By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Andoni: Pastërtia e luftës së UÇK-së u konfirmua me gjithë trishtimin për dënimin, por jemi vonë për strategji të përbashkët kombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Andoni: Pastërtia e luftës së UÇK-së u konfirmua me gjithë trishtimin për dënimin, por jemi vonë për strategji të përbashkët kombëtare
Lajme

Andoni: Pastërtia e luftës së UÇK-së u konfirmua me gjithë trishtimin për dënimin, por jemi vonë për strategji të përbashkët kombëtare

Momenti
Published: September 23, 2026

Aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithatë “i dha Kosovës pastërtinë e luftës”, mendon publicisti Ben Andoni.

Ai tha në një intervistë me shkrim për Gazetën Express se për historinë e luftës së UÇK-së tani “detyra mbetet tashmë tek Akademia e Shkencave dhe institucionet e tjera, të cilat duhet të zgjidhin një detyrë kaq të vështirë kombëtare për narracionin”.

“Por amullia që do të krijojë propaganda (e Serbisë), mënyra sesi do të mbrohemi do të tregojë shumë për Kosovën kryesisht në planin e brendshëm”, thotë ai.

Me çfarë po ndodh aktialisht në Kosovë, Andoni e sheh jo të lehtë “procesin e forcimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës, sepse sfidat po i shtohen, kurse niveli politik është në nivele shumë parapolitike”.

“Sfida më e madhe do të jetë e pjekurisë juridike dhe argumenteve që do të gjenerojë mbrojtja për të drejtuar heqjen e dënimeve mbi katër komandantët ose zvogëlimin e dënimit të tyre. Deri më tani ka vetëm zhurmë”, thotë ai.

Dëshmitë e ish-zyrtarëve të rëndësishëm amerikanë “e kanë pastruar krejt UÇK-në”, thotë ai, pavarërisht aktgjykimit dënues. Por, fakti se “një pjesë e akuzës mbështetet në dëshmi të shqiptarëve”, Andoni thotë se flet “shumë më tepër sesa çdo përfaqësues i lartë me tagër që vjen nga jashtë”.

Për një strategji të përbashkët kombëtare për t’iu kundërvënë këtij dënimi dhe ndoshta edhe vetë gjykatës, Andoni thotë se “jemi shumë të vonuar dhe protagonizmi personal i kryeministrave Rama dhe Kurti ka dëmtuar shumë”. Mbështjetjen e munguar, sipas tij, e shpjegojnë “edhe deklaratat e një pjesë të enturazhit politik të Kosovës, si zonja Osmani dhe Gërvalla për të akuzuarit”.

Andoni thotë se Kosova dhe Shqipëria duhej ta kishin hartuar me kohë një strategji, dhe zyrtarët e dy vendeve “duhet ta kishin si detyrim që të mbanin një qëndrim dhe të shpreheshin njësoj”. Por ky bashkëpunim, “ka kohë që nuk është, ndërsa pasojat i pamë dhe në gjyq”, thotë ai.

“Tani është tejet vonë dhe duhet një punë titanike, por edhe pjekuri shumë e madhe juridike, që të ndërtohet një strategji e duhur”.

Për Andonin, mjafton rasti i arrestimit të shefes së Shërbimit Informativ të Shqipërisë, ish-zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Vlora Hyseni, “që të kuptosh se sa larg marrëdhënieve normale janë dy vendet tona”. Ai gjykon se “kur lirohesh nga Kosova nuk mund të gradohesh në Shqipëri dhe anasjelltas”.

Intervista:

Gazeta Express: Çfarë peshe do të kenë konstatimet juridike në shkallë të parë të kësaj gjykate speciale në Hagë për historinë e luftës së UÇK-së për pavarësi?

Andoni: Në fakt, konstatimet juridike dhe arsyetimi i verdiktit i dha Kosovës pastërtinë e luftës dhe unë mendoj se: në trishtimin, i cili pasoi lajmin për shqiptimin e dënimit për katër liderat e UÇK-së, kjo që lidhej me pastërtinë e UÇK-së dhe mungesën e krimeve ndaj njerëzimit ishte shumë e vyer. Kjo luftë që u nis nga populli dhe që i shërbeu popullit të Kosovës dhe jo individëve është e pastër dhe kjo u çertifikua dhe nga ky stad i drejtësisë.

Veçse kakofonia e lloj-lloj individësh që kanë akses publik mund t’i japë Serbisë material që të ngrejë tymnajë kundër luftës së UÇK-së. Qoftë dhe ajo që bëjnë patetikët në prononcime të ndryshme se me këtë rast, me dënimin e katër komandatëve është bërë pis dhe lufta e UÇK-së. Verdikti është shumë i qartë për sa i përket luftës së UÇK-së.

