By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rasti Hyseni ngre pikëpyetje për sigurinë dhe besimin e partnerëve të Shqipërisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rasti Hyseni ngre pikëpyetje për sigurinë dhe besimin e partnerëve të Shqipërisë
Lajme

Rasti Hyseni ngre pikëpyetje për sigurinë dhe besimin e partnerëve të Shqipërisë

Momenti
Published: September 23, 2026

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) në Shqipëri, Vlora Hyseni, do të dalë para gjykatës të enjten si e dyshuar për vepra si, zbulimi i të dhënave sekrete dhe “përkrahja e autorit të krimit”, që sipas ekspertëve të sigurisë, ngrenë pikëpyetje për sigurinë institucionale dhe kombëtare të vendit.

Hyseni u shkarkua të martën nga detyra e shefes së shërbimit sekret të vendit dhe gjykata urdhëroi vendosjen e saj në arrest shtëpiak, nën dyshimin se ka nxjerrë të dhëna të klasifikuara, në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion.

Opozita e ka lidhur çështjen edhe me marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se, nëse do të konfirmohej komprometimi i informacionit të një aleati, mund të rishikohet shkalla e besimit dhe mekanizmat e shkëmbimit të informacionit.

NATO-ja nuk deshi të komentojë për rastin kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Hollësi mbi të dhënat që dyshohet se janë zbuluar nuk janë bërë publike.

Por, sipas burimeve, të dhëna sekrete dyshohet se i janë dorëzuar Ergys Agasit, një prej biznesmenëve të përfshirë në hetimin në lidhje me një rast korrupsioni në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku po hetohen dyshime për veprimtari kriminale dhe manipulim të procedurave të prokurimit publik.

Zyra e Posaçme e Prokurorisë, e njohur si SPAK, e ka hetuar prej kohësh këtë rast.

Shumë zyrtarë shtetërorë dhe biznesmenë janë arrestuar ose po hetohen për keqpërdorim të parave publike në AKSHI.

“Legjitimiteti i SHISH-it si partner i besueshëm, u cenua rëndë”

Ekspertë të sigurisë e cilësojnë çështjen potencialisht serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike të vendit.

Gerti Metani, ekspert për çështje të sigurisë, thotë për REL-in se rreziku në këtë rast është më i lartë për shkak të pozitës së drejtuesit të shërbimit inteligjent, duke pasur parasysh qasjen që gëzon në informacione, burime, metoda operative dhe marrëdhënie të ndjeshme me shërbimet partnere.

Sipas tij, rëndësia e informacionit të klasifikuar lidhet edhe me faktin se ai dyshohet se është ndarë me persona nën hetim, duke u mundësuar atyre të shmangin organet ligjzbatuese.

“Një incident i tillë duhet të trajtohet jo vetëm si çështje individuale penale, por edhe si incident i sigurisë institucionale”, thotë Metani.

Ai nënvizon se në marrëveshjet për informacionin e klasifikuar parashikohen kufizime shumë të qarta: informacioni përdoret për qëllimin për të cilin është dhënë, nuk i transmetohet palëve të treta pa autorizim dhe qasja kufizohet te personat që kanë nivelin përkatës të lejes (certifikatën e sigurisë).

Metani shton se, nëse do të konfirmohej se informacioni i një aleati është komprometuar nga pala shqiptare, pasoja kryesore nuk do të ishte domosdo ndërprerja e menjëhershme e bashkëpunimit.

Më i mundshëm – thekson ai – është një rivlerësim i nivelit të besimit dhe i mekanizmave të shkëmbimit të informacionit: kufizim i përkohshëm i qasjes, ndryshim i kanaleve të komunikimit, rishikim i autorizimeve dhe hetim i plotë i incidentit.

“Vetë NATO e trajton komprometimin e informacionit të klasifikuar si çështje që kërkon raportim dhe hetim për të përcaktuar nëse informacioni është komprometuar dhe çfarë masash korrigjuese duhen marrë. Megjithatë edhe me informacionet e deritanishme të dosjes AKSHI, serioziteti dhe legjitimiteti që SHISH të shihet si partner i besueshëm, është cenuar katërçipërisht”, thekson ai.

Sipas tij, hetimi ndaj ish-shefes së SHISH-it ka vënë në pikëpyetje besimin e partnerëve dhe kërkon masa për të identifikuar dëmin e mundshëm dhe për të parandaluar përsëritjen e një incidenti të tillë.

