Telegrafi shpall konkurs për plotësimin e dy pozitave në ekipin editorial të Diasporës:
- Redaktor Përgjegjës për edicionin e diasporës
- Gazetar/e për edicionin e diasporës
Pozitat janë të dedikuara për mbulimin, trajtimin dhe raportimin e lajmeve dhe zhvillimeve që lidhen me komunitetin shqiptar në diasporë, me fokus aktual në Zvicër dhe me synim zgjerimin e mëtejmë të edicionit të Diasporës.
Të dy pozitat do të jenë të bazuara në Redaksinë e Telegrafit në Prishtinë, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin dhe zyrën e Telegrafit në Zvicër.
Përzgjedhja për pozitat do të bëhet në bazë të përvojës, aftësive profesionale dhe profilit të kandidatëve.
Redaktor Përgjegjës për Diasporë
Redaktori Përgjegjës do të ketë rol aktiv editorial dhe gazetaresk. Përveç menaxhimit të përmbajtjes dhe ballinës së edicionit të Diasporës, ai/ajo do të angazhohet drejtpërdrejt në mbulimin, trajtimin dhe përkthimin e temave relevante.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i përditshëm editorial i edicionit të Diasporës;
- Menaxhimi dhe organizimi i ballinës së edicionit të Diasporës;
- Përcaktimi dhe prioritizimi i temave kryesore për publikim;
- Koordinimi editorial ndërmjet ekipit në Prishtinë dhe atij në Zvicër;
- Redaktimi dhe kontrolli i përmbajtjeve para publikimit;
- Mbulimi dhe trajtimi i drejtpërdrejtë i lajmeve dhe temave nga diaspora;
- Koordinimi dhe realizimi i video-intervistave në terren, në hapësirat e zyrave dhe në lokacione të tjera, sipas temave dhe nevojave editoriale;
- Pjesëmarrja aktive në realizimin e përmbajtjeve video dhe formateve të veçanta për edicionin e Diasporës.
- Përkthimi dhe përshtatja e lajmeve nga burimet relevante, veçanërisht nga mediat dhe institucionet zvicerane;
- Identifikimi i temave me interes për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe në vende të tjera të diasporës;
- Ndjekja e zhvillimeve në aktualitet, ekonomi, institucione, komunitet, kulturë dhe çështje sociale;
- Koordinimi i mbulimit të ngjarjeve, intervistave dhe temave të veçanta;
- Kontributi në zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejmë të edicionit të Diasporës.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Përvojë relevante në gazetari dhe/ose redaktim;
- Aftësi shumë të mira në shkrim dhe redaktim në gjuhën shqipe;
- Njohuri të mira të gjuhës gjermane;
- Aftësi për përkthimin dhe përshtatjen e përmbajtjeve për publikim;
- Aftësi për të identifikuar dhe prioritizuar lajmet me interes publik;
- Përvojë në menaxhimin e përmbajtjes në media digjitale;
- Aftësi të mira organizative dhe koordinuese;
- Aftësi për të punuar me lajme në kohë reale dhe nën presion;
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
- Iniciativë, përgjegjësi dhe qasje profesionale.
_
Gazetar/e për Diasporë
Gazetari/ja për Diasporë do të jetë pjesë e ekipit editorial që mbulon zhvillimet nga diaspora, duke punuar aktualisht me fokus të veçantë në Zvicër.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja dhe publikimi i lajmeve ditore në kohë reale;
- Hulumtimi, ndjekja dhe raportimi i zhvillimeve nga Zvicra dhe diaspora;
- Trajtimi dhe zhvillimi i temave relevante për komunitetin shqiptar;
- Përkthimi dhe përshtatja e lajmeve nga burimet në gjuhën gjermane;
- Ndjekja e zhvillimeve në aktualitet, ekonomi, institucione, komunitet, kulturë dhe çështje sociale;
- Shkrimi i artikujve të qartë, të saktë dhe profesionalë për publikim digjital;
- Realizimi i video-intervistave në terren, në hapësirat e zyrave dhe në lokacione të tjera, sipas temave që trajtohen;
- Paraqitja para kamerës dhe realizimi i materialeve gazetareske në format video, kur kërkohet.
- Identifikimi i temave dhe historive me interes për lexuesit;
- Përgatitja e përmbajtjeve për rrjete sociale dhe formate të tjera mediale;
- Fotografimi dhe realizimi i përmbajtjeve audio/video kur kërkohet;
- Bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me Redaktorin përgjegjës dhe ekipin editorial.
Kualifikimet dhe aftësitë
- Aftësi shumë të mira në të shkruar në gjuhën shqipe;
- Njohuri të mira të gjuhës gjermane;
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë përparësi;
- Përvojë e mëparshme në gazetari apo media është e preferueshme;
- Aftësi për të punuar me lajme në kohë reale dhe nën presion;
- Aftësi për përkthimin dhe përshtatjen e përmbajtjeve;
- Njohuri të mira të mediave digjitale dhe rrjeteve sociale;
- Aftësi për të identifikuar lajme dhe tema me interes publik;
- Iniciativë, kreativitet dhe qasje profesionale;
- Komunikim i mirë dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipe në lokacione të ndryshme;
- Gatishmëri për orar fleksibil;
- Studimet në gazetari, komunikim, shkenca sociale ose fusha të ngjashme përbëjnë përparësi.
Dokumentet e nevojshme
- CV
- Letër motivuese
Si të aplikoni
Të interesuarit mund t’i dërgojnë dokumentet në hr@telegrafi.com, duke specifikuar në aplikim pozitën për të cilën aplikojnë.
Vendi i punës: Redaksia e Telegrafit, Prishtinë
Afati për aplikim: 2 Tetor 2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