Ndërsa Kosovës i ka dhënë një mësim të madh, që sa janë gjallë njerëzit që e bënë, e përjetuan dhe e pësuan nga kjo luftë, të ndërtojnë një narracion që të jetë sa më i drejtë, real dhe i pranueshëm, duke theksuar dhe nuancimet e saj, duke shtuar edhe ata që u munduan të përfitojnë prej saj. Detyra mbetet tashmë tek Akademia e Shkencave dhe institucionet e tjera, të cilat duhet të zgjidhin një detyrë kaq të vështirë kombëtare për narracionin.

Gazeta Express: Çfarë do të thotë për të ardhmen e Kosovës ky aktgjykim dënues, përtej fatit individual të katër ish drejtuesve të UÇK-së?

Andoni: Shikoni! Krejt ndryshe nga ajo që thuhet, procesi dhe fati i katër komandantëve nuk ka pasur atë qasje që do të donim shumë të kishte. Mediat kryesore të botës kanë qenë shumë të rezervuara dhe përveç ditëve të pakta kushtuar për të, nuk më duket se i kanë kushtuar shumë vëmendje këtij aktgjykimi. Ky është lajm jo i mirë, pasi fati i Kosovës nuk është më në ballinat e lajmeve, por njëkohësisht edhe lajm i mirë, pasi Kosova trajtohet si shtet gati normal. Por amullia që do të krijojë propaganda, mënyra sesi do të mbrohemi do të tregojë shumë për Kosovën kryesisht në planin e brendshëm, kurse mënyra sesi do të mbrohemi jashtë (shpresoj të heqim patetizmin e frikshëm) do ta kushtëzojë shumë Kosovën për marrëdhëniet dhe nisjen e dialogut me Serbinë, i cili tani është krejt i bllokuar. Megjithatë me gjërat që po ndodhin nuk e shikoj më aq të lehtë procesin e forcimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës, sepse sfidat po i shtohen, kurse niveli politik është në nivele shumë parapolitike.

Gazeta Express: Sa i rrezikshëm për vendin mund të jetë krijimi i një narracioni të dytë për UÇK-në dhe luftën e Kosovës, nëse verdikti përfundimtar do të jetë dënues?

Andoni: Nuk besoj se gjykatat e tjera do të merren me luftën e UÇK-së, pasi ajo ishte institucion mbrojtjeje dhe ndërkohë që pati në krah vetë NATO-n. Nëse kjo e fundit nuk do t’u gjendej luftëtarëve me sulmin e vazhdueshëm ajror do të kishte qenë krejt e vështirë, mbijetesa. Në këtë rast, narracionin e dytë më duket se po e ngrenë shumë të tjerë në Kosovë që nuk flasin hapur për të gjitha problematikat e individëve, por edhe vrasjet e shumta në Kosovë që janë ende pa autorë. Sfida më e madhe do të jetë e pjekurisë juridike dhe argumenteve që do të gjenerojë mbrojtja për të drejtuar heqjen e dënimeve mbi katër komandantët ose zvogëlimin e dënimit të tyre. Deri më tani ka vetëm zhurmë.

Gazeta Express: Pse u dukën aq të parëndësishme në përmbledhjen e aktgjykimit dëshmitë e zyrtarëve të rëndësishëm amerikanë në mbrojtje të ish-liderëve të UÇK-së?

Andoni: Nuk ishin të parëndësishme, por nuk ishin të sinkronizuara me atë që flitet në Kosovë dhe ju e dini që lidhet me atë që e artikulojnë të gjithë për vrasjet dhe përgjegjësitë në Kosovë. Por ishte pikërisht fjala e këtyre zyrtarëve që e ka pastruar krejt UÇK-në dhe kjo është ndihma më e madhe e tyre. Të mos harrojmë se edhe falë punës së tyre, Kosova është e pavarur dhe për më tepër ajo që ata artikuluan për zinxhirin komandues ishte tejet ndihmuese për strategjinë e mbrojtjes. Të mendosh se Akuza kërkoi gati gjysmë shekulli dënim për seicilin. Kam përshtypjen se fati i njerëzve të UÇK-së dihej me kohë dhe madje edhe masa e dënimit, sepse një gjyq që vazhdon aq gjatë, patjetër duhet të prodhojë një përgjigje për akuzën. Të mendosh se një pjesë e akuzës mbështetet në dëshmi të shqiptarëve, besoj se thotë shumë më tepër sesa çdo përfaqësues i lartë me tagër që vjen nga jashtë.

Gazeta Express: Në Kosovë por edhe në Shqipëri po flasin për një strategji të përbashkët kombëtare të nevojshme për t’iu kundërvënë këtij dënimi, dhe ndoshta edhe vetë gjykatës. Çfarë mendoni ju?

