By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush mungon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pse?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush mungon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pse?
Lajme

Kush mungon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pse?

Momenti
Published: September 23, 2026

Xi Jinping, Vladimir Putin, Friedrich Merz, Giorgia Meloni, Mahmoud Abbas: Më shumë se 50 krerë shtetesh dhe qeverish mungojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Arsyet e dhëna ndryshojnë shumë.

Burrështetasit si Donald Trump, Rexhep Tajip Erdogan apo Emmanuel Macron duan të shfrytëzojnë skenën e madhe botërore për të prezantuar qëndrimet e tyre: Në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – ose shkurt UNGA81 – krerët e shteteve dhe qeverive të botës mblidhen në në East River të Nju Jorkut, ku është përqendruar vëmendja globale.

Por ka dhe shumë presidentë e kryeministra që mungojnë këtë vit.

Gjermania: Friedrich Merz

Kancelari Merz në fakt do të donte të ishte shumë më i pranishëm në skenën ndërkombëtare. Por politika e brendshme po i pengon planet e tij në vitin e dytë në detyrë: Tre lande gjermane mbajtën zgjedhje për parlamentet në shtator. Ndërsa Merz si Kancelar dhe udhëheqës i CDU-së, pas humbjeve të mëdha, është nën presion të madh. Në Saksoni-Anhalt dhe Berlin, CDU humbi pushtetin. Ndërsa në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, CDU nuk kaloi as pragun zgjedhor – diçka e paprecedentë në historinë e Republikës Federale. Prandaj, Merz duhet të menaxhojë krizat, kritikat dhe revoltën. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul ka shkuar dhe do të flasë në vend të tij.

Italia: Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Meloni është në një pozicion shumë më të sigurt se Merzi. Megjithatë, ajo ka deklaruar se është e nevojshme që këtë javë të adresojë çështjet e brendshme: Pas samitit të NATO-s në fillim të korrikut, Meloni deklaroi se po kthehej nga disa samite ndërkombëtare dhe kishte një detyrim të adresonte çështje të ndryshme, përfshirë ato në Itali. Ajo bëri të ditur se në OKB do të dërgojë Ministrin e  Jashtëm, Antonio Tajani.

Afrika e Jugut: Cyril Ramaphosa

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa mori pjesë së fundmi në një samit ndërkombëtar: samitin e BRICS në Indi. Ndërsa mungesa e tij nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është për shkak të arsyeve shëndetësore. Ramaphosa është këshilluar nga mjekët të pushojë dhe shërohet, thuhet nga zyra e tij, por pa zbuluar se cilat janë problemet e tij shëndetësore. Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola, do t’i drejtohet gjithashtu OKB-së.

Egjipti: Abdel Fattah al-Sisi

Përveç Afrikës së Jugut as dy vendet e tjera me ekonominë më të madhe të Afrikës nuk do të kenë në OKB presidentët e tyre: Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi do të përfaqësohet nga Kryeministri  Mostafa Madbouly. Zyra e tij nuk dha një arsye për këtë. Në vitet e para në detyrë, duke filluar nga viti 2014, Sisi mori pjesë rregullisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në vitin 2020, eventi u mbajt në internet për shkak të pandemisë COVID-19. Vitin tjetër u zhvillua një takim përmes internetit, ku Sisi kontribuoi me një video-mesazh të regjistruar paraprakisht. Ndërsa kur Asambleja e Përgjithshme u rikthye në takimet me prezencë, Sisi nuk mori pjesë më.

Nigeria: Bola Tinubu

Afrikani i tretë me ndikim që nuk merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë vit është Presidenti nigerian Bola Tinubu. Zëdhënësi i tij citohet në mediat nigeriane të ketë thënë se kombi i Afrikës Perëndimore do të “përfaqësohet plotësisht dhe në mënyrë efektive” nga Zëvendëspresidenti Kashim Shettima. Ndërkohë, Tinubu është me pushime. Që nga fundi i gushtit, ai ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar dhe më vonë udhëtoi për në Francë.

India: Narendra Modi

Kryeministri indian Narendra Modi foli për herë të fundit në podium në Nju Jork në vitin 2021. Që atëherë, demokracia me numrin më të madh të banorëve në botë ka dërguar gjithmonë Ministrin e saj të Jashtëm, Subrahmanyam Jaishankar në OKB. Sipas mediave indiane, Modi ishte madje në listën e folësve të këtij viti. Por nuk ka shkuar atje, e arsyeja për ndryshimin e planeve nuk dihet.

