By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dënimi i ish-krerëve të UÇK’së, Mustafa: Fati i tyre të trajtohet në bashkëpunim me SHBA e BE, bëhet fjalë për historinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dënimi i ish-krerëve të UÇK’së, Mustafa: Fati i tyre të trajtohet në bashkëpunim me SHBA e BE, bëhet fjalë për historinë e Kosovës
Lajme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK’së, Mustafa: Fati i tyre të trajtohet në bashkëpunim me SHBA e BE, bëhet fjalë për historinë e Kosovës

Momenti
Published: September 22, 2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se themelimi i tyre ishte rezultat i akuzave të ngritura në raportin e Dick Martyt dhe dokumentet e Këshillit të Evropës.

Pas vendimit të 16 shtatorit ku Gjykata Speciale iu shqiptoi 81 vite burgim 4-shes në Hage, ndaj Hashim Thaçit 25 vite burgim, Jakup Krasniqit 25 vite burgim, Kadri Veselit 18 vite burgim dhe ndaj Rexhep Selimit 13 vite burgim, reagime të shumta pati në publik si nga fytyrat publike, por edhe nga qytetarë të shumtë.

Në një prononcim për lajmi.net, ish-kryeministri Isa Mustafa ka rikujtuar rrethanat në të cilat Kosova vendosi të themelonte Dhomat e Specializuara, duke theksuar se institucionet kosovare, sipas tij, kishin zgjedhur përballjen me drejtësinë ndërkombëtare duke pasur besim në sistemet juridike perëndimore.

Mustafa është ndalur veçanërisht te akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat i konsideron ndër arsyet kryesore që çuan në krijimin e kësaj gjykate. Ai ka thënë se Kosova mund të mos e themelonte atë, por se në atë periudhë kishte marrë paralajmërime nga partnerët strategjikë se, në një rast të tillë, një mekanizëm i tillë do të mund të krijohej nga Kombet e Bashkuara.

“Dhomat e Specializuara në Hagë janë themeluar si pasojë e akuzave morbide për trafikim të organeve njerëzore, të përmbajtura në raportin e Dick Martit dhe dokumentin e Këshillit të Evropës. Kosova e bindur se nuk qëndron as njëra as tjetra e ka pranuar sfidën e përballjes me drejtësinë ndërkombëtare. Do të mund të mos e themelonte Gjykatën speciale, por në atë kohë Kosovës iu tërhoq vërejtja nga partnerët e saj strategjik, se nëse ajo nuk e themelon këtë gjykatë, atëherë do ta themelojnë Kombet e Bashkuara”, tha Mustafa për lajmi.net

Sipas Mustafës, vendimi për themelimin e Dhomave të Specializuara duhet parë në kontekstin e rrethanave të asaj kohe dhe të besimit që Kosova kishte në drejtësinë ndërkombëtare perëndimore.

“Vendimi i Kosovës ka qenë i përgjegjshëm dhe madhor , sepse kishte besim në drejtësinë perëndimore dhe jo në drejtësinë që Rusia, Kina etj do ta ndanin për pjesëtarët e UÇK-së. Është e nevojshme që edhe tani të sillemi në nivelin e përgjegjësisë në kontekstin e rrethanave dhe motiveve që shkaktuan themelimin e saj. Të vlerësojmë se kanë rënë poshtë akuzat për trafikim të organeve njerëzore dhe ato për krime kundër njerëzimit, që qëndronin si damkë e zezë për Kosovën dhe UÇK-në”, tregoi ai.

