By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi
Lajme

“Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi

Momenti
Published: September 22, 2026

Institucionet kosovare janë kthyer për kërkime në fshatin Kozhle, në zonën e Novi Pazarit, në Serbi, ku dyshohet për mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ky është viti i tretë që ky vend – ku dyshohet për mbetje mortore në një thellësi prej 15 metrash nga sipërfaqja e tokës, në një zonë të shfrytëzuar për deponi të mbeturinave – është pjesë e agjendës së kërkimeve, thotë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Kosovës.

“Do të vazhdojnë gërmimet, pa një informacion të saktë për lokacionin. Kjo i bie që ne, si institucion, si delegacion, sigurisht që nuk mund t’i themi jo asnjë gërmimi në territorin e Serbisë, por megjithatë do të jemi shumë të kujdesshëm në kuptim të menaxhimit të pritshmërive”, shprehet Gara në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Aktualisht janë identifikuar tri pika për vlerësim në terren, bazuar edhe në pamje satelitore, pohon Gara, duke theksuar se këto pamje nuk mbulojnë periudhën më të rëndësishme.

“Nuk e dimë se si ishte gjendja në prill dhe maj 1999, kur ndodhi zbatimi i urdhrit ose strategjisë zyrtare të Beogradit ‘S’ka trup – s’ka krim’, kur ndodhi pastaj edhe bartja kufomave nga lokacioni ose nga vendi i masakrës, ose në lokacione të ndryshme në territorin e Serbisë”, thotë ai.

Identifikimi i viktimave nga varrezat masive në Zubin Potok

Ndërkohë, në Kosovë po vazhdon procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të gjetura gjatë verës së sivjetme në tri varreza masive në fshatrat Kalludër e Vogël dhe Jabukë, në komunën veriore të Zubin Potokut.

Sipas autoriteteve, pas konfirmimit të tri viktimave të para – Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut – po vazhdon puna edhe për identifikimin e njëzet të tjerave.

Gara thotë se rezultatet për pjesën tjetër të mbetjeve mortore do të varen nga procesi laboratorik dhe mund të kërkojnë më shumë kohë.

“Afatet optimale që kemi prezantuar kanë qenë katër deri në gjashtë javë nga dërgimi i mostrave. Megjithatë, përvoja tregon që duhet më shumë kohë”, thotë Gara në intervistën për REL-in.

Procesi i identifikimit të mbetjeve të tjera tashmë është në duart e laboratorit që kryen analizat e ADN-së, në Hagë të Holandës.

“Çështja ka kaluar në pjesën e laboratorit të ADN-së, përkatësisht në Komisionin Ndërkombëtar [për Persona të Zhdukur]”, tregon Gara.

Ai thotë se mostrat u dërguan në fillim të shtatorit, pasi ekspertët mjekoligjorë përfunduan ekzaminimet e nevojshme.

Sipas Garës, pas marrjes së rezultateve të ADN-së, Instituti për Mjekësi Ligjore i Kosovës duhet të përfundojë edhe procedurat e konfirmimit të identitetit dhe dokumentacionit përkatës.

“Janë dokumente, disa prej të cilave duhet t’i dorëzohen familjeve, dhe pjesa tjetër pastaj do të dorëzohet tek institucionet përkatëse”, sqaron ai.

Varrezat në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë u konfirmuan pas një procesi hetimor disamujor të kryer nga institucionet e Kosovës, thotë Gara.

Sipas tij, deri tek konfirmimi i lokacioneve të sakta të varrezave masive ndihmuan hetuesit e Policisë së Kosovës për krime lufte, përmes “shqyrtimit të detajuar të të gjitha të dhënave, punës në terren dhe komunikimit me dëshmitarët e mundshëm”.

“Të paktën 11 varreza masive në territorin e Serbisë”

Në intervistën për REL-in, Gara pohon se rajoni i Rashkës, në Serbi, mbetet një nga zonat me interes për kërkimet e ardhshme.

Institucionet e Kosovës po kërkojnë nga Serbia të vërë në dispozicion një listë me 16 varreza masive, e cila ishte bërë publike në vitin 2001, tregon ai.

“Deri më tani, kemi pesë varre masive të konfirmuara, pra Batajnicën, Petrovo Sellon, Peruçacin, Rudnicën dhe Kizhevakun”, thotë Gara.

Sipas tij, në këto pesë lokacione janë gjetur më shumë se 950 viktima të luftës në Kosovë.

“Në qoftë se këto pesë varre masive janë pjesë e kësaj liste, atëherë i bie që janë të paktën 11 varreza masive në territorin e Serbisë”, shprehet Gara.

Ai përmend edhe lokacione të tjera, ku institucionet e Kosovës kërkojnë qasje, ose rikthim për gërmime, përfshirë Batajnicën, Peruçacin dhe zonën e Shtavalit.

Sipas Garës, presioni dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë kanë pasur rol në identifikimin dhe hapjen e lokacioneve të kërkimit në Serbi.

Ai përmend pamjet satelitore, të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, që sipas tij tregojnë për një bashkëpunim thelbësor me ta.

Gara thotë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë rritjen e presionit ndaj institucioneve të Serbisë për të ofruar të dhëna nga arkivat dhe për të lejuar gërmimet në territorin e saj.

Kërkimet në Kosovë

Në territorin e Kosovës, sipas Garës, aktualisht po gërmohet për një të zhdukur në komunën e Skenderajt.

Ai bën të ditur se në ditët në vijim do të nisin gërmimet edhe në varrezat e qytetit në Mitrovicë të Veriut, ashtu sikurse në rajonin e Prizrenit, Gjakovës, dhe Pejës.

Varrezat e qyteteve të mëdha janë veçanërisht sfiduese, pasi gjatë dhe pas luftës ato dyshohet se janë përdorur edhe për fshehjen e trupave, thotë Gara.

“Çdo gërmim, sigurisht që mund të hasë në eshtra, por jo gjithsesi që ndërlidhen me rastet e viktimave të luftës”, sqaron ai./REL/

The post “Janë të paktën 11 varreza masive”: Kosova synon gërmime të reja në Serbi appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes
“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit
Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara
Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në

LEXO GJITHASHTU

Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
TOP Momenti
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
TOP Momenti
Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
Lirohet nga autoritetet kroate Bajram Bajrami, ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
TOP Momenti
Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it
Rama paralajmëron shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit nga kreu i SHISH-it
TOP Momenti
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami – ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami – ishte ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë
Lajme

You Might Also Like

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën
Lajme

Zhdukja misterioze e Bleona Matës, ku është ajo? Avokati i familjes sqaron të vërtetën

September 22, 2026
Agjencia italiane ANSA raporton se Shqipëria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin
Lajme

Agjencia italiane ANSA raporton se Shqipëria ka lëshuar urdhërarrest për Vlora Hysenin

September 22, 2026
SHBA zgjeron bazat në Grenlandë, Narsarsuaq dhe Mestersvig bëhen qendra të reja me prani amerikane
Lajme

SHBA zgjeron bazat në Grenlandë, Narsarsuaq dhe Mestersvig bëhen qendra të reja me prani amerikane

September 22, 2026
Veteranët me vendim për protesta në të gjithë Kosovën përveç Prishtinës: Përkrahim secilin organizim paqësor
Lajme

Veteranët me vendim për protesta në të gjithë Kosovën përveç Prishtinës: Përkrahim secilin organizim paqësor

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?