Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se, delegacioni i senatit francez, dhe, grupi i miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor, janë takuar me përfaqësues serbë të shoqërisë civile, si dhe, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.
Në postimin e ambasadës, thuhet edhe se, Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij.
‘’Gjatë vizitës në #Kosovë 🇽🇰 delegacioni i Senatit francez 🇫🇷 dhe i Grupit të Miqësisë Francë–Ballkani Perëndimor u takua me përfaqësues serbë të shoqërisë civile dhe vizitoi manastirin e Graçanicës.
Franca vlerëson diversitetin etnik dhe kulturor të Kosovës dhe rithekson përkushtimin e saj për ruajtjen dhe promovimin e tij, duke respektuar të gjitha komunitetet e vendit’’, thuhet në postimin e ambasadës.
The post Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, ambasada: Kanë takuar përfaqësues serbë të shoqërisë civile appeared first on Gazeta Express.