Ai gjithashtu ka deklaruar se, në rrethanat aktuale, çështja e Dhomave të Specializuara duhet të trajtohet në mënyrë juridike dhe politike, pa u udhëhequr nga emocionet. Në këtë kuadër, Mustafa ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë të institucioneve të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çështja e Dhomave të Specializuara meriton trajtim joemocional, juridik dhe politik. Fati i tyre duhet të trajtohet dhe të zgjidhet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së dhe SHBA-ve. Njerëzit që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e tani të gjykuar në Hagë nuk mund të shndërrohen në peng të veprimeve të pakoordinuara në Kosovë, apo të mungesës së vullnetit për ti dhënë udhë drejtësisë”, tha ish-kryeministri i Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e deklarimit të tij lidhet me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mustafa ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke argumentuar se institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për atë që ai e përshkruan si ndriçim të drejtësisë dhe mbrojtje të së vërtetës rreth luftës së UÇK-së.

“Konsideroj se aktualisht Kosova nuk ka çështje më të rëndësishme dhe më të madhe sesa betejën për të argumentuar se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë, se drejtuesit e saj, z. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqu, Rexhep. Selimi, padrejtësisht trajtohen si ndërmarrje e përbashkët kriminale. Prandaj do duhej të kapërcehen situatat dhe çështjet që janë larg më të vogla se këto, jo të pa rëndësishme, siç janë se a u konstituua Kuvendi në kohë apo jashtë kohe, por të mblidhen institucionet, të veprojnë me sinergji dhe të punojnë për ndriçimin e drejtësisë. Sepse këtu nuk është në pyetje fati i katër luftëtarëve të lirisë, të cilët e kishin lidhur fatin e tyre të vdesin për Kosovën, por është në pyetje fati i historisë së Kosovës dhe drejtësisë në të cilën ajo ka besuar”, tha ai.

Mustafa ka bërë thirrje që subjektet politike në Kosovë të bashkohen rreth kësaj çështjeje dhe të përdorin kapacitetet juridike e institucionale vendore, por edhe ekspertizën ndërkombëtare. Ai ka kërkuar gjithashtu që Qeveria të sigurojë mbështetjen e nevojshme financiare për këtë angazhim.

Në fund, Mustafa u është referuar edhe protestave dhe reagimeve të qytetarëve, duke kërkuar që institucionet ta marrin parasysh zërin e tyre dhe të veprojnë në mënyrë të koordinuar.

“Subjektet politike të bëhen bashkë në këtë çështje, të shfrytëzojnë tërë kompetencën e brendshme të dijes juridike dhe institucionale si dhe atë ndërkombëtare me përkrahje të nevojshme financiare të qeverisë. Ta dëgjojnë zërin e mijëra qytetarëve që këto ditë po e shprehin qëndrimin e tyre”, tha ai.

Kujtojmë se, Gjykata Speciale në Hagë i gjeti fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së për katër nga dhjetë pikat e aktakuzës, ato që kishin të bëjnë me krime lufte, ndërsa akuzat për krime kundër njerëzimit u rrëzuan.

Isa Mustafa ishte i pranishëm në Kuvendin e Kosovës kur u votua Gjykata Speciale më 3 gusht 2015, duke mbajtur pozitën zyrtare të Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ishte kryeministri Mustafa ai që prezantoi dhe arsyetoi para deputetëve amendamentin kushtetues numër 24, i cili i hapi rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Mustafa u bëri thirrje publike deputetëve që ta votonin këtë ndryshim, duke argumentuar se Kosova duhet të përmbushte këtë detyrim ndërkombëtar për të shmangur ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

The post Dënimi i ish-krerëve të UÇK’së, Mustafa: Fati i tyre të trajtohet në bashkëpunim me SHBA e BE, bëhet fjalë për historinë e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan
Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit
Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

LEXO GJITHASHTU

Gashi në takim me Hilal: Forcimi i bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve
Gashi në takim me Hilal: Forcimi i bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve
TOP Momenti
Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
TOP Momenti
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
TOP Momenti
Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
TOP Momenti
Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it
Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it
TOP Momenti

You Might Also Like

Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në
Lajme

Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në

September 22, 2026
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami – ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
Lajme

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami – ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë

September 22, 2026
Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Lajme

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën

September 22, 2026
Agjencia italiane ANSA raporton se Shqipëria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin
Lajme

Agjencia italiane ANSA raporton se Shqipëria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?