Andoni: Jemi shumë të vonuar dhe protagonizmi personal i kryeministrave Rama dhe Kurti ka dëmtuar shumë. Kur shton dhe deklaratat e një pjesë të enturazhit politik të Kosovës, si zonja Osmani dhe Gërvalla për të akuzuarit, atëherë e kupton sesa e vështirë është mbështetja. Nga mbrojtja e katër komandantëve të Kosovës është thënë se krahasuar me rastin e Kroacisë, ndihma për të akuzuarit nga shteti i Kosovës ka munguar. Me pak fjalë, po të njohësh dhe ecurinë e mbrojtjes, që për gjyqin u fol intensivisht vetëm në javët e fundit, ndërkohë që strategjia duhej hartuar me kohë dhe zyrtarët e dy vendeve duhet ta kishin si detyrim që të mbanin një qëndrim dhe të shpreheshin njësoj. Por ky bashkëpunim ka kohë që nuk është, ndërsa pasojat i pamë dhe në gjyq. Tani është tejet vonë dhe duhet një punë titanike, por edhe pjekuri shumë e madhe juridike, që të ndërtohet një strategji e duhur. Sepse nuk mjafton që ajo të jetë vetëm në gjyq, por me të gjithë, një bazë dhe superstrukturë të gjithë dy shteteve për ta përballur. Në kushtet ku jetojmë, mllefet që kanë shumë njerëz në Kosovë ndaj tyre dhe fatin e të humburve është shumë e vështirë të bëhet.

Gazeta Express: Në fund, dua t’ju pyes edhe për shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni, për të cilën Prokuroria e Posaçme urdhëroi arrest shtëpiak. Si e patë këtë lajm dhe cili mund të jetë roli i saj sipas asaj që dyshon organi i akuzës? Cili është vlerësimi juaj për të si shefe e SHISH-it dhe për të kaluarën e saj në AKI-në e Kosovës?

Andoni: Është nga lajmet më të rënda për çdo qytetar, qoftë shqiptar të Shqipërisë por edhe të Kosovës. Kur një zyrtare si zonja Hyseni me këtë gradë si drejtuese e Shërbimit Informativ vendoset në arrest me këto dyshime të akuzës, kupton se shtetet tona kanë dobësi të jashtëzakonshme, kurse krimi dhe e keqja kanë kapur shumë segmente. Pa e paragjykuar fatin e zonjës dhe, duke menduar prezumimin e pafajësisë për të, lajmi e ka trandur Shqipërinë. Kjo e fundit duhet të mësonte nga Kosova që e liroi nga detyra dhe jo t’i jepte mundësi të tjera. Të mjafton ky fakt, që të kuptosh se sa larg marrëdhënieve normale janë dy vendet tona. Kurse lidhur me pyetjen për rëndësinë e shefes së institucionit, thjesht kur mendon që me këtë nivel krimi dhe korrupsioni që ka vendi, kam humbur çdo besim tek ky institucion dhe normalisht dhe tek puna e zonjës për informacionet. Kurse për të kaluarën e saj e njoh pak, përveç medias, por gjykoj se kur lirohesh nga Kosova nuk mund të gradohesh në Shqipëri dhe anasjelltas.

The post Andoni: Pastërtia e luftës së UÇK-së u konfirmua me gjithë trishtimin për dënimin, por jemi vonë për strategji të përbashkët kombëtare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Cakolli: Si do të ishte jeta jonë nëse themeluesit e UÇK do e zgjidhnin rrugën më të sigurt për ta para 30 vitesh
Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin që iu bë Mlladiqit: Fyerje ndaj viktimave
Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales
E lavdëroi kriminelin e luftës, nesër votohet shkarkimi i Mandiqit në Parlamentin e Malit të Zi
Protestat dhe bashkimi me Shqipërinë, Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze

LEXO GJITHASHTU

Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike
Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike
TOP Momenti
Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era
Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era
TOP Momenti
36-vjeçari u hodh nga pallati në Tiranë, ne pranga babai i ish-bashkëjetueses së tij
36-vjeçari u hodh nga pallati në Tiranë, ne pranga babai i ish-bashkëjetueses së tij
Lajme
Ilir Kulla: Vlora Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se do të arrestohej vetë
Ilir Kulla: Vlora Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se do të arrestohej vetë
Lajme
Policia me kontrolle të përforcuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit, regjistrohen 75 shkelje
Policia me kontrolle të përforcuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit, regjistrohen 75 shkelje
TOP Momenti

You Might Also Like

Çfarë informacionesh sekrete dyshohet se i dha Vlora Hyseni Agasit?
Lajme

Çfarë informacionesh sekrete dyshohet se i dha Vlora Hyseni Agasit?

September 23, 2026
Zelensky paralajmëron: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë
Lajme

Zelensky paralajmëron: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë

September 23, 2026
Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
Lajme

Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh

September 23, 2026
Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit
Lajme

Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?