Kryeministri Edi Rama, duke reaguar nga Nju Jorku, ku ndodhej për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se pret që çdo dyshim i ngritur nga SPAK-u të “hetohet dhe zbardhet deri në fund” përmes një procesi të pavarur gjyqësor.

Ai tha se Hyseni kishte marrë “vlerësime të vazhdueshme” nga agjencitë partnere gjatë drejtimit të SHISH-it, por theksoi se “çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar” dhe se “askush nuk është mbi ligjin”.

Opozita kërkon përgjegjësi politike

Opozita e ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, Edi Rama, për përgjegjësi politike lidhur me masën e sigurisë ndaj Hysenit, duke e cilësuar çështjen si ngjarje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.

Klevis Balliu, nënkryetar i komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, thotë për REL-in se hetimi ndaj drejtueses së SHISH e “ka rrëzuar shtetin”.

“Rasti i Vlora Hysenit faktoi rënien e sigurisë kombëtare dhe, mbi të gjitha, faktoi se sot, fatkeqësisht, ne jetojmë në narkoshtet. Vlora Hyseni, Ergys Agasi dhe Ilir Proda kanë të përbashkët Edi Ramën. Përgjegjësia është edhe individuale, e Ramës, e Agasit dhe e Prodës, dhe politike njëkohësisht, sepse është bërë me një plan politik për interesa monetare dhe elektorale”, thotë Balliu.

Deputeti opozitar demokrat shton se kryeministri Rama “duhet të ishte para drejtësisë ose duhet të jepte dorëheqjen”.

“Sot ka rënë çdo strukturë. Parlamenti i ka ngritur këto çështje. Ne si opozitë kemi kërkuar komision hetimor për AKSHI-n dhe unë e kam pyetur edhe zyrtarisht Vlora Hysenin për lidhjet me Agasin. Këtu ka rënë shteti”, shprehet ai.

Masa e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH ka ndezur debatin politik në komisionet parlamentare.

Opozita thotë se është cenuar siguria kombëtare, ndërsa deputetët e shumicës deklarojnë se vendimi i SPAK-ut dëshmon funksionimin e drejtësisë.

Opozita e ka akuzuar me tone të ashpra edhe presidentin Bajram Begaj, duke kundërshtuar thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe duke theksuar se institucionet shtetërore janë nën ndikimin e pushtetit.

Partia Demokratike, partia më e madhe në opozitë, ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë pasditen e së mërkurës, ku do të vendosë mbi qëndrimin dhe hapat e mëtejshëm për këtë çështje.

Kryeministri Rama, në reagimin e parë për këtë çështje kërkoi zbardhjen e saj, theksoi se “askush nuk është mbi ligjin” dhe e shkarkoi Hysenin.

Nga AKI te SHISH, debati që e shoqëroi Vlora Hysenin

Vlora Hyseni, e cila është me prejardhje nga Kosova, kishte shërbyer si drejtuese e SHISH-it që nga viti 2023.

Më parë, ajo shërbeu si zëvendësdrejtoreshë e inteligjencës në Kosovë, e njohur si AKI.

Analisti politik, Mentor Kikia, thotë se fakti që Hyseni ishte larguar nga një post i lartë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) duhej të ishte marrë më seriozisht në konsideratë gjatë procesit të emërimit të saj në krye të SHISH-it.

Ai kujton se emërimi i saj u shoqërua me debat politik dhe publik në Shqipëri.

“Kjo dëshmon ose një papërgjegjshmëri të autoriteteve shqiptare, Parlamentit, kryeministrit dhe presidentit, ose dyshimet se nga pas ka pasur një lobim të fortë që ka bërë të neglizhohen pengesat për të dërguar zonjën Hyseni në karrigen e kreut të SHISH”, thotë Kikia.

Eksperti i sigurisë Metani thotë se mbetet për t’u sqaruar edhe se çfarë verifikimesh u kryen përpara emërimit të Hysenit në krye të SHISH-it.

“Verifikimi 360 gradë i propozimit të kreut të ministrave, është detyrim kushtetues sepse drejtuesi i SHISH është ndër autoritetet kryesore për mbrojtjen e atdheut”, thotë ai.

Ndërkohë, Kikia thotë se duhet të bëhet dallim mes hetimit penal ndaj Hysenit dhe asaj që, sipas tij, tashmë mund të konsiderohet si një çështje më e gjerë që lidhet me funksionimin e SHISH-it.

