Dy gra në Kaçanik dyshohet të jenë dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 21 shtator.
Sipas njoftimit nga Policia, lidhur me rastin janë intervistuar viktimat dhe rasti po hetohet si dhunim.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar e më pas janë dërguar në mbajtje.
“Dhunim-Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur. Lidhur me rastin, viktimat janë intervistuar nga prokurori dhe pas intervistimit i njëjti ka autorizuar të hapet rasti i lartcekur. Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
The post Dyshohet për dhunimin e dy grave në Kaçanik, arrestohen dy burra appeared first on Gazeta Express.

