Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në New York është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.
Kurti ka thënë se në takim kanë diskutuar për trevjetorin e agresionit të Serbisë dhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai ka kërkuar që Milan Radoiçiq dhe anëtarët e tjerë të grupit të përballen me drejtësinë në Kosovë.
Sipas Kurtit, në takim është diskutuar edhe aktgjykimi i shkallës së parë i Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të cilin ai ka shprehur shqetësim të thellë, duke e cilësuar qasjen e gjykatës si monoetnike dhe vendimin e dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të gabuara dhe të padrejta.
Ai ka theksuar se procesi ligjor nuk ka përfunduar dhe se Kosova do të angazhohet për korrigjimin e vendimit në apel.
Kurti gjithashtu i ka kërkuar BE-së mbështetje aktive për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, të dorëzuar më 15 dhjetor 2022, si dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat. /Gazeta Express
Today in New York, I met with EU High Representative Kaja Kallas.
We discussed the third anniversary of Serbia’s aggression and the terrorist attack in Banjska, where Kosova Police Sergeant Afrim Bunjaku was killed. Milan Radoicic and the other members of the terrorist group… pic.twitter.com/q9RuJqBKDN
— Albin Kurti (@albinkurti) September 22, 2026
The post Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë appeared first on Gazeta Express.

