kalon me agjentë serbë në dhomat e Rognerit

September 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?