Kina: Xi Jinping

Mungesa e Presidentit Kinez Xi Jinping këtë vit lë shumë hapësirë ​​për interpretim. Ndërsa Nju Jorku po mban “Javën e nivelit të lartë”, Xi Jinping do të udhëtojë përtej Paqësorit në Shtetet e Bashkuara – konkretisht në Uashington, D.C., rreth 300 kilometra më larg, për një vizitë bilaterale shetërore. Është parashikuar edhe një darkë gala në Shtëpinë e Bardhë dhe një paradë ushtarake. Në këtë rast Pekini po i jep përparësi të qartë diplomacisë bilaterale ndaj multilateralizmit të Kombeve të Bashkuara. Xi dhe Trump kanë çështje të shumta mosmarrëveshjeje, të tilla si marrëdhëniet e tyre tregtare, transparenca në lidhje me inteligjencën artificiale dhe situata e sigurisë përreth Tajvanit.

Rusia: Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur në podiumin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pothuajse aq rrallë sa edhe Xi Jinping. Prandaj, nuk është çudi që Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov është planifikuar të flasë përsëri në emër të Federatës Ruse këtë vit. Putin e dekretoi Lavrovin madje me urdhër që të flasë këtë vit, por pa dhënë një arsye.

Territoret palestineze: Mahmoud Abbas

Mahmoud Abbas ka shumë më tepër përvojë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së sesa çdo individ i lartpërmendur. Presidenti i Autoritetit Palestinez, i cili është në detyrë që nga viti 2005, ishte një figurë e përhershme në Asamblenë e Përgjithshme – deri në mandatin e dytë të Donald Trump. Administrata e Trump i mohoi Abbasit një vizë diplomatike vitin e kaluar dhe këtë vit. Amerika në fakt është e detyruar sipas Marrëveshjes së vitit 1947 t’u japë përfaqësuesve të huaj qasje në selinë e OKB-së. Kjo është arsyeja pse Presidenti iranian Massoud Peseshkian lejohet të flasë në Nju Jork, edhe pse SHBA-të bombarduan së fundmi vendin e tij.

Në rastin e palestinezëve, Departamenti i Shtetit i SHBA-së lëshoi ​​së fundmi një deklaratë duke zgjeruar sanksionet “që u mohojnë vizat anëtarëve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Autoritetit Palestinez”. Abbas synon t’u drejtohet krerëve të shteteve dhe qeverive të mbledhur në auditor nëpërmjet një video-mesazhi, siç bëri një vit më parë./DW/

The post Kush mungon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pse? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë për Kosovë
“Në orën 08:30 do takohem me KM”- Mesazhet tjera që Vlora Hyseni i dërgonte Ergys Agasit sa ishte në arrati
Hoxha takon të dërguarën britanike: Folëm për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor e përkushtimin ndaj paqes e stabilitetit në rajon
Singapori dënon me qindra pasagjerët që ndotin transportin publik
Trump takohet me Zelensky: Do të arrihet marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

LEXO GJITHASHTU

Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së për Kuvendin dhe Qeverinë
Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së për Kuvendin dhe Qeverinë
TOP Momenti
Murati kritikon Dhomat e Specializuara: Qasja ndaj pavarësisë së Kosovës është e çuditshme
Murati kritikon Dhomat e Specializuara: Qasja ndaj pavarësisë së Kosovës është e çuditshme
TOP Momenti
Gazetaria dhe sëmundjet kronike jongjitëse, AGK dhe IHS përmbyllin nismën për raportim më cilësor
Gazetaria dhe sëmundjet kronike jongjitëse, AGK dhe IHS përmbyllin nismën për raportim më cilësor
TOP Momenti
Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj
Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj
TOP Momenti
Kurti në Nju Jork ia ritregon kongresmenit amerikan Latimer ofertën e Kosovës për “Bondsteel”-in si bazë të përhershme
Kurti në Nju Jork ia ritregon kongresmenit amerikan Latimer ofertën e Kosovës për “Bondsteel”-in si bazë të përhershme
Lajme

You Might Also Like

Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim
Lajme

Një fëmijë goditet nga vetura në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në Spital për trajtim

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Lajme

Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij

September 23, 2026
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Lajme

Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite

September 23, 2026
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Lajme

Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?