By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin
TOP Momenti

​Kërkesat e PDK-së në Kushtetuese, tërheqja nuk e ndal domosdoshmërisht shqyrtimin

Momenti
Published: September 22, 2026

Tërheqja e mundshme e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, nuk do të thotë domosdoshmërisht se rasti përfundon.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka deklaruar për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese mund ta vazhdojë shqyrtimin e një rasti edhe nëse pala që e ka parashtruar kërkesën vendos të tërhiqet.

Deklarata vjen pasi PDK-ja ka bërë të ditur se është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta mbështesë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, pas dënimit të ish krerëve të UÇK-së, raporton KosovaPress.

“Tërheqja e kërkesës nuk ndalon Gjykatën Kushtetuese që të marrë vendimin për rastin që është parashtruar tashmë. Gjykata Kushtetuese, sipas ligjit dhe Rregullores së Punës, e ka një dispozitë që thotë që, pavarësisht nëse pala tërhiqet nga parashtrimi ose pas parashtrimit të kërkesës, gjyqtarët e Gjykatës e kanë të drejtën ta vazhdojnë rastin deri në fund. Besoj se ata e kanë mundësinë që ta trajtojnë situatën e konstituimit të Kuvendit në formën që ndodhi para ca javësh”, deklaroi ai.

Ndërkaq, avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se çështjet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe respektimin e afateve kushtetuese janë me interes publik dhe duhet të sqarohen nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, edhe nëse ka tërheqje të kërkesës nga iniciuesit, është e domosdoshme të ketë interpretim për pasojën juridike të tejkalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit dhe konstituimin e Kuvendit pa njërin prej nënkryetarëve.

“Çështjet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ditur a kemi Kuvend të konstituar, në mungesë aktualisht të njërës prej nënkryetarëve. Mirëpo, mbi të gjitha, në radhë të parë, çështja e respektimit të afateve, siç parashihet në aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar nenin 66, paragrafin 1 të Kushtetutës. Prandaj vlerësoj që, megjithatë, i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë çështjen e interesit publik. Mendoj se këto janë me interes dhe Gjykata Kushtetuese duhet t’i sqarojë këto rrethana, në mënyrë që të ardhmen të mos vijmë në situata të ballafaqimit”, tha Bajraktari.

Partia Demokratike e Kosovës më 14 dhe 15 shtator ka dorëzuar dy kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestoi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Përkitazi me këtë, Kushtetuesja ka pranuar komentet e palëve të përfshira në këtë çështje. Në këtë institucion kanë thënë për KosovaPress se, brenda afatit të përcaktuar, komentet janë dorëzuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, dhe Grupi Parlamentar Multietnik./KP/

You Might Also Like

Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it
Arsenali shpërblen Artetën me kontratë të jashtëzakonshme dhe pagë rekord

LEXO GJITHASHTU

Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
Lajme
“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit
“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit
Lajme
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit
Lajme
Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara
Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara
Lajme
Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në
Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në
Lajme

You Might Also Like

Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez
TOP Momenti

Dogana e Maqedonisë ia konfiskon 200 mijë euro shtetasit hungarez

September 22, 2026
Mbrojtja e katërshes së UÇK-së nis procedurat për apelim të vendimit
TOP Momenti

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së nis procedurat për apelim të vendimit

September 22, 2026
Leximi përmes lojës, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon lektyrat shkollore për nxënësit e klasave të shtata
TOP Momenti

Leximi përmes lojës, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon lektyrat shkollore për nxënësit e klasave të shtata

September 22, 2026
​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales
TOP Momenti

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon gjendje të jashtëzakonshme dhe zhbërjen e Speciales

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?