By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales
TOP Momenti

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales

Momenti
Published: September 22, 2026

Përmes një memorandumi, kjo Qendër ka kërkuar po ashtu nga drejtuesit e partive politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të arrijnë konsensus për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kërkesat vijnë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas njoftimit zyrtar të Dhomave të Specializuara, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet.

Kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, në një konferencë për media tha se, sipas tij, vendimi cenon rendin kushtetues dhe pavarësinë e Kosovës, ndërsa bëri thirrje për mobilizim institucional.

“Një vendim që rrënon kushtetutën e Kosovës, duke cenuar rëndë parimin kushtetutës, duke cenuar pavarësinë e Kosovës, duke hapur rrugë për të nxitur të gjithë ato qarqe luftë nxitëse në këtë pjesë të Ballkanit, mobilizimi i gjithanshëm është një domosdoshmëri e kohës.. Ne kemi bërë një memorandum që në përputhje me kompetencat kushtetuese, që janë të përkufizuara se në çfarë rrethanash mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ne kërkojmë nga institucionet prej presidencës, qeverisë, partive politike e deputetëve të kuvendit, që të mobilizohen sepse çdo vonesë do na kushtojë shumë”, tha ai.

Mahmuti tha se çështja, sipas tij, shkon përtej fatit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këtu është në pyetje ekzistenca e shtetit të Kosovës, jo vetëm fati i atyre të katërve por edhe fati i gjeneratave të ardhshme. Kur themi që vendimi është në dorën e atyre që dëshirojnë të nxisin luftëra në këtë pjesë të Ballkanit, kemi për bazë pikërisht këtë. Me të drejtën ndërkombëtare ato pavarësi të shteteve që janë realizuar me mosrespektimin e konventave ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, ato pavarësi ç behën, nuk njihen”, tha ai.

Memorandumi i Qendrës u prezantua nga anëtarja e kryesisë, Alketa Gashi.

Në të kërkohet që Haxhiu, në konsultim me Kurtin dhe duke iu referuar nenit 131 të Kushtetutës, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.

“Kërkojmë nga kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu që në konsultim me kryeministrin Albin Kurti dhe në përputhje me nenin 131 të Kushtetutës të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Kërkojmë nga drejtuesit e partive politike dhe deputetët që të gjejnë konsensusin e domosdoshëm për ç ‘bërjen e Dhomave të Specializuara dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm.. Përkundër faktit që neni 162 i Kushtetutës përkufizon në mënyrë të qartë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, trupi gjykues morën vendim në kundërshtim të plotë me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës.. Trupi gjykues do të përpiqet t’i ekspozojë si fakte mijëra faqe të rasteve të fabrikuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë, për të krijuar opinionin se pavarësia e Kosovës është realizuar përmes vrasjeve sistematike, arrestimeve, ndalimeve, trajtimeve çnjerëzore dhe formave të tjera të dhunës”, tha ajo.

Qendra, përmes memorandumit, bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve politike dhe për një mobilizim të përbashkët.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë, ndërsa i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.

You Might Also Like

Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza
Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
Gashi në takim me Hilal: Forcimi i bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve
Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan

LEXO GJITHASHTU

Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë
Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë
Lajme
Reuters raporton për urdhrin e SPAK që Vlora Hyseni të vihet në arrest shtëpiak, përmendet që është nga Kosova
Reuters raporton për urdhrin e SPAK që Vlora Hyseni të vihet në arrest shtëpiak, përmendet që është nga Kosova
Lajme
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
Lajme
Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan
Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan
Lajme
Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
Lajme

You Might Also Like

Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
TOP Momenti

Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë

September 22, 2026
Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it
TOP Momenti

Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it

September 22, 2026
Arsenali shpërblen Artetën me kontratë të jashtëzakonshme dhe pagë rekord
TOP Momenti

Arsenali shpërblen Artetën me kontratë të jashtëzakonshme dhe pagë rekord

September 22, 2026
Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez
TOP Momenti

Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?