Sipas tij, hetimi penal duhet të përcaktojë nëse dhe si janë shkelur ligjet, ndërsa në planin institucional duhet të sqarohet se si informacioni sekret doli nga struktura e inteligjencës dhe për çfarë u përdor.

“Me kaq sa jemi të informuar, mund të themi se shteti ka dëshmuar nivelin më të lartë të inkriminimit që kemi parë deri tani. Këtu është rrëzuar, jo tronditur, besimi i publikut në radhë të parë te shteti i tyre, por edhe ai i partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Kikia.

Hyseni u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtoreshës në AKI më 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës nuk dha hollësi për arsyet e shkarkimit. Në komunikatën e atëhershme, ajo tha se vendimi ishte mbështetur në Ligjin për AKI-në. Në të njëjtën komunikatë përmendej se “zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara” përbënte vepër penale sipas legjislacionit në fuqi.

Më pas, Hyseni u bë këshilltare për sigurinë kombëtare e kryeministrit Edi Rama në shtator 2021. Në vitin 2023, ajo u emërua drejtuese e SHISH-it në Shqipëri. Para dekretimit të saj, opozita shqiptare i kishte kërkuar presidentit Begaj të merrte informacione për arsyet e shkarkimit të saj nga AKI-ja./REL

The post Rasti Hyseni ngre pikëpyetje për sigurinë dhe besimin e partnerëve të Shqipërisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sekretari Rubio: Serbia e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese
Rodri flet për refuzimin e Real Madridit dhe polemikat e derbit: “Gabimet e gjyqtarëve nuk përcaktojnë një kampionat me 38 ndeshje”
Kallas i mbledh përfaqësuesit e rajonit në Nju Jork, Kurti përfaqëson Kosovën, Gjuriq Serbinë, lajmin e jep Mickoski i RMV’së
“Kisha hajdutë në shtëpi, një ka vdekur”, detaje nga vrasja e shqiptarit që hyri të vidhte një banesë në Itali
Gashi për FARK’un: I njoha pas luftës, Ramë Maraj i solli prej Shqipërisë te ‘Slovenia Sport”, ideja e tij ishte me i bo sistem paralel UÇK’së…

LEXO GJITHASHTU

Beqiri: Besojmë 100 për qind se aktgjykimi nuk do të konfirmohet në Apel
Beqiri: Besojmë 100 për qind se aktgjykimi nuk do të konfirmohet në Apel
TOP Momenti
​Kurti kërkon përshpejtimin e procedurave për tunelin Prizren–Tetovë
​Kurti kërkon përshpejtimin e procedurave për tunelin Prizren–Tetovë
TOP Momenti
Esad Çollaku merr titullin “Ambasador i Paqes”, vlerësohet angazhimi i tij për komunitetin shqiptar në Kroaci
Esad Çollaku merr titullin “Ambasador i Paqes”, vlerësohet angazhimi i tij për komunitetin shqiptar në Kroaci
TOP Momenti
​Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik: Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6
​Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën SHBA-Adriatik: Ka ardhur koha që A5 të bëhet A6
TOP Momenti
Prishtina në sytë e gazetarit irlandez: E tashmja e këndshme lind nga jehonat e një të kaluare të errët
Prishtina në sytë e gazetarit irlandez: E tashmja e këndshme lind nga jehonat e një të kaluare të errët
TOP Momenti

You Might Also Like

Çlirim Haziri në natën e tetë të protestës: Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi, durimi ynë po përfundon
Lajme

Çlirim Haziri në natën e tetë të protestës: Mos e ngatërroni qetësinë tonë me dobësi, durimi ynë po përfundon

September 23, 2026
Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty
Lajme

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

September 23, 2026
“Takimi që përcaktoi gjithçka”, Latif Gashi rrëfen momentin kur i kumtua që Ibrahim Rugova nuk e ndalon askë që t’i bashkohet luftës
Lajme

“Takimi që përcaktoi gjithçka”, Latif Gashi rrëfen momentin kur i kumtua që Ibrahim Rugova nuk e ndalon askë që t’i bashkohet luftës

September 23, 2026
E vërteta e qendrave të ndalimit, Latif Gashi në Pressing
Lajme

E vërteta e qendrave të ndalimit, Latif Gashi në Pressing

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?