Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se për herë të parë e njohu FARK-un pas luftës.
Sipas tij Ramë Maraj, një figurë e rëndësishme për çështje të sigurisë në rrethin e Ibrahim Rugovës, kishte marrë disa djem nga Shqipëria që t’i bënin sistem paralel UÇK-së.
Ai tha se ishte takuar me të dhe i kishte kërkuar që ata të përfshihen në UÇK për të marrë statusin e veteranit, sepse ata kishin vullnetin e luftës.
Gashi tha se rrezikohej që në Prishtinë të luftonin shqiptarët në mes vete.
“Ai ka qenë i gatshëm me ardh, por dikush i ka ndalë. Qaty e kam marrë vesh çka është FARKU-U, thash ka shpëtu Prishtina pa me na u hi djemt e tonë me luftu mes vete”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Gashi për FARK’un: I njoha pas luftës, Ramë Maraj i solli prej Shqipërisë te ‘Slovenia Sport”, ideja e tij ishte me i bo sistem paralel UÇK’së… appeared first on Gazeta